2 Nentor 2020 –   Keshilli punes ne Fier (Anisa Subashi)

2 Nentor 2020 –   Keshilli punes ne Fier (Anisa Subashi)

Znj. Anisa Subashi dhe Znj. Suzana Lulaj, Sekretare e Përgjithshme e Federatës së Sindikatave të Punonjësve të Tekstilit, Konfeksioneve, Lëkurë-këpucës dhe Artizanatit, ishin sot në Fier në takime pune në disa institucione publike dhe private, si dhe takim me drejtuesit kryesor të Këshillit Sindikal të Fierit për të bërë planin e punës në Rajonin e Fierit për 3 Federata të KSSH-së:

Federata e Sindikatave të Punonjësve të Tekstilit, Konfeksioneve, Lëkurë-këpucës dhe Artizanatit

Federata e Sindikatave të Punonjësve të Shërbimeve Financiare, Tregtare, Bankare dhe Turizmit

Federata e Sindikatave të Punonjësve të Administratës Publike dhe Shërbimit Civil.

Së bashku me Koordinatorin e Rrethit për KSSH-në, Z. Rrapo Isufaj bënë disa takime, si në:

Institutin e Sigurimeve Shoqërore Fier, ku takuan së bashku me përfaqësuesin e kësaj sindikate aty, Drejtorin e ISSH Fier, Z. Andius Olldashi,

Bashkinë Fier, Bashkinë Patos

Përfaqësues të fasonerive, etj.