11 Dhjetor 2020 – Mesazhi i KSSH per dhunen

11 Dhjetor 2020 – Mesazhi i KSSH per dhunen

Në “Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut”, në kuadër të fushatës ndërkombëtare të “16 Ditëve të Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, nën sloganin

#DËGJO#BESO#MBËSHTET,

Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë, adresoi mesazhin e saj sensibilizues në mbështetje të përpjekjeve për eliminimin e dhunës me bazë gjinore në familje, në punë dhe kudo.

KSSH, si një organizatë ku gruas i ka dhënë zërin dhe mbështetjen për të adresuar dhe përfaqësuar me dinjitet dhe forcë gratë punëtore, ka në lidershipin e saj drejtues 50% gra, të cilat nën udhëheqjen e Zëvendës Presidentes së KSSH-së, Znj. Anisa Subashi në këto 16 ditë aktivizimi, por edhe çdo ditë në punën e tyre në Federatat Sindikale të KSSH-së, prioritet të fokusit të tyre kanë të drejtat dhe dinjitetin e grave punëtore.

Sekretarët e Përgjithshë të Federatave, Koordinatorët e KSSH-së në Rrethe, Kordinatorja e Rrjetit të Gruas së KSSH-së së bashku me ato të Federatave të KSSH-së janë angazhuar së bashku në këtë ditë, por edhe si pjesë e fushtës së ndërmarrë nga KSSH për ratifikimin, dhënien e informacionit, si dhe sensibilizimin mbi Konventën Nr.190 të ILO-s ️për “Eliminimin e Dhunës dhe Ngacmimeve Seksuale në Vendin e Punës”, si një instrument mjaft i rëndësishëm në mbrojtje të të drejtave dhe dinjitetit të punëtorëve dhe që vendos një standard të ri në kuadrin ligjor dhe praktikat që lidhen me të.

Një vend i sigurtë pune, pa dhunë dhe ngacmime me bazë gjinore, si dhe pa pabarazi është një e drejtë themelore njeriu për çdo punonjës dhe në Ditën e të Drejtave të Njeriut 2020, duhet të kujtojmë se mohimi i të drejtave të njeriut, përfshirë të drejtat e punëtorëve, po sjell pabarazi, përjashtim, dëshpërim dhe mosbesim, ndërsa rrit ndjeshmërinë globale ndaj pandemisë COVID-19. Tashmë ka nevojë dhe është domosdoshmëri pasja e një kontrate të re shoqërore, bazuar në një themel të të drejtave të njeriut dhe të drejtave në punë. Sindikatat janë thelbësore, jo vetëm për drejtësinë në punë dhe vendet e punës së denjë, por edhe si mbrojtëse të të drejtave të njeriut që të gjithë njerëzit duhet të jenë në gjendje t’i gëzojnë pa frikë. Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut qëndron sot po aq e gjallë sa dhe në fillimet e saj si themeli për ndërtimin e një të ardhme të drejtë dhe me dinjitet.

#KSSH

#ITUC

#FSPISH

#FederataeSindikataveTePunonjesveTeTekstileveKonfeksioneveDheSherbimeveArtizanale

#FederataeSindikataveTePunonjeseTeBujqesiseUshqimitPylltariseDheAmbjentit

#FSPSH

#KSSHElbasan

#KSSHDelvine

#ILO

#RatifyC190

#DecentWork

#OrangeTheWorld

#HumanRightsDay

#humanrights