7 Janar 2021 – Shkoder

7 Janar 2021 – Shkoder

Në ambjentet e Kompanisë së Fasonerisë “Silvana-Sh”, në Shkodër, u zhvillua një takim pune ndërmjet Znj. Silvana Shtjefni, Administratore e kësaj kompanie dhe Z. Kol Nikollaj, President i KSSH-së, Znj. Suzana Lulaj, Sekretare e Përgjithshme e
FSPTKSHASH, Znj. Anisa Subashi, Zëvendës Presidente e KSSH-së dhe Drejtore e Qendrës së Trajnimit dhe Studimeve Sindikale të Shqipërisë (QTSSSH) dhe Z. Shyqyri Dibra, Koordinator Rajonal i KSSH-së për Qarkun Shkodër.
Qëllimi kryesor i këtij takimi ishte:
Nënshkrimi i Kontratës Kolektive të Punës, e cila u ri-nënshkrua ndërmjet palëve, por edhe diskutime mbi problematika të ndryshme që lidhen me punonjëset e kësaj kompanie, të cilat kanë të gjitha anëtare të Federatës, duke vënë kryefjalë kushtet dhe sigurinë në punë, sidomos atë shëndetësore, për shkak të probleme që ka sjellë pandemia e COVID-19.
përcaktimi i axhendës për organizimin e mbledhjes dhe zgjedhjeve të Këshillit Sindikal, si dhe disa trajnime që janë planifikuar nga FSPTKSHASH dhe QTSSSH-së për këtë vit për disa tematika dhe sidomos ajo që lidhet me Fushatën e KSSH-së për Konventën e ILO-s nr.190 “Kundër dhunës dhe ngacmimit” dhe Rekomandimin nr. 206 të saj, e cila pritet të ratifikohet shumë shpejt nga Parlamenti Shqiptar, falë pjnës dhe insistimit të KSSH-së, ku edhe Federata jonë ka qënë mbështetëse në këtë proçes dhe fushatë.
Vizitë në ambjentet e punës, ku u zhvilluan takime me punonjëset për problemet dhe çështjet që.ato dëshirojnë të adresojnë Federatës, si dhe të bëhen pjesë e mbledhjes së Këshillit Sindikal që do të zhvillohet.
Z. Nikollaj, President i KSSH-së e falenderoi Znj. Shtjefni për bashkëpunimin e mirë dypalësh, prej vitesh tashmë, dhe që kanë qënë gjithmonë bashkëpunues edhe kur kemi ngritur problematika për punonjësit e fasonerisë.
Znj. Lulaj gjithashtu shprehu falenderimin në emër të Federatës për gadishmërinë që gjithmonë të ulemi në tavolinë për të zgjidhur problemet dhe bërë më të mirën për punonjësit.
Znj. Subashi paraqiti planin për trajnimet e menduara nga Federata dhe gjeti gadishmërinë e administratores që të vërë në dispozicion ambjentet e fasonerisë, si edhe kohë të përshtatshme për punonjëset për të qënë pjesë e këtyre trajnimeve.
Kontrata Kolektive e Punës e ri-nënshkruar ishte një bashkëpunim i mëtejshëm midis dy palëve në mbrojtje dhe në garantimin e të drejtës në punë, sigurimit të pagës, etj., dhe një bashkëpunim dhe punë mjaft e mirë ndërmjet Znj. Lulaj dhe Z. Shyqyri Dibra i cili i ndjek me mjaft përgjegjshmëri dhe profesionalizëm të gjitha problematikat, kontratat dhe çështjet e FSPTKSHASH.

#KSSH
#tradeunion
#collectiveagreement #bargain
#handcraft
#FSPTKSHASH
#rights