Marshi i Konfederatës

Marshi i Konfederatës

MARSHI I KONFEDERATES

Sa ka lindur jeta, lindi dhe puntori
Fatin e progresit mbi shpatull e mori,
Me dorë përmbi punë, e sy mbi ndryshime
E çoj jetën tonë nëpër transformime.
Gurë e dru skaliti, nxori minerale
Hapi rrugë të reja dhe hidroçentrale,
Në themele veprash la gjurmët e arta
Kundër padrejtësive ngriti Sindikata…

Refren:

O Konfederata jonë Sindikale
Ti je shpresë e madhe për drejtësi sociale
Kur flet në qytete, fusha e vargmal
Mbrojtjen e punëtorit ti ke ideal.

O Konfederatë, mirënjohje e kësaj toke
Djersa jonë e artë është medalja jote,
Ti je avokatja e artë në Atdhe,
Mbi çdo politikë thërret: Drejtësi për ne!

2.-

Kush ia skalit gjurmën gurit në muze
Mrekullia e lashtë me fytyrë të re,
Kush i ngre antenat në majat me borë –
Dora e puntorit, i lumtë ajo dorë!
Në lartësitë e jetës ku projekton fjala
Dora e puntorit, prap troket e para,
Dhe kur sulen ngrica, akull e shtërngatë
Zemrat na i mban ngrohët ti, Konfederatë!

Teksti: Gjok Beci

Muzika: Petrit Tërkuçi

Muzika: TOB (Ansambli i Shtetit)

17.02.2012

Seminar i projektit të Zyrave Ligjore të KSSH-së

Foto nga seminari i projektit të Zyrave Ligjore të KSSH-së[more]


16.02.2012

Promovimi i projektit të Zyrave Ligjore të KSSH-së

Foto nga promovimi i projektit të Zyrave Ligjore të KSSH-së[more]


Newsitem 9 till 10 out of 11 newsitems.

Search

Kerko per:
Advanced search

Newsletter

Enter your email address: