12 Nëntor 2020 – Takim i Sindikatave te Ballkanit Perendimor

12 Nëntor 2020 – Takim i Sindikatave te Ballkanit Perendimor

U zhvillua sot takimi i Sindikatave të Ballkanit Perëndimor, anëtare të IndustriAll për të diskutuar mbi situatën që ekziston në të gjithë rajonin, problematikat, punën e bërë, si dhe planin e punës për të ardhmen si një anxhendë pune e re në kushte të reja.
Në këtë takim ishin pjesëmarrëse të 2 Federatat e KSSH-së, anëtare të IndustriAll, me përfaqësuesit:
Z. Tak Koleci, Sekretar i Përgjithshëm i Federatës së Sindikatave të Punonjësve të Industrisë së Shqipërisë
Znj. Suzana Lulaj, Sekretare e Përgjithshme e Federatës së Sindikatave të Punonjësve të Tekstilit, Konfeksioneve dhe Shërbimeve të Artizanatit të Shqipërisë
Znj. Anisa Subashi – Zëvendës Presidente e KSSH-së.
Z. Hajdar Kanani, Sekretari Organizativ i KSSH-së, përfaqësues i Federatës së Tekstilit
Nga IndustriAll pjesë e takimit ishin Luc Triangle, Sekretar i Përgjithshëm i Sindikatës Europiane të IndustriAll, Znj. Isabelle Barthes – Zëvendës Sekretare e Përgjithshme e Sindikatës Europiane të IndustriAll, Z. Valter Sanches – Sekretar i Përgjithshëm i Sindikatës Globale të IndustriAll, Z. Kemal Özkan, Zëvendës Sekretar i Përgjithshëm i Sindikatës Globale të IndustriAll, të cilët theksuan se:
Që nga fillimi i pandemisë IndustriAll ka qënë shumë e angazhuar në të gjithë problematikat dhe sidomos në politikat e rimëkëmbjes të bëra nga BE, për të ushtruar presionin e duhur që në fokus të jenë punëtprët, siguria e tyre, mos-humja e vendeve të punës, prodhimi, si dhe që fondi i vendosur nga BE prej 750 miliard eurosh të kalojë ku duhet dhe të ulet kriza socio-ekonomike me të cilën po na përball kjo pandemi. Plani i rimëkëmbjes së BE duhet të ketë në thelb të axhendës solidaritetin dhe kohezionin dhe jo shtetëzimin. Situata ka qënë e vështirë, ku janë humbur 500 milion vende pune, sipas raporteve të ILO-s, FMN parashikon që GDP do të ulet me 4 % dhe investimet e huaja janë ndaluar plotësisht, çka krijojnë probleme ekonomike të rënda, pasi dihet se ato janë të domosdoshme për Ballkanin Perëndimor.
Nga përfaqësuesit e sindikatave për situatën në Shqipëri foli Z. Taf Koleci duke bërë një panoramë të ndikimit të pandemisë, probleme që ka sjellë si në sektorin e industrisë, të fasonerisë dhe call-center-ave, por edhe problematikat e ndryshme që po kalon punëtoria shqiptare në këto kohë shumë të vështirë ekonomiko-financiare.
Gjithashtu, ai vuri në dijeni sindikatat botërore për aksionet e ndryshme që ka marrë FSPISH, edhe pse në kohë pandemie, duke iu gjendur pranë të gjithë anëtarëve të saj, si edhe kolegët e fasonerisë e gjithë Federatave të KSSH-së, të cilat janë interesuar për problematikat e punonjësve dhe për ti adresuar ato në mënyrën e duhur për zgjidhje. Pjesëmarrësit në takim u njohën me protokollet e Qeverisë Shqiptare për parandalimin e Covid -19, si dhe e parë nga këndvështrimi sindikalist, të metat dhe jo- përfshirjen e sindikatave në këshillin ndër-institucional të emergjencës civile, edhe pse ne kemi qënë në vijën e parë të sulmit.
Në fund të fjalës së tij ai falenderoi për mbështetjen dhe solidaritetin e dhënë nga ana e Sindikatës Botërore dhe Europiane industriALL, për naftëtarët e uzinës së përpunimit të naftës në Ballsh, Fier, ku janë informuar hap pas hapi se çfarë po ndodh me fatin e atyre punonjësve. Gjithmonë FSPISH është mbështetur nga industriALL në aksionet e saj në mbrojtje të të drejtave të punonjësve.
Po ashtu edhe kolegët nga Ballkani Perëndimor informuan mbi situatën dhe punën e bërë në vendet e tyre përkatëse.