Fier: Seminar për punonjësit sezonale dhe kontratat kolektive

Fier: Seminar për punonjësit sezonale dhe kontratat kolektive

Në datën 21.04.2017, Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë dhe Qendra e Trajnimit dhe Studimeve Sindikale të Shqipërisë në bashkëpunim me Fridrich Ebert Shtiftung organizoi një seminar trajnimi për sindikalistët e rajonit të Fierit, anëtarë të Federatës së Sindikatave të Bujqësisë, Ushqimit, Blegtorisë dhe Pylltarisë (anëtare e KSSH-së). Tema e këtij seminari ishte për punonjësit sezonale, organizimi, mbrojtja dhe kontratat kolektive në këtë sektor. Dihet që ky është një sektor i vështirë, ku organizimi dhe mbrojtja e tyre bëhet edhe më I vështirë për shkak të mungesës së një legjislacioni të posacëm dhe ku Sindikatat përkatëse po bëjnë gjithë përpjekjet jo vetëm për të lobuar me grupe të ndryshme interesi dhe politikë-bërjes për rregullimin nga ana legjislative por dhe për të organizuar dhe mbrojtur të drejtat e këtyre punonjësve dhe në kushtet aktuale. Prandaj KSSH, FSPBUBP dhe QTSSSH kanë ndërmarrë një sërë takimesh dhe seminaresh në rrethe të ndryshme. Ekspertet u fokusuan në informacionin mbi punësimin sezonal, standardet sipas sektorëve ekonomik (Bujqësi, Turizëm, etj) dhe një qasje krahasuese me legjislacionin e BE-së, sfidat e së ardhmes, si dhe organizimi dhe kontratat kolektive në këtë sektor. Gjithashtu pati diskutime mbi problematikat si dhe se si mund të përmirësojmë punën në të ardhmen.