9 Shkurt 2021 – Shkoder, Kontrata Kolektive

9 Shkurt 2021 – Shkoder, Kontrata Kolektive

Pavarësisht vështirësive të krijuara nga pandemia #Covid19 vazhdon me sukses nënshkrimi i Kontratave Kolektive në ndërmarrjet dhe kompanitë e fasonerive.

Në ambjentet e kompanisë së fasonerisë “Laurus” u nënshkrua Kontrata Kolektive ndërmjet palëve të përfaqësuara nga Znj. Suzana Lulaj, Sekretare e Përgjithshme e Federatës së Sindikatave të Punonjësve të Tekstileve, Konfeksioneve dhe Sherbimeve të Artizanatit të Shqipërisë (FSPTKSHASH) dhe përfaqësuesit të Kompanisë “Laurus” Administratorit, Z. Leka Thani.

Në këtë takim pune mori pjesë Z. Kol Nikollaj, Presidenti i KSSH-së dhe Znj. Anisa Subashi, Zv. Presidente e KSSH-së dhe Drejtore e Qendrës së Trajnimit dhe Studimeve Sindikale të Shqipërisë (QTSSSH).

Duke i falenderuar për bashkëpunimin, në takim u diskutua për kushtet në të cilat punojnë si dhe vështirësitë apo çështjet që ata kanë, ku fokusi i diskutimeve ishte impakti i pandemisë Covid-19 në punë dhe në jetën e grave që punojnë në këtë Kompani fasonerie, problematikat që ka sjellë, etj.

U diskutua gjithashtu rreth pagës minimale, si u prit nga punonjësit, si dhe zbatimi në mënyrë sa më konkrete e saj, për të lehtësuar sadopak mirëqenien dhe jetesën e punonjësve.

#KSSH

#tradeunion

#collectiveagreement #bargain

#handcraft

#FSPTKSHASH