24 Shtator 2020 – Kerkese Qeverise Rritjen e Pages Minimale

24 Shtator 2020 – Kerkese Qeverise Rritjen e Pages Minimale

KSSH, kerkon Qeverise shqiptare rritjen e menjehereshme te Pages Minimale ne 30 mije leke ne muaj.

Paga minimale eshte nje nga elementet me te rendesishem ne politikat ekonomike dhe sociale qe shteti duhet te kete ne konsiderate.

Efektet e rritjes se Pages minimale jane te shumta, sidomos tek punemarresit nga ana psikologjike dhe motivuese, ashtu dhe tek punedhenesit e ekonomia e vendit ne teresi kjo ka ndikim mjaft pozitiv.

Rritja e Pages minimale ndikon jo vetem ne motivimin e rritjen e produktiviteti ne pune, por dhe ne formalizim e mirestrukturim me te mire te tregut te punes.

Ajo ndikon pozitivisht ne punesim, shperndarje me te drejte te ardhurave dhe stabilitet te nivelit te cmimeve.

Rritja e Pages minimale jep efekt pozitiv direkt ne rritjen e te ardhurave te punonjesve me paga te uleta dhe te pa kualifikuar. Ajo jep efekte pozitive ne uljen e varferise dhe mireperdorimin e programeve te ndihmes ekonomike.

Duke ngritur pagen minimale do kemi ndikim pozitiv ne punesimin me ore, ne shpenzimet e firmave te bizneseve, ne qarkullimin monetar, ne rritjen e konsumit, ne rritjen dhe permiresimin e performances ne sigurimet shendetesore e shoqerore, duke garantuar suksesin e reformes se re te pensioneve.

Rritja e Pages minimale redukton privimin social dhe ul e eleminon kriminalitetin.

Mbi te gjitha rritja e Pages minimale mbron kapitalin human nga shfrytezimi i pa drejte dhe i keq paguar per punen qe kryen.

Prandaj Asambleja e Pergjithshme e KSSH-se kerkon nga Qeveria Shqiptare rritjen e menjehereshme te Pages minimale nga 26.000 leke ne 30.000 leke ne muaj.