KSSH vazhdon me ndarjen e ndihmave për grupet në nevoje.

KSSH vazhdon me ndarjen e ndihmave për grupet në nevoje.

Vazhdon ndarja e ndihmave nga Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë (KSSH), dedikuar Spitaleve Rajonale në të gjithë Shqipërinë, në lehtësim të punës së përditshme të anëtarëve të KSSH-së dhe Federatës së Sindikatave të Punonjësve të Shëndetësisë së Shqipërisë (FSPSH), ku kësaj here ishin në Spitalin Rajonal Korçë.

Kol Nikollaj, President i KSSH-së dhe Znj. Anisa Subashi, Zëvendës Presidente e KSSH-së, ishin në Spitalin Rajonal Korçë për të çuar karrocat për transportin e të sëmurëve, dedikuar këtij spitali, si dhe për të takuar dhe folur direkt me anëtarët e KSSH-së dhe FSPSH-së, në respekt dhe vlerësim të tyre, punës së tyre dhe nevojave të tyre. Pjesë ishin edhe drejtuesit Rajonal dhe të Sindikatës së Shëndetësisë.

Një falenderim i veçantë është edhe për Drejtorin e Spitalit Rajonal Korçë, Z. Litian Broka, i cili jo vetëm në këtë rast, por në çdo rast, ka pasur një vëmendje dhe vlerësim pozitiv të kërkesave adresuar kundrejt problematikave të ngritura nga KSSH në përgjigje të mbrojtjes së punonjësve/anëtarëve tanë në këtë spital. Kjo vërteton edhe njëherë se misioni i përbashkët për ti shërbyer në mënyrë dinjitoze dhe me përkushtim nevojave të popullatës, arrihet me bashkëpunimin e të dy palëve Punëdhënës – Sindikatë, duke bërë të mundur një mjedis pune me standarte/punë dinjitoze të stafit mjeksor.