19 Janar 2021 – Broshure e ILOs (Anisa Subashi)

19 Janar 2021 – Broshure e ILOs (Anisa Subashi)

Znj. Anisa Subashi, Zëvendës Presidentja e KSSH-së dhe Drejtore e Qendrës së Trajnimit dhe Studimeve Sindikale të Shqipërisë (QTSSSH) vjen përpara anëtarëve të KSSH-së me një botim të ri, i cili do të shërbejë si mbështjetje për informim, dhe jo vetëm, për sindikalistët, por njëkohësisht dhe si udhërrëfyes për institucionet shqiptare për ratifikimin sa më shpejt të kësaj Konvente nga Parlamenti Shqiptar.

——————

“Nëse dëshironi paqe, kultivoni drejtësi”

Botimi:

“Konventa nr.190 e ILO-s dhe Rekomandimi nr. 206 i saj ‘Kundra Dhunës dhe Ngacmimit’ një instrument mbrojtës shumë i rëndësishëm”.

Botimi i dytë i bërë nga unë në Dhjetor 2020 (pas Manualit për Covid-19), i cili së shpejti, si pjesë e fushatës së ratifikimit të kësaj Konvente dhe Rekomandimi nga Parlamenti Shqiptar, do të shpërndahet nëpër ndërmarrjet dhe institucionet ku KSSH ka Kontrata Kolektive dhe anëtarëve do tu jepet informacioni i nevojshëm mbi këtë dokument ligjor që sapo të ratifikohet mund ta përdorin në mbrojtje të tyre.

Në këtë botim do të gjeni:

Konventën nr.190 të përkthyer në shqip, Rekomandimin nr. 206, Rezolutën;

Informacionin bazë mbi ILO-n dhe proçesin e vendosjes së standarteve të ILO-s;

Parimet e Konventës nr.190, pse janë të nevojshëm instrumentat mbrojtës, ku dhe kur ndodh dhuna, si adresohet, përgjegjësitë e Qeverive-Punëdhënsve-Sindikatave, çfarë mund të bëj nëse kam përvojë dhune;

Legjislacioni shqiptar që adreson dhunën dhe ngacmimin;

Puna e KSSH-së në lidhje me Konventën;

KU TA RAPORTOJ DHUNËN DHE NGACMIMIN NË VENDIN E PUNËS…

Së shpejti në të gjithë Shqipërinë…