7 Dhjetor 2020 – Takimi i Bordit te ILO. Fuqizimi i Grave

7 Dhjetor 2020 – Takimi i Bordit te ILO. Fuqizimi i Grave

U zhvillua takimi i parë i Anëtarëve të Bordit të Projektit të ILO-s: “Fuqizimi i Grave Kundër Covid-19 (EWAC)”, ku KSSH u përfaqësua nga

Znj. Anisa Subashi, Zëvendës Presidente e KSSH-së dhe Drejtore e Qendrës së Trajnimit dhe Studimeve Sindikale të Shqipërisë, dhe

Znj. Suzana Lulaj, Sekretare e Përgjithshme e Federatës së Sindikatave të Punonjësve të Tekstileve, Konfeksioneve dhe Shërbimeve Artizanale të Shqipërisë.

Ky projekt ka një rëndësi të veçantë, meqënëse është konceptuar si një ndihmë konkrete dhe direkte për të prekurit nga pandemia COVID-19. Në përbërje të tij, ky projekt, përfshin 3 faza:

  1. Ndihmë financiare direkte, prej 3 rrogash minimale, për gratë që kanë humbur vendet e tyre të punës në sektorin e fasonerisë, të cilat do të përzgjidhen rreth 400 gra.
  2. Përmirësim i kushteve të punës në fasoneri
  3. Ndërtim i urave të bashkëpunimit të zinxhirëve të furnizuesve dhe kompanive aty ku ky bashkëpunim është shkëputur për shkak të pandemisë.

Gjatë takimit, anëtarët e Bordit të Projektit diskutuan mbi “Mekanizmin e Përzgjedhjes” së përfituesve final: Gratë që kanë qenë të punësuara në sektorët e prodhimit ose përpunimit të tekstilit / këpucëve (sektor fason) por marrëdhënia e punës është ndërprerë si pasoj e impaktit që Covid-19 ka pasur në këtë sektor dhe kanë nevojë për mbështjetje urgjente, ku ranë dakort edhe për kritere përzgjdhjeje, si:

Nga numri total i kompanive të fasonerive do të evidentohet një listë e kompanive fasone që janë pjesë e Shoqatave të anëtarësuara në organizatën e Punëdhënësve, dhe jo vetëm,

Do të evidentohet listë e kompanive fasone, punëtorët e të cilëve janë anëtar të Sindikatave

Përcaktohet territori gjeografik se ku do të fokusohet projekti (Kriteri gjeografik)

Liste e plotë e femrave të pushuara nga puna (nga kompanitë që plotësojnë kriteret) nga ku:

Evidentohen sa femra janë të papuna & që nuk kanë arritur të përfitojnë nga Paketat Financiare Anti-Covid

Evidentohen sa femra nuk kanë arritur të përfitojnë pagesën e të ardhurës nga papunësia dhe pagesë të ndihmës ekonomike

Evidentohen sa femra janë kryefamiljare, nr i fëmijëve dhe personave në varësi të gruas së papunë, etj.