7 Tetor 2020 – Dita Boterore e Punes se Denje

7 Tetor 2020 – Dita Boterore e Punes se Denje

Punësimi dhe Siguria e Shendeti ne Pune, si një faktor themelor për të përcaktuar punën e denje dhe jetën dinjitoze ka qenë dhe mbetet kryefjala e sindikatës tonë.

Siguria dhe Shendeti ne Pune, Paga dhe shpërblimi dinjitoz janë elemente fondamental për sigurimin e një jetese normale dhe për plotësimin e nevojave dinnjitoze per çdo punëtor e qytetar.

Kjo fillon nga përllogaritja e pagës minimale si nivel bazik mbi të cilën përllogariten pagat, pensionet, shpërblimet, etj. Prandaj, KSSH kërkon një rritje urgjente në 30.000 lekë në muaj të pagës minimale, detyrim ky kushtetues i çdo qeverie.

Paga minimale dhe minimumi jetik janë një e drejtë themelore e njeriut të cilat luftojnë varfërinë dhe garantojnë sigurinë tek qytetarët. Kur flasim për mirëqenie dhe për dinjitet të punonjësit pa rritur pagën minimale dhe pa përcaktuar minimumin jetik është njëlloj sikur të ndërtojmë një çati pa themele. Vetëm kjo do ta orientojë ekonominë nga varfëria drejt mirëqenies pasi varfëria nuk është natyrore por ajo vjen nga uzurpimi i zhvillimit, nga stabilishmenti politik.