INTERNATIONAL TRADE UNION CONFEDERATION

Building Workers’ Power

Takim ndërmjet KKP së Shqipërisë dhe KES të Maqedonisë

U zhvillua në Tiranë takimi ndërmjet Këshillit Kombëtar të Punës së Shqipërisë dhe Këshillit Ekonomik e Social të Maqedonisë për të diskutuar në lidhje me zhvillimin e një dialogu social produktiv dhe të suksesshëm . Ky takim u organizua në kuadër të projektit të organizuar nga BE, për zhvillimin e kapacitetit institucional te partnerëve social dhe të qeveritarëve që angazhohen në dialogun social efektiv. Në takim u shkëmbyen përvojat më të mira të dy institucioneve të dialogut trepalësh si dhe u sollën shumë përvoja nga rajoni, BE dhe nga ILO. Presidenti i KSSH z. Kol Nikollaj në cilësinë e zëvendës kryëtar të Këshillit Kombëtar të Punës si përfaqësues të punëmarrësve moderoi këtë takim . Në fjalën e tij ai diskutoi rreth situates aktuale të zhvillimit të dialogut social në Shqipëri duke vlerësuar arritjet si dhe duke ekspozuar disa pika të dobëta për të cilat kërkohet vullnet politik i të tre palëve për t’i kaluar. Z. Nikollaj theksoi kontributin që ka dhënë Këshilli Kombëtar i Punës gjatë këtyre tre viteve në lidhje me përgatitjen dhe miratimin e shumë akteve ligjore dhe nënligjore që ka ndërrmarrë politik-bërja e vendimarrja e strukturave shtetërore. Veçanërisht ai u ndal në miratimin e strategjisë kombëtare për punësim dhe aftësi, ndryshimet ligjore në Kodin e Punës, reformimin dhe ristrukturimin e arsimit dhe formimit profesional, reformat në sistemin e pensioneve, reformat rregullatore në sektorin e energjitikës, reformimin e ligjeve dhe akteve nënligjore për formimin social dhe përkrahjen sociale, përgatitja e rreth 33 akteve ligjore në (VKM) dhe rregulloret përkatëse në funksion të ligjit për funksionin dhe shendetin në punë, mbështjetja e nismave të Qeverisë për luftën ndaj informalitetit, etj. Njëkohësisht ai theksoi që të kemi dialog social produktiv e të fortë, është e domosdoshme që të kemi aktore potencial me kapacitete dhe me vullnet. Për këtë ai kritikoi dhe sindikatat të cilat shpesh janë paraqitur të fragmentarizuara dhe pa një mbështetje reale të anëtarësisë tyre. Ai gjithashtu citoi se institucionet e dialogut trepalësh është e domosdoshme që urgjent duhet të shtrihen edhe në aspektin territorial të vendit si dhe duhet të punohet më shumë me organziatat e punëdhënësve të cilat akoma janë jo të mirë organizuara dhe shpesh të varura politikisht. Z. Nikollaj theksoi domësdoshmërinë e hartimit urgjent të një ligji të veçantë për sindikatat e punëmarrësve dhe punë si dhe për kontraktimin kolektiv, punë tashmë e cila ka filluar dhe së shpejti Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë do të paraqesë versionin e saj zyrtar pranë Qeverisë dhe Parlamentit Shqiptar për t’u miratuar.

Share