INTERNATIONAL TRADE UNION CONFEDERATION

Building Workers’ Power

Bulqizë, Promovohet 28 Prilli, Dita Botërore e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë

Ne kuadër te 28 Prillit, “Ditës Botërore të Sigurisë dhe Shendetit në Punë”, Konfederata e Sindikatave të Shqipërise (KSSH) në bashkëpunim me Qendren per Marredhenie Pune dhe Dialog Social (CLRSD), organizuan promovimin e kësaj dite në qytetin e minatorëve në Bulqizë. Me dhjetra e qindra minatorë dhe familje të tyre tubuan në qendër të qytetit dhe marrshuan në bulevardin kryesor me pankarta në duar duke bërë thirrje për më shumë vëmendje dhe përkushtim ndaj sigurisë dhe shëndetit në punë. Presidenti i KSSH, Z. Kol Nikollaj, në fjalën e tij theksoi rëndësinë që jo vetëm sindikatat por e gjithë shoqëria duhet t’i kushtojë sigurisë dhe shendetit në punë, e sidomos tani me futjen e teknologjive të reja apo dhe amortizimit total të teknologjive tradicionale të profesioneve të vështira. Presidenti i KSSH, i apeloi qeverisë dhe politkbërjes e vendimmarrjes për më shumë përkushtim dhe vëmendje për t’i siguruar punëtorëve vende pune të sigurta dhe ne tërësi punë të denje për të gjithë. Në emër të CLRSD pjesëmarrësit i përshëndeti Arian Hoxha, i cili theksoi kontributin dhe mbështetjen që CLRSD po jep për marrëdhëniet e punës dhe dialogin social, përfshirë këtu edhe sigurinë në punë. Në tubim e morën fjalën shumë nga minatorët pjesëmarres, te cilët vunë në dukje problemet e shqetësimet që ata kanë. Tubimin e mbylli Drejtori i i Sigurimit të Jetës të Kompanisë “SIGAL” z. Naim Hasa, i cili theksoi domosdoshmërinë e sigurimit të jetës për punëtorët e minierave si dhe përfshirjen e tyre në skemat private të pensioneve. Z. Hasa dha lajmin e mire që duke filluar nga 1 Maji i ketij viti edhe miniera e Bulqizës tashmë është e përfshirë në këto skema private pensionesh.

Share