Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë sot është organizata sindikale më e madhe dhe më e organizuara në Shqipëri. Tashmë KSSH funksionon si një familje e madhe sociale dhe shoqërore e cila po mbush tre dekata jetë, jetë kjo mjaft e vrullshme dhe e fuqishme. Sot KSSH e ka kaluar stadin e adolishencës së saj dhe është në kulmin e pjekurisë, të aktivitetit dhe produktivitetit të saj. Mosha jonë gati 30 vjecare na ka mësuar dhe forcuar që ne të orientohemi qartë në shoqërinë pluraliste dhe në ekonominë e tregut. Orientimi strategjik dhe politik i KSSH-së në këto vite ka qënë i qartë. Ne jemi bashkuar, integruar dhe përfshirë në forcat që mbështesin dhe po kryejnë transformimin demokratik të shoqërisë sonë post-komuniste. Gjatë kësaj periudhe ne u bëmë aktorë të rëndësishëm institucional, bëmë legjitime kërkesat tona social-ekonomike në përmbushje të misionit tonë fisnik si mbrojtësja reale e interesave social-ekonomike të puntorisë shqiptare. Këto kërkesa vazhdimisht janë shoqëruar me misione e veprimtari konkrete të lëvizjes sindikale. Ne në këto vite synuam dhe arritëm ta përdorim debatin, konsensusin, dialogun social dhe civil në funksion të zbutjes dhe amortizimit të efektit të reformave politike, ekonomike dhe sociale me qëllimin e mirë dhe të vetëm që ato të kryheshin me sa më pak dhimbje e pasoja për anëtarët tanë, komunitetin dhe shoqërinë në përgjithësi.
Aktivitete
AKTIVITETE TE FUNDIT
PRESIDENCA EKZEKUTIVE E KSSH