Mireserdhet

Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë sot është organizata sindikale më e madhe dhe më e organizuara në Shqipëri. Tashmë KSSH funksionon si një familje e madhe sociale dhe shoqërore e cila po mbush dy dekata jetë, jetë kjo mjaft e vrullshme dhe e fuqishme. Sot KSSH e ka kaluar stadin e adolishencës së saj dhe është në kulmin e pjekurisë, të aktivitetit dhe produktivitetit të saj. Mosha jonë 20 vjecare na ka mësuar dhe forcuar që ne të orientohemi qartë në shoqërinë pluraliste dhe në ekonominë e tregut. Orientimi strategjik dhe politik i KSSH-së në këto vite ka qënë i qartë. Ne jemi bashkuar, integruar dhe përfshirë në forcat që mbështesin dhe po kryejnë transformimin demokratik të shoqërisë sonë post-komuniste. Gjatë kësaj periudhe ne u bëmë aktorë të rëndësishëm institucional, bëmë legjitime kërkesat tona social-ekonomike në përmbushje të misionit tonë fisnik si mbrojtësja reale e interesave social-ekonomike të puntorisë shqiptare. Këto kërkesa vazhdimisht janë shoqëruar me misione e veprimtari konkrete të lëvizjes sindikale. Ne në këto vite synuam dhe arritëm ta përdorim debatin, konsensusin, dialogun social dhe civil në funksion të zbutjes dhe amortizimit të efektit të reformave politike, ekonomike dhe sociale me qëllimin e mirë dhe të vetëm që ato të kryheshin me sa më pak dhimbje e pasoja për anëtarët tanë, komunitetin dhe shoqërinë në përgjithësi.

KSSH sidomos 5 vitet e fundit ka punuar dhe ndërtuar një strategji specifike për zhvillimin organizativ të saj me objektiva ambiciozë dhe rezultate konkrete të ndarë në faza afatshkurtra, afatmesme dhe afatgjata. Nëpërmjet kësaj strategjie ne kemi synuar dhe po arrijmë që: Të ndryshojmë dhe reformojmë gjithë veprimtarinë tonë organizative dhe politike. KSSH tashmë ka arritur të bëhet një organizatë solide, e konsoliduar dhe me profil të qartë në detyrën funksionale të saj si mbrojtëse e interesave social-ekonomike dhe shoqërore të punonjësve shqiptar. Tashmë KSSH-ja është kthyer në një aktor potencial dhe pjesë përbërëse e rëndësishme e gjithë reformave politike, ekonomike dhe sociale që po kalon Shqipëria rrugës drejt Bashkimit Europian. Garancia e suksesit tonë është dhe do të jetë në të ardhmen: Futja e Sindikatës në veprimtari dhe aksione konkrete, me propozime e shfaqje alternativash dhe zgjidhjesh konkuruese, duke zgjeruar demokracinë e brendshme në vendimarrje, duke bërë vendimarrjen transparente si dhe duke rritur efektivitetin e organeve vendimbërëse.

KSSH tashmë ka garantuar një bashkëpunim të mundshëm me shoqërinë civile, median e shkruar dhe vizive, komunitetin, organizatat politike dhe shoqërore, etj. Nëpërmjet këtij bashkëpunimi ka qartësuar vizionet e saj për ndryshimet e të tashmes dhe për perspektivat e të ardhmes nëpërmjet slloganit:

“Ne synojmë ndryshimin, ndryshimin e mbështesim ne”.

KSSH si një organizatë e të gjithë punëtorëve për të ndryshuar Shqipërinë gjatë këttyre viteve ka bërë ndryshime rrënjësore në të gjithë punën organizuese dhe drejtuese të saj. Këtë e ka arritur nëpërmjet zhvillimeve institucionale brenda organizatës si dhe në saj të një menaxhimi dhe zhvillimi serioz të gjitha resurseve njerëzore dhe ekonomike që disponon, organizon dhe drejton me sukses drejt një sindikate të shekullit të 21, drejt një sindikate europiane me dimensione sociale.

Reformimi dhe demokratizimi në formë dhe në përmbajtje i Statuteve, Rregulloreve dhe marrëveshjeve tona mes kolegësh apo epror-vartës që ndërmori Kongresi i IV KSSH-së tashmë e kanë siguruar pranueshëm dhe mjaftueshëm një demokraci reale të brendshme si dhe një demokraci  përfaqësuese duke arrirë një gjithpërfshirje në vendimarrje e bashkëpërgjegjësi në zbatimin Statutor të këtyre vendimeve.

Vendimet e këtij Kongresit të IV të KSSH pas shumë viteve përpjekje arritën të realizojnë një përpjestim të drejtë mes konsolidimit organizativ në rrafshin vertical (Federativ) dhe horizontal (territorial) duke bërë të mundur ruajtjen e rraporteve dhe balancat e brendshme të pavarësisë federative (profesionale) dhe të një koordinimi të suksesshëm konfederativ, i cili në unitet dhe solidaritet, suksesshëm po bashkërendon forcat dhe energjitë e të gjithë piramidës së KSSH duke korrur sukses në zgjidhjen e problemeve madhore që ka puntoria shqiptare.

KSSH në këto 20 vite jete të saj ka mbartur dhe do të vazhdojë të mbartë vlera të pamohueshme në krijimin dhe nxitjen e forcimin e lëvizjes sindikale në Shqipëri. Tashmë KSSH e ka kuptuar dhe po e realizon praktikisht se: zhvillimet dhe realitetet e reja kërkojnë metoda pune të reja, veprimtari e marrdhënie të reja, njerëz me kapacitete dhe fuqi me ndikime bashkohore për tju përshtatur këtyre realiteteve dhe për të ecur përpara në përputhje dhe rezonancë të plotë me kohën dhe shoqërinë në tërësi.

Për të gjitha këto ne jemi krenar që drejtojmë dhe menaxhojmë një Sidnikatë plot energji dhe pozitivitet e cila ka qënë dhe do mbetet në të ardhmen një avokate e denjtë jo vetëm për antarësinë e saj por për gjithë puntorinë shqiptare.

 

Kol Nikollaj

President i KSSH

05.06.2011

20 Vjetori i KSSH-së

Fotografi nga aktiviteti i 20 Vjetorit të KSSH-së[more]


Newsitem 11 till 11 out of 11 newsitems.
First page < Previous 1-2 3-4 5-6 7-8 9-10 11-11 Next > Last page

Search

Kerko per:
Advanced search

Newsletter

Enter your email address: