INTERNATIONAL TRADE UNION CONFEDERATION

Building Workers’ Power

Historiku

  • KSSH u ngrit mbi baza vullnetare, sipas bindjeve konkrete te anetareve.-    Nga nevoja e punonjesve per te mbrojtur vetveten ne kushtet e reja social ekonomike e shoqërore.
  • Ajo u organizua duke filluar me ngritjen e keshillave sindikale ne qendrat e punes,  sindikatat e degeve, profesionit, Konfederata.
  • Gjate periudhes shkurt – maj 1991 perfundoi ngritja e keshillave sindikale ne te gjithe vendin dhe u zhvilluan me sukses Konferencat e Federatave te degeve e profesioneve

 

  • Me 5 Qershor 1991, u mblodh ne Tirane Konferenca per themelimin e Konfederates se Sindikatave te Shqiperise.
  • Ne konference perfaqesoheshin me delegate te gjitha Federatat e krijuara qe donin te aderonin ne Konfederate.
  • Konferenca diskutoi gjeresisht ne lidhje me Programin dhe Statutin e organizates se re qe po ngrihej dhe mori vendimet perkatese qe konsiderohen me rendesi historike per levizjen sindikale shqiptare.
  • Konferenca zgjodhi Kryetar te KSSH z. Kastriot Muco dhe Sekretar te Pergjithshem z. Alfred  Xhomo.
  • Ne perputhje me dokumentet baze te miratuara ne organet e saj drejtuese, KSSH ka për mision të mbrojë të drejtat dhe interesat e anëtarëve ne bazë te legjislacionit tonë  si dhe  te drejtat dhe interesat e punonjesve  sipas  konventave nderkombëtare.
  • Ruajtja dhe zhvillimi i një organizate Sindikale Kombëtare të fuqishme, të bashkuar, pluraliste, demokratike,
  • Punësim të plotë dhe të zgjedhur lirisht, mirëqënie dhe standartizim më të mirë të jetesës për të gjithë antarët e sindikatës, përfshirë sigurimin e pagave, pensioneve dhe rregullimin e kohës së punës.
  • Integrimin e plotë të grave në organizatat sindikale dhe  promovimin në mënyrë aktive të barazisë gjinore në strukturat e saj vendimmarrëse të të gjitha niveleve.
  • Mbështetjen e të drejtave të  të rinjëve për punë të denjë, edukim dhe trainim, si dhe pjesëmarrjen e tyre të plotë në të gjitha nivelet vendimmarrëse
  • Konferenca Themeluese e KSSH: U zhvillua më 5 Qershor 1991
  •  Kongresi i I-rë: U Zhvillua me datë 29-30 Maj 1995, dhe zgjodhi kryetar z. Kastriot Muço.
  • Kongresi i II-të: U zhvillua më 24-25 Qershor 2000, dhe u rizgjodh Kryetar z. Kastriot Muço.
  • Kongresi i III-te: U zhvillua me 25-26 Nëntor 2004. Në këtë kongres u zgjodh Kryetar z. Kol Nikollaj
  • Konferenca Statutore: U zhvillua më 22 Nëntor 2005. Në këtë konferencë u bënë ndyshime të rëndësishme në statutin e programin e KSSH-së.
  • Kongresi i IV: U zhvillua në Nëntor 2009. Në këtë kongres u zgjodh President i KSSH z. Kol Nikollaj
  • Kongresi i V: U zhvillua në Nëntor 2014. Në këtë kongres u zgjodh President i KSSH z. Kol Nikollaj

 

  • Takim institucional me Qeverinë Meta – 2001
  • Marrëveshje Bashkëpunimi me Qeverinë Nano – 15.04.2002
  • Marrëveshje Bashkëpunimi me Qeverinë Nano – 05.05.2003
  • Takim Institucional me Qeverinë Nano – Shkurt 2004
  • Marrëveshje Bashkëpunimi me Avokatin e Popullit – 03.04.2012
  • Marrëveshje Bashkëpunimi me ISHPSHSH – 20.03.2015

 

  • KSSH dhe Federatat e saj, një rëndësi të madhe i kanë kushtuar lidhjes dhe bashkëpunimit me organizatat botërore dhe europiane të sindikatave, si dhe me sindikatat simotra të vendeve të ndryshme europiane.
  • KSSH është anëtare e Konfederatës Ndërkombetare të Sindikatave  ITUC. Gjthashtu edhe Federatat në përbërje të saj janë anëtare të Sekretariateve Ndërkombëtare të kësaj Konfederate.

Na Kontaktoni

Plotesoni formen dhe dikush nga stafi jone do tju kontaktoj ne nje nga menyrat e kontaktit te lena nga ju.