[info_list font_size_icon=”24″ connector_animation=”fadeInUp”][info_list_item list_title=”Krijimi” list_icon=”Defaults-wrench” animation=”pulse”]
- KSSH u ngrit mbi baza vullnetare, sipas bindjeve konkrete te anetareve.- Nga nevoja e punonjesve per te mbrojtur vetveten ne kushtet e reja social ekonomike e shoqërore.
- Ajo u organizua duke filluar me ngritjen e keshillave sindikale ne qendrat e punes, sindikatat e degeve, profesionit, Konfederata.
- Gjate periudhes shkurt – maj 1991 perfundoi ngritja e keshillave sindikale ne te gjithe vendin dhe u zhvilluan me sukses Konferencat e Federatave te degeve e profesioneve
[/info_list_item][info_list_item list_title=”Themelimi” list_icon=”Defaults-cubes”]
- Me 5 Qershor 1991, u mblodh ne Tirane Konferenca per themelimin e Konfederates se Sindikatave te Shqiperise.
- Ne konference perfaqesoheshin me delegate te gjitha Federatat e krijuara qe donin te aderonin ne Konfederate.
- Konferenca diskutoi gjeresisht ne lidhje me Programin dhe Statutin e organizates se re qe po ngrihej dhe mori vendimet perkatese qe konsiderohen me rendesi historike per levizjen sindikale shqiptare.
- Konferenca zgjodhi Kryetar te KSSH z. Kastriot Muco dhe Sekretar te Pergjithshem z. Alfred Xhomo.
- Ne perputhje me dokumentet baze te miratuara ne organet e saj drejtuese, KSSH ka për mision të mbrojë të drejtat dhe interesat e anëtarëve ne bazë te legjislacionit tonë si dhe te drejtat dhe interesat e punonjesve sipas konventave nderkombëtare.
[/info_list_item][info_list_item list_title=”Qëllimet kryesore të KSSH” list_icon=”Defaults-crosshairs” animation=”swing”]
- Ruajtja dhe zhvillimi i një organizate Sindikale Kombëtare të fuqishme, të bashkuar, pluraliste, demokratike,
- Punësim të plotë dhe të zgjedhur lirisht, mirëqënie dhe standartizim më të mirë të jetesës për të gjithë antarët e sindikatës, përfshirë sigurimin e pagave, pensioneve dhe rregullimin e kohës së punës.
- Integrimin e plotë të grave në organizatat sindikale dhe promovimin në mënyrë aktive të barazisë gjinore në strukturat e saj vendimmarrëse të të gjitha niveleve.
- Mbështetjen e të drejtave të të rinjëve për punë të denjë, edukim dhe trainim, si dhe pjesëmarrjen e tyre të plotë në të gjitha nivelet vendimmarrëse
[/info_list_item][info_list_item list_title=”Data të rëndësishme gjatë aktivitetit të KSSH-së” list_icon=”Defaults-calendar-o”]
- Konferenca Themeluese e KSSH: U zhvillua më 5 Qershor 1991
- Kongresi i I-rë: U Zhvillua me datë 29-30 Maj 1995, dhe zgjodhi kryetar z. Kastriot Muço.
- Kongresi i II-të: U zhvillua më 24-25 Qershor 2000, dhe u rizgjodh Kryetar z. Kastriot Muço.
- Kongresi i III-te: U zhvillua me 25-26 Nëntor 2004. Në këtë kongres u zgjodh Kryetar z. Kol Nikollaj
- Konferenca Statutore: U zhvillua më 22 Nëntor 2005. Në këtë konferencë u bënë ndyshime të rëndësishme në statutin e programin e KSSH-së.
- Kongresi i IV: U zhvillua në Nëntor 2009. Në këtë kongres u zgjodh President i KSSH z. Kol Nikollaj
- Kongresi i V: U zhvillua në Nëntor 2014. Në këtë kongres u zgjodh President i KSSH z. Kol Nikollaj
[/info_list_item][info_list_item list_title=”Marrëveshjet e Bashkëpunimit me Qeverite” list_icon=”Defaults-comments-o” animation=”swing”]
- Takim institucional me Qeverinë Meta – 2001
- Marrëveshje Bashkëpunimi me Qeverinë Nano – 15.04.2002
- Marrëveshje Bashkëpunimi me Qeverinë Nano – 05.05.2003
- Takim Institucional me Qeverinë Nano – Shkurt 2004
- Marrëveshje Bashkëpunimi me Avokatin e Popullit – 03.04.2012
- Marrëveshje Bashkëpunimi me ISHPSHSH – 20.03.2015
[/info_list_item][info_list_item list_title=”Lidhja e bashkepunimi me organizatat e huaja.” list_icon=”Defaults-chain link”]
- KSSH dhe Federatat e saj, një rëndësi të madhe i kanë kushtuar lidhjes dhe bashkëpunimit me organizatat botërore dhe europiane të sindikatave, si dhe me sindikatat simotra të vendeve të ndryshme europiane.
- KSSH është anëtare e Konfederatës Ndërkombetare të Sindikatave ITUC. Gjthashtu edhe Federatat në përbërje të saj janë anëtare të Sekretariateve Ndërkombëtare të kësaj Konfederate.
[/info_list_item][/info_list]