KRIJIMI

  • KSSH u ngrit mbi baza vullnetare, sipas bindjeve konkrete te anetareve.-    Nga nevoja e punonjesve per te mbrojtur vetveten ne kushtet e reja social ekonomike e shoqërore.
  • Ajo u organizua duke filluar me ngritjen e keshillave sindikale ne qendrat e punes,  sindikatat e degeve, profesionit, Konfederata.
  • Gjate periudhes shkurt – maj 1991 perfundoi ngritja e keshillave sindikale ne te gjithe vendin dhe u zhvilluan me sukses Konferencat e Federatave te degeve e profesioneve

THEMELIMI

  • Me 5 Qershor 1991, u mblodh ne Tirane Konferenca per themelimin e Konfederates se Sindikatave te Shqiperise.
  • Ne konference perfaqesoheshin me delegate te gjitha Federatat e krijuara qe donin te aderonin ne Konfederate.
  • Konferenca diskutoi gjeresisht ne lidhje me Programin dhe Statutin e organizates se re qe po ngrihej dhe mori vendimet perkatese qe konsiderohen me rendesi historike per levizjen sindikale shqiptare.
  • Konferenca zgjodhi Kryetar te KSSH z. Kastriot Muco dhe Sekretar te Pergjithshem z. Alfred  Xhomo.
  • Ne perputhje me dokumentet baze te miratuara ne organet e saj drejtuese, KSSH ka për mision të mbrojë të drejtat dhe interesat e anëtarëve ne bazë te legjislacionit tonë  si dhe  te drejtat dhe interesat e punonjesve  sipas  konventave nderkombëtare.

Qëllimet kryesore të KSSH:

  • Ruajtja dhe zhvillimi i një organizate Sindikale Kombëtare të fuqishme, të bashkuar, pluraliste, demokratike, 
  • Punësim të plotë dhe të zgjedhur lirisht, mirëqënie dhe standartizim më të mirë të jetesës për të gjithë antarët e sindikatës, përfshirë sigurimin e pagave, pensioneve dhe rregullimin e kohës së punës.
  • Integrimin e plotë të grave në organizatat sindikale dhe  promovimin në mënyrë aktive të barazisë gjinore në strukturat e saj vendimmarrëse të të gjitha niveleve.
  • Mbështetjen e të drejtave të  të rinjëve për punë të denjë, edukim dhe trainim, si dhe pjesëmarrjen e tyre të plotë në të gjitha nivelet vendimmarrëse

Data të rëndësishme gjatë aktivitetit të KSSH-së:

  • Konferenca Themeluese e KSSH: U zhvillua më 5 Qershor 1991
  •  Kongresi i I-rë: U Zhvillua me datë 29-30 Maj 1995, dhe zgjodhi kryetar z. Kastriot Muço. 
  • Kongresi i II-të: U zhvillua më 24-25 Qershor 2000, dhe u rizgjodh Kryetar z. Kastriot Muço. 
  • Kongresi i III-te: U zhvillua me 25-26 Nëntor 2004. Në këtë kongres u zgjodh Kryetar z. Kol Nikollaj
  • Konferenca Statutore: U zhvillua më 22 Nëntor 2005. Në këtë konferencë u bënë ndyshime të rëndësishme në statutin e programin e KSSH-së. 

Marrëveshjet e Bashkëpunimit me Qeverite

  • Takim institucional me Qeverinë Meta – 2001
  • Marrëveshje Bashkëpunimi me Qeverinë Nano – 15.04.2002
  • Marrëveshje Bashkëpunimi me Qeverinë Nano – 05.05.2003
  • Takim Institucional me Qeverinë Nano – Shkurt 2004

Lidhja e bashkepunimi me organizatat e huaja.

  • KSSH dhe Federatat e saj, një rëndësi të madhe i kanë kushtuar lidhjes dhe bashkëpunimit me organizatat botërore dhe europiane të sindikatave, si dhe me sindikatat simotra të vendeve të ndryshme europiane.
  • KSSH është anëtare e Konfederatës Nderkombetare te Sindikatave te Lira, ICFTU. Po ashtu dhe 12 Federatat në përbërje të saj janë anëtare të Sekretariateve Ndërkombëtare të kësaj Konfederate.

Search

Kerko per:
Advanced search

Newsletter

Enter your email address: