INTERNATIONAL TRADE UNION CONFEDERATION

Building Workers’ Power

KSSH mbështet protestën dhe kërkesat e motoristëve të platformës “Wolt” për kushte më të drejta pune.

Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë (KSSH) shpreh mbështetjen e saj për protestën dhe kërkesat legjitime të punonjësve motoristë që kryejnë shpërndarjen e ushqimit përmes platformës “Wolt”. Këta punonjës përballen çdo ditë me vështirësi të shumta në punën e tyre, duke përshkuar distanca të gjata në kushte shpesh të vështira pune, ndërsa mbajnë një rol thelbësor […]

8 Mars – Dita Ndërkombëtare e Gruas!

Dita Ndërkombëtare e Gruas ka rrënjë në lëvizjen e grave punëtore dhe në betejën e tyre për të drejta dhe dinjitet në vendin e punës. Në vitin 1908, rreth 15,000 gra marshuan në rrugët e Nju Jorkut duke kërkuar orar më të shkurtër pune, paga më të drejta dhe të drejtën e votës. Një vit […]

Qëndrim Publik i KSSH-së në mbështetje dhe solidarizim me qytetarët e Rrjollit, Velipojë.

KSSH shpreh solidaritetin e plotë dhe të palëkundur me qytetarët autoktonë të Rrjollit, pronarë me të drejtë zakonore dhe trashëgimtarë të ligjshëm të pronave të tyre, të cilët po përballen me situata të papranueshme presioni, shantazhi dhe ndërhyrjesh të ashpra institucionale. Ne dënojmë me forcë çdo akt dhune fizike apo psikologjike të ushtruar ndaj banorëve […]

Prononcim i KSSH-së në lidhje me aksidentin në Tale, Lezhë.

Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë dhe Këshilli i Sigurisë dhe Shëndetit në Punë në KSSH , shprehin dhimbjen dhe solidaritetin e thellë me familjen e elektricistit të OSHEE që humbi jetën tragjikisht gjatë kryerjes së detyrës në zonën e Tales, në fshatin Rrilë, Lezhë. Humbja e një jete në vendin e punës është një alarm […]

Takim i Grupit Tematik GLAD.

Takim i anëtarëve të Grupit Tematik GLAD për të eksploruar strategji për ndërtimin e sistemeve të forta, gjithëpërfshirëse dhe me cilësi të lartë të arsimit profesional dhe të të nxënit gjatë gjithë jetës (VET/LLL) përmes partneriteteve efektive. Tematika e këtij takimi ishte “Nxitja e partneriteteve për AFP dhe LLL me cilësi të lartë, gjithëpërfshirëse dhe […]

Konferenca “Reflektim mbi arritjet e Agjendës së Reformave dhe eksplorimi i mundësive të ardhshme”.

Konferenca “Reflektim mbi arritjet e Agjendës së Reformave dhe eksplorimi i mundësive të ardhshme”, ku u diskutua progresi i Shqipërisë në zbatimin e Mekanizmit për Reforma dhe Rritje, sfidat e deritanishme dhe hapat e ardhshëm drejt përfundimit të negociatave teknike deri në vitin 2027 dhe anëtarësimit në BE deri në vitin 2030. KSSH u përfaqësua […]

FSPTTSH takim pune në Portin Detar Vlorë.

Sekretari i Përgjithshëm i Federatës së Sindikatave të Punonjësve të  Transportit dhe Telekomunikacionit të Shqipërisë (anëtare e KSSH) zhvilloi një vizitë dhe takim pune në Portin Detar të Vlorës. Gjatë kësaj vizite u bë organizimi i strukturave sindikale të Portit Detar të Vlorës. Më pas, anëtarët e kryesisë, së bashku me Koordinatorin e KSSH-së për […]

Dialog për Integrimin Europian dhe Sigurinë Ushqimore.

Sot u zhvillua takimi ndërgjegjësues i organizuar nga Këshilli Kombëtar i Integrimit Europian (KKIE) në bashkëpunim me European Movement Albania, me temë: “Ecuria e adresimit të rekomandimeve të Raportit të Komisionit Europian 2025 në fushën e sigurisë ushqimore dhe sfidat në kuadër të procesit të negociatave për Grupkapitullin 5 ‘Burimet, Bujqësia, Kohezioni’ / Kapitulli 12.” […]

Këshilli Kombëtar i Punës, mbledhja e parë për 2026.

Sot u zhvillua mbledhja e parë e Këshillit Kombëtar të Punës (KKP) për vitin 2026, e cila njëkohësisht shënon edhe mbledhjen e parë të Këshillit të rikonstituar me mandatin e ri. Mbledhja u drejtua nga Kryetarja e KKP-së Ministrja e Ekonomise dhe Inovacionit Znj.Delina Ibrahimaj. Takimi u zhvillua në frymën e dialogut social dhe bashkëpunimit […]