Z. Nikollaj sot keni dalë me një deklaratë ku keni paraqitur një denoncim kundër Ministrisë së Arsimit . Sipas jush kjo e fundit kërkon para nga arsimtarët për trajnimet që kryejnë, duke vënë në dyshim aftësinë e tyre në punë. Na tregoni diçka më tepër për këto të dhëna?
- Ashtu si në çdo vend të botës, e veçanërisht në vendet e qytetëruar dhe demokratike, sistemi arsimor është shtylla kryesore e zhvillimit, konsolidimit dhe civilizimit të një shteti. Kjo sepse arsimi nëpërmjet dijeve ju paraprin të gjitha fushave të tjera të zhvillimit social, ekonomik dhe shoqëror në tërësi. Pikërisht për këtë investimi në arsim është i domosdoshëm dhe duhet kohë që ai të kthehet ne resurs. Fatkeqësisht në vendin tonë nga të gjitha qeveritë e radhës gjatë këtyre 27 viteve, sistemi arsimor nuk është vlerësuar sa dhe si duhet, si në aspektin e politikave prioritare të vendit ashtu edhe në aspektin e sportit ekonomik që atij i është dhënë. Çdo vit kur miratohet buxheti shohim që investimet në arsim janë më pakë se gjysma e atyre që duhen për të qenë minimalisht në radhën e shteteve Europiane ku ne synojmë. Arsimin në Shqipëri e ka dëmtuar edhe mohimi i gjithçkaje që është krijuar nga qeveria paraardhëse, edhe nëse një forcë politike ka qeverisur dy mandate rresht, në emër të reformës ajo zhbën edhe arritjet e saja jo më të qeverive paraardhëse. Me keqardhje ne konstatojmë se sistemi arsimor në Shqipëri po bëhet si “Qeni i Pavllovit”, ai është kthyer në një fushë eksperimentale pa mjetet dhe qëllimet e duhura.
Ministria e Arsimit ka hapur edhe një portal, bëhen edhe provime për të kuptuar se në cilën gjendje janë arsimitarët, sipas jush, a funksionojnë këto hallka apo…?
- MASR në zbatim të politikës qeverisëse “për të ulur korrupsionin dhe influencat politike” ndërmori nismën e hapjes së një portali, me qëllim që të vendoste në një rresht ushtarak arsimtarët që kërkojnë punë. Ideja ndoshta ka qëne dhe mbetet pozitive, por legjitimiteti i kësaj nisme ka qenë i munguar, dhe pikërisht për këtë, këto ditë Qeverija po përpiqet të kaloj në parlament disa ndryshime ligjore, për ta bër me ligj portalin dhe krahas kësaj në bashkëpunim me nje fondacion OJF Amerikan po fut me ligj edhe një shkolle për drejtorët e shkollave. Ne nuk e kuptojmë se si një ent publik të financohet nga një OJF ent privat, dhe ky ent publik të përgatis drejtues dhe menaxher publik për drejtimin e shkollave, në një kohë kur universitetet tona në kutikulat e tyre përgatisin drejtues dhe menaxher qoft për drejtimin e arsimit apo fushave të tjera të shërbimit publik. Ne nuk e kuptojmë se kjo shkolla e drejtorëve nga cili institucion do të ketëvarsi, dhe nëse ajo do të ketë varsi nga qeveria apo MASR, atëhere ajo nuk është gjë tjetër përveçëse një shtratifikim militantësh dhe politikanësh të rinj që duan të uzurpojnë drejtimin e arsimit dhe të cënojnë pavarsine e tij politike. Krahas portalit në mënyrë paralele dhe të mbivendosur gjoja në emër të gjetjeve të pikave të dobta MASR zhvillon edhe testim të arsimtarve pa folur këtu për testimet periodike që arsimtarët i nënshtrohen për karrierën e tyre dhe nivelin e pagesës. Kjo kakofoni testimesh dhe provimesh më shumë ka krijuar një shpërndarje përgjegjesie dhe mosinteresim për rezultatin duke e kthyer në formalitet procesin se sa ka ndihmuar në kualifikimin e vazhdueshëm të arsimtarve e rritjen e cilësisë të mësimdhënies e të perfeksionimit të shërbimit të tyre ndaj fëmijëve apo komunitetit në tërësi.
Ju thoni se ministria zvarrit prej vitesh miratimin e “Urdhrit të Arsimtarit”, pse ndodh kjo?
- Që në vitin 2009 nëpërmjet ligjit Nr. 10171 datë 22.10.2009 Parlamenti Shqiptar ka miratuar Ligjin “Për Profesionet e Rregulluara ne R.SH. Të gjitha profesionet e rregulluara me ligj, qofte ato të shërbimit publik apo edhe privat si sistemi shëndetësor mjekësor, shërbimi psikologjik, avokatia, shërbimi farmaceutik, arkitektura e deri tek zanatet dhe zejet, tashmë kanë miratuar dhe vazhdojnë të funksionojnë urdhrat e tyre profesional. Nga ky ligj në mënyrë të qëllimshme dhe me ndikimin e disa pseudosindikatave që në vite më shumë i kanë robtuar arsimtarët se sa i kanë mbrojtur, vazhdon të mbetet i përjashtuar sistemi arsimor. Duket qartë qëllimi që për aq kohë sa nuk funksionon “Urdhri i Mësuesit” në sistemin arsimor lulëzon tregtia e shitblerjeve të kreditove profesionale. Misioni i këtij urdhri profesional është që ti krijoj kushte të favorshme për ushtrimin normal të profesionit të mësuesit, për edukimin e tij të vazhdueshëm dhe përparimin e tij në këtë aspekt. Urdhri i mësuesit duhet të synoj për të bër realitet rritjen e standardeve profesionale në fushën e arsimit dhe edukimit nëpërmjet hartimit dhe implementimit të programeve të edukimit në vazhdim. Ai bën të mundur garantimin e kritereve ligjore për lejen e ushtrimit të profesionit të mësuesit, garanton rruajtjen dhe rritjen e niveleve profesionale nëpërmjet sistemit të edukimit në vazhdim si dhe në kuadër të liçensimit dhe riliçensimit të mësuesve.
Si është e vërteta e këtyre sindikatave fantazmë që kanë marrë të drejtën nga Ministria e Arsimit për trajnuar dhe për të dhënë kredite për arsimtarët?
- Siç tham prej vitesh dy sindikatat që kanë ushtruar aktivitet në fushën e arsimit duke u shkëputur nga kupolat konfederative dhe duke i vendosur antarët në shërbim të interesave të tyre personale, të joshur nga punëdhënësit me disa kontrata kolektive të “verdha” e formale asnjëherë gjatë këtyre viteve ato nuk e kanë kryer misionin e tyre si avokate të arsimtarve por nëpërmjet tangjenteve financiare dhe lobingjeve politike ato janë kthyer në vasale të MASR dhe në vend që të ishin pjesë e zgjidhjes së problemeve ato fatkeqësisht janë kthyer në pjesë të problemit të arsimtarve. Këto sindikata në bashkëpunim me ministrat e radhës janë përpjekur që ta “unifikojnë” fushën e marrdhënieve të punës me atë të profesionit, për këtë para disa vitesh ato janë paguar nga MASR për të hartuar një “Libër të arsimtarëve” që kjo ishte një shpikje e rradhës dhe asgjë nuk kishte lidhje me urdhrin profesional të mësuesit. Urdhri i mësuesit duhet të marrë të gjithë kompetencat ligjore të një urdhri profesional dhe jo të dëmtohet procesi nga organizma të tjerë fallco të cilët mundohen të luajnë rrolin e urdhrit të mësuesit. Miratimi i urdhrit të mësuesit do t’i japi një dimension të ri profesional mësuesit, duke i trajtuar ata denjësisht me një kualifikim në vazhdimësi në profesion, por njëkohësisht ky urdhër do të bashkëpunoj me MASR si një partner dinjitoz i krijuar dhe që vepron me ligj dhe jo si një vasal dhe i nënshtruar që janë aktualisht sindikatat apo disa fondacione të ndryshme në formën e OJF-ve që shërbejnë si sipërmarrëse për të shitur kredite.
Në këtë rast, pas këtij denoncimi që ju bëni, cilat janë masat që duhet të merren?
- Ne mendojmë që përfshirja e mësuesit tek profesionet e rregulluara nuk duhet të vazhdoj të jet formale por ata urgjent duhet të organizojnë dhe institucionalizojnë urdhrin e mësuesit sipas dispozitave ligjore në fuqi. Mungesa e këtij urdhri e ka dëmtuar dhe vazhdon ta dëmtoj cilësin e trajnimit të mësuesve. Liberalizimi në mënyrë kaotike dhe i pakontrolluar e rakorduar i trajnimeve, është kthyer në një treg kreditosh dhe nuk ndihmon në programet, kutikulat, kriteret dhe kreditit e duhura apo te kërkuara. Kriteret e vlërsimit nga entet e liçensuara janë krejtësisht subjektive, informate dhe te paunifikuara. Si përfundim duhet pranuar se realisht mungon një politik vizionare e MASR për zhvillimin e kualifikimin profesional të mësuesve. Strukturat e MASR, si IZHA etj janë shkëputur nga realiteti dhe janë kthyer në robot përkthimesh dhe burokrat shkresash e udhëzimesh pa i identifikuar qartë nevojat dhe mënyrat e trajnimit dhe kualifikimit të mësuesve. Po përmend vetëm rastin e fundit ku ata kanë nxjerr disa udhëzues për oficerët e siguris në shkollë megjithë se as 5% e shkollave nuk plotësohen me oficer sigurie dhe në të njëjtën kohë kemi mbi 50% të rojeve të siguris aktuale që punojnë pa figuracione, në të zezë dhe me paga të dyshimta që paguhen nga të famshme “Bordet e Shkollave”.
- Nikollaj, në ç’gjendje është arsimi në Shqipëri, sipas të dhënave tuaja?
- Pavarësisht përpjekjeve të kësaj qeverie arsimi mbetet pika më e dobët e saj. Akoma në këtë fushë vazhdon të ndihet arroganca e pushtetit dhe nuk po shkëputet dot nga përdorimi klientelist, farefisnor e shpesh dhe politik. Sistemi arsimor akoma po vuan nga mungesa e inteligjencës menaxhuese. Akoma kemi shpërfillje në masë të mësuesit dhe një kakofoni udhëzimesh, urdhëresash, emërimesh, çemërimesh, transferimesh jo të sistemuara konform ligjit, por më shumë të lëna spontanitetit. Sistemi arsimor ka nevojë për mbështetjen dhe kontributin e të gjithëve, por së pari ka nevojë për pranimin e gabimeve dhe eliminimin e tyre, qoftë edhe kur janë sporadike apo minore siç ishte rasti i fundit me dëftesat. Në sistemin arsimor duhet krijuar një frymë pozitive transparence e gjithperfshirje me qëllim që të motivohen mësuesit në përmbushjen e detyrës së tyre dhe ata duhet të jenë pjesë e vendimmarrjes dhe pjesë e strategjisë së MASR. Problemi i veprimeve dhe i mosveprimeve në përputhje me ligjin si dhe arsimi i shpesht i ligjeve dhe akteve nënligjore, e kanë vështirësuar dhe rrudhosur rezultatin arsimor. Po kujtoj këtu problemin e diplomave të mësuesve të arsimit fillor që kanë mbaruar studimet nga viti 1985-2008 që quhet Bachelor , duke j’ua mohuar këtyre mësuesve punësimin apo ripunësimin në arsimin fillor sepse kjo kërkon master profesional. Ky problem është edhe për mësuesit e edukimit fizik, muzikës, praktikave mësimore si edhe të 4000 infermier të cilët qeveria i trajton me standard të ndryshëm nga mësuesit, pasi mësuesit që janë në sistem, nëpërmjet një akti nënligjor do të qëndrojnë në punë dhe nuk ju lëviz paga, por këta nuk kanë të drejtë të ripunësohen apo të transferohen pasi po dolen nga sistemi nuk mund të futen më në sistem. Ndryshe nga mësuesit infermierët nuk e kanë këtë favor, por atyre ju kërkohet që t’ju ulet paga e marrë gjatë 5 viteve për punën e kryer.
Cilët janë rrethet që kanë më shumë probleme?
- Siç tham më lartë arsimi ka probleme në tërësi që kanë të bëjnë me politikat vizionare dhe cilësinë e menaxhimit të drejtimit të tij, por situata është problematike në zonat e thella dhe rurale ku mungojnë kushtet e punës, infrastruktura edhe nxenësit, pasi në disa vende ka klasa kolektive ku përfshihet edhe gjithe cikli fillor në një klasë. Pagat e mësuesve janë të pamjaftueshme që ata të përballojnë jetesën në këto zona, ndaj ata qëndrojnë në zona urbane duke ndruar edhe profesionin. Në këto zona mungojnë laboratore, bibliotekat, mjetet didaktike mësimore, transporti edhe kur ai sigurohet, është i pagarantuar nga ana teknike. Në këto zona nuk mund të flitet për kualifikim, trajnim, të mësuar gjat gjithe jetës etj pasi atje është e pamundur që mësimi të bëhet krijues. Mësuesit e zonave rurale janë kthyer në nxënës kopjac duke marrë shabllone nga interneti dha asgje me shumë, i cili edhe ky në shumë zona të vendit mungon.
A ju vijnë ankesa nga arsimtar për heqje të padrejtë nga puna apo mos emërime, çfarë ju thonë ata?
- Ka mbi 6 vjet që KSSH ka riorganizuar dhe riformatuar sindikatat e arsimit në një federate të vetme anëtare të KSSH, e cila për 6 vite asnjëherë nuk ka gjetur qetësi dhe nuk ka gjetur paqe me MASR, sepse vazhdimisht ne kemi qenë dhe do të mbetemi aleat besnik dhe shërbëtor të palodhur të arsimtarëve dhe të punonjësve të tjerë të sistemit arsimor, dhe kurrë nuk do të jemi palë me asnjë punëdhënës e veçanërisht nga punëdhënësit e sistemit publik që kane suport dhe faktor politik. Janë të shumta ankesat individuale dhe kolektive që ne marrim çdo ditë, përpiqemi ti zgjidhim apo ti orientojmë mësuesit për zgjidhjet e duhura. Ka pasur kërkesa për largime nga puna, emërime drejtuesish shkollash pa kritere, për shkelje të kontratave individuale të punës, për mos sqarim kompetencash me pushtetin vendor për emërime dhe trajtime të mësuesve të kopshteve dhe çerdheve si edhe drejtuesve të tyre për keqpërdorime të fondeve publike dhe të parave të buxhetit, ku MASR vetëm për dy sindikatat që ka nënshkruar me to kontratën kolektive të paligjshme të vitit 2016 apo ajo e këtij viti, ka ulur normën mësimore për drejtuesit e këtyre sindikatave në rreth 100 paga (d.m.th paguhen 100 punonjës nga buxheti i shtetit për ti shërbyer 2 sindikatave), megjithëse kontrolli i shtetit e ka orientuar MASR që ky veprim nuk është ligjor dhe duhet ndërprerë, sepse dëmton buxhetin dhe cilësinë e mësimdhënies. Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë më datë 16.05.2016 ka vendosur “konstatimin e pavlefshmëris absolute të kontratës kolektive të datës 16.12.2015 midis MASR dhe FSASH/SPASH”. Jo vetëm që kjo nuk u anullua, por MASR me këto dy klient të përjetshëm, po në kundërshtim të plot me ligjin nënshkroi një kontrate të re kolektive më datë 05.06.2018 duke i dhënë asaj kohëzgjatje të përjetshme për më shumë se 5 vite. Edhe kjo është ankimuar nga ne në Gjykatë dhe jemi të bindur që do të anullohet dhe në fillimin e shtatorit arsimtarët e Shqipërisë do të kenë një kontratë të re kolektive të nënshkruar sipas legjislacionit në fuqi, por edhe ne përputhje të plotë më interesat e tyre social ekonomike, me qëllim që mësuesit ti jepet dinjiteti i duhur, të respektohet inteligjenca e tij, të lartësohet figura e tij që ai të jete kryelarte si një profesion i nderuar që ka në duart e tij të ardhmen e vendit dhe jo ai të jete në duart e Politikanëve delirant të radhës.
- President i KSSH Kol Nikollaj