28 Korrik 2020 – Takim pune me Spitalin Rajonal Durres

28 Korrik 2020 – Takim pune me Spitalin Rajonal Durres

Takim pune i Lidershipit te KSSH-se me Drejtoreshen e Spitalit Rajonal Durres.

Me dt. 28.07.2020 ne ambjentet e Spitalit Rajonal te Durresit u zhvillua nje takim pune i drejtueseve te KSSH-se, Presidenti i KSSH, Kol Nikollaj, Zv. Presidentja Znj.Anisa Subashi, Sekretari i Pergjithshem i Federates Sindikale te Shendetesise Z. Petrit Frangu dhe Kryetarja e Sindikates se ketij Spitali, Znj. Françeskina Gega dhe Drejtoreshes se Spitalit Rajonal Durres mjeken infeksioniste Znj. Nadire Kërtusha (Jani).

Takimi ishte ne vazhdimin e takimeve qe lidershipi i KSSH-se po ndermerr ne te gjithe spitalet dhe institucionet e tjera shendetesore te vendit per tu njohur nga afer me situaten shendetesore ,kushtet e punes e te sigurise se personelit mjeksor, veçanerisht atij infermieror e mjeke qe jane edhe heronjt e dites, ne balle te luftes me virusin #Covid19.

Drejtoresha prezantoi situaten ne Spitalin Rajonal te Durresit, evidentoi punen e mire dhe perpjekjet e ketij personeli te cilet kan perballuar pervec pandemise Covid-19 edhe termetin e fundvitit te kaluar. Ajo theksoi shume nevojen e bashkpunimit me sindikaten dhe te gjith aktoret e tjere social me qellim krijimin e nje fronti social te perbashket per te perballuar situatat e veshtira pademike.

Drejtuesit e KSSH-se kerkuan edhe njehere qe personeli mjeksor ka shume nevoje per motivim financiar dhe mbeshtetje me llogjistiken e bazen e duhur materiale per ruajtjen e tyre nga infeksioni i virusit Covid.

Zbatimi korrekt i Kontrates Kolektive te Punes dhe krijimi i hapsirave te nevojshme per aktivitet sindikal ne Spitalin Rajonal te Durresit duhet te sherbeje si motivim dhe shembull e pervoje pozitive edhe per institucione te tjera publike apo ndermarrje e kompani publike e private te cilat nuk perfillin institucionalisht dhe anashkalojne e vlersojne politikisht sindikatat.

#ksshSpitaliDurres.

#ksshmeinfermieret

#ksshmemjeket.