19 Dhjetor 2020 – Takim grupi i punes per Zyrat e Pajtimit

19 Dhjetor 2020 – Takim grupi i punes per Zyrat e Pajtimit

U zhvillua takimi i radhës i grupit të punës të ekspertëve për përmirësimin e proçedurave të Zyrave të Pajtimit dhe Ndërmjetësimit, ku KSSH përfaqësohet nga Z. Kol Nikollaj, President i KSSH-së dhe Znj. Anisa Subashi, Zëvendës Presidente e KSSH-së, si dhe përfaqësuesja e KSSH-së në Zyrën Kombëtare të Pajtimit.

Ky takim kishte 2 çështje konkrete diskutimi:

Tashmë është bërë gati nga ekspertja Prof. Dr Mariana Selimi, e cila ka marrë edhe gjithë propozimet dhe diskutimet e bëra nga grupi i punës në takimet e shkuara, Draft Udhëzimi që do të ketë Ministria e Finacave dhe Ekonomisë “Për organizimin dhe funksionimin e strukturave për ndërmjetësimin dhe pajtimin e konflikteve kolektive të punës, si dhe procedurat përkatëse”.

Grupi i punës diskutoi mbi draft Udhëzimin, mbi çështje dhe pika të caktuara të draftit për ta miratuar atë në takimin e radhës me 21.12.2020.

Temë e dytë e këtij takimi ishte edhe diskutimi i Draft Udhëzuesi Praktik i hapave që duhet të ndiqen në proçedurën e ndërmjetësimit dhe pajtimit në konfliket kolektive të punës.