19 Janar 2021 – Takimi i Aleances se Grave

19 Janar 2021 – Takimi i Aleances se Grave

U zhvillua një Tryezë Diskutimi me fokus “Të drejtat e grave punonjëse në fabrikat “fason”, Covid -19 dhe perspektiva në vitin 2021” e organizuar nga Organizata “Aleanca Gjinore për Zhvillim”, ku mori pjesë edhe Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë, përfaqësuar nga Znj. Anisa Subashi, Zv. Presidente e KSSH-së dhe Federata e Sindikatave të Punonjësve të Tekstileve, Konfeksioneve dhe Shërbimeve Artizanale të Shqipërisë (FSPTKSHASH), përfaqësuar nga Znj. Suzana Lulaj, Sekretare e Përgjithshme e FSPTKSHASH.

Në këtë tryezë ishte edhe Ambasadorja e Suedisë në, Znj. Elsa Hastad, Nën-Kryetarja e Parlamentit Shqiptar, Znj. Vasilika Hysi, Avokatja e Popullit, Kryeinspektori i Inspektiriatit të Punës dhe Shërbimeve Shtetërore, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, etj.

Fokusi i diskutimeve ishte impakti i pandemisë Covid-19 në punën dhe jetën e grave që punojnë në sektorin e fasonerisë, problematikat që ka sjellë, etj.

Znj. Anisa Subashi, Zëvendës Presidentja e KSSH-së, në ndërhyrjen e saj, i adresoi Znj. Vasilika Hysi kërkesën për mbështetje në përshpejtimin e proçedurës dhe miratimin nga Parlamenti Shqiptar i Konventës Nr. 190 të ILO-s “Konventa kundër dhunës dhe ngacmimit”, si dhe Rekomandimin nr. 206 të saj. Znj. Hysi shpegoi se kjo Konventë nuk hyn në ndalimet që i janë bërë Parlamentit për shkak të fushatës zgjedhore dhe besoj se shumë shpejt do të jetë në tavolinën e Parlamentit për miratim, duke qënë se tashmë i ka kaluar hapat e nevojshme para se të shkojë për ratifikim.