Aktivitete

30.03.2012

Takimi me ambasadorin Sequi dhe shkelja e të drejtave të njeriut. Papunësia dhe mosbesimi tek qeveria

Intervistë me Z. Kol Nikollajn Albina BASHA http://www.gazetatelegraf.com   Në një intervistë për “Telegraf”  z. Kol Nikollaj, President i Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë ka bërë një panoramë të...[more]


16.02.2012

Promovimi i projektit të Zyrave Ligjore të KSSH-së

Më datë 16 Shkurt 2012 në ambjentjet e Qendrës së Trajnimit dhe Studimit Sindikal të Shqipërisë në Konfederatën e Sindikatës së Shqipërisë (KSSH) u promovua projekti për hapjen e dy zyrave ligjore të KSSH-së  “Forcimi i...[more]


15.02.2012

Hapja e dy zyrave ligjore në Tiranë dhe Durrës

Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë (KSSH) dhe Qendra e Trajnimit dhe Studimeve Sindikale të Shqipërisë (QTSSSH) në bashkëpunim me ISCOS Marche onlus, më datë 15 Shkurt 2012 hapi dy zyra ligjore në Tiranë dhe Durës në kuadër...[more]


18.01.2012

Takim ndërmjet përfaqësuesve të kompanisë së konsultimit LAWRENCE WEBB, Kompani Konsulente për projektin e Gazësjellësit Trans-Adriatik TAP për Shqipërinë dhe përfaqësuesve të KSSH-së

Tiranë, më 18.01.2012. Në selinë qendrore të Konfederatatës së Sindikatave të Shqipërsië(KSSH) u zhvillua një takim ndërmjet përfaqësuesve të kompanisë së konsultimit LAWRENCE WEBB, Kompani Konsulente  për projektin e...[more]


05.06.2011

20 Vjetori i Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë

Fjala e Z. Kol Nikollaj në 20 Vjetorin e Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë[more]


21.04.2011

Federata Sindikatave të Bujqësise, Ushqimit, Pylltarisë dhe Ambientit të Shqipërise organizon në rrethin e Mirditës seminarin me temë : “Fuqizimi i sindikatës varet nga anëtarësia e saj”

Federata Sindikatave të Bujqësise, Ushqimit, Pylltarisë dhe Ambientit të Shqipërise në kuadër të zbatimin e programit të trajnimeve organizoi në rrethin e Mirditës më datën 18 Prill seminarin me temë : “Fuqizimi i sindikatës...[more]


05.04.2011

Proteste me 9 Prill 2011 nga Sindikata e Sherbimeve Policore te Shqiperise perpara Drejtorise se Pergjithshme te Burgjeve

- Me date 17 Mars 2011, Sindikata e Sherbimeve Policore   te Shqiperise ka kerkuar publikisht ne median e shkruar se “kush ishte eprori i drejtorit te pergjithshem te burgjeve” dhe deri me tani nuk kemi marre pergjigjen...[more]


Newsitem 36 till 42 out of 52 newsitems.

Konferencë Kombëtare: “Efektet e rritjes së pagës minimale në ekonominë shqiptare”

Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë – KSSH më datë 11.11.2016 në ambjentet e hotel “Tirana International” organizoi një Konferencë Kombëtare “Efektet e rritjes së pagës minimale në ekonominë shqitare”. Në konferencë përveç Asamblesë së Përgjithshme të KSSH-së morën pjesë edhe aktivistë e drejtues sindikal nga i gjithë vendi, punëdhënës, dhe përfaqësues të shoqërisë civile dhe të qarqeve akademike. Qeveria e Shqipërisë e përfaqësuar nga zëvendës ministrija e Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë znj. Vjollca Braho. Kjo konferencë promovoi një studim të kryer nga Qendra e Trajnimit dhe e Studimeve Sindikale të Shqipërisë në bashkëpunim me Universitetin Europian të Tiranës me autor Prof. Asoc. Dr. Arbi Agalliu, Msc. Anisa Subashi. Ky studim u mbështet financiarisht dhe organizativisht nga KSSH-ja. Ai është konkretizim në vijimesi i punës një vjeçare që kanë bërë të gjitha strukturat organizative të KSSH-së të cilat në axhendën e tyre vjetore kanë pasur të programuar si prioritet rritjen e pagës minimale dhe përcaktimin e minimumit jetik. Nëpërmjet këtij studimi sindikalistët “armatosen” teorikisht dhe praktikisht me ide dhe veprime konkrete duke paraqitur përpara punëdhënësve dhe qeverisë një alternativë të besueshme dhe të mundshme se si dhe sa e kur duhet të ngrihet paga minimale. Thelbi i studimit qëndron në faktin se rritja me 1% të pagës minimale e rrit GDP me 0.07% që do të thotë që: një rritje prej 30% që kërkon KSSH automotikisht do të kemi një rritje të GDP me mbi 2%, duke i shtuar kësaj rritje dhe vlerën rreth 4% që parashikohet të rritet GDP e Shqipërisë për vitin 2016 atëherë automatikisht në vitin 2017 vendi ynë do të kishte një rritje ekonomike mbi 6%, shifër kjo oportune për zhvillim të suksesshëm ekonomie, për thhithje të investimeve të huaja dhe për krijimin e vendeve të reja të punës. Njëkohësisht rritja e pagës minimale nga e cila përfitojnë mbi 200 mijë punonjës do të shërbente si një solucion emergjent për rritjen e konsumit. Studimi e përcakton qartë se rritja e pagës minimale që nuk është rritur prej 3 vjetësh dhe është më e ulëta në rajonin e Ballkanit, detyrimisht duhet të rritet dhe të indeksohet çdo vit me qëllim që të rivlerësohet realisht “çmimi i punës” dhe të rritet produktiviteti i punës nëpërmjet investimit në kapitalin human (njerëzor). Edhe përfaqësuesit e biznesit ishin në një linjë me kërkesën e sindikatave por ata janë më të pa organizuar, më të fragmentalizuar, dhe një pjesë e tyre nisën nga interesat e fitimit të çastit, duke mos e vlerësuar rritjen e pagës minimale. Megjithatë pozitive ishte dakortësia e tyre me kërkesën tonë. Zv. ministria znj. Vjollca Braho e quajti të aryeshme kërkesën e KSSH-së dhe ftoi të gjithë aktorët e tjerë social që të bashkëpunojnë ndërmjet tyre dhe me qeverinë që sa më shpejt t’i jepet një zgjidhje e arsyeshme rritjes së pagës minimale. Ajo premtoi që kjo temë do të diskutohet në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Kombëtar të Punës. Presidenti i KSSH-së z. Kol Nikollaj, në përshëndetjen e tij e vuri theksin tek situata aktuale në Shqipëri, përkufizimi i pagës minimale, kriteret morale dhe logjika ekonomike që kërkojnë rritjen e saj, të kuadrit ligjor i cili shpesh anashkalohet dhe veçanërisht tek Karta Sociale Europiane neni 4 i saj, që thekson që: “Nuk konsiderohet në përputhje me kartën nëse paga minimale zbret nën 60% të pagës mesatare neto kombëtare”, si dhe zbatimi korrekt i konventës nr 26 të ILO-s e nenit 111 të Kodit të Punës, si dhe rekomandimi nr 35 të ILO-s si dhe disa direktiva të BE për punë të denjë e shpërblim të drejtë. Profesori i UET z. Arbi Agalliu në emër të grupt të punës shpjegoi për pjesëmarrësit studimin “Efektet e rritjes së pagës minimale në ekonominë shqiptare” duke u përqëndruar kryesisht tek qëllimi dhe objektivat e tij, nevojën e domosdoshme të rritjes se pagës minimale duke e krahasuar atë me vendet e rajonit dhe me vendet e BE, duke dëshmuar nevojën e domosdoshme të rritjes së zhvillimit dhe përfeksionimit të një dialogu social mes të tre palëve në raste të tilla për probleme sociale madhore. Ai shpjegoi dhe lidhjen e ngushtë që ka rritja e pagës minimale dhe shpallja e minimumit jetik si një domosdoshmëri dhe një burim jetësor për puntorët e jo si një abstraksion ekonomik. Ai shpjegoi dhe konkluzionet e këtij studimi. Në konferencë disktutoi z. Abdulla Omuri, Kryetar i Shoqatës së Invalideve të Punës i cili kërkoi mbështetjen e sindikatave për shumë probleme ekonomike e sociale që shoqata e tyre dhe të gjitha grupet vunerable kanë aktualisht në Shqipëri. Në konferencë u zhvilluan mjaft debate dhe diskutime nga sindikaliste me përvojë dhe ekspertë ekonomikë të KSSH-së si: Prof. Ilia Telo, z.Nik Prenga, z.Kujtim Myrtaj, z.Taf Koleci, Prof. Kico Zizo, z.Ferid Duka, z.Misir Kumria etj. Moderatorja e konferencës zëvendës presidentja e KSSH-së znj. Anisa Subashi në konkluzionet përmbyllëse të konferencës theksoi dhe njëherë prioritetet e KSSH-së në fushën e pagave, të pensioneve, dhe të shpërblimeve të tjera sociale. Ajo vlerësoi punën e bërë nga grupi i punës duke e quajtur studimin të një cilësie mjaft të lartë si i pari studim që kryhet në Shqipëri për këtë problem. Në fund znj. Subashi ftoi të gjithë pjesëmarrësit për të votuar një rezolutë të veçantë të dalë nga kjo konferencë e cila pasi u votua me unanimitet, do të kthehet në formën e një peticioni dhe do t’u dërgohet organeve vendimarrëse dhe ligjbërëse të vendit tonë.

05.06.2011

20 Vjetori i KSSH-së

Fotografi nga aktiviteti i 20 Vjetorit të KSSH-së[more]


Newsitem 11 till 11 out of 11 newsitems.
First page < Previous 1-2 3-4 5-6 7-8 9-10 11-11 Next > Last page

Search

Kerko per:
Advanced search

Newsletter

Enter your email address: