Të dashur sindikalistë,

Dija është pushtet, është forcë, sa më shumë anëtarë dhe funksionarë të disponojnë dije dhe njohuri, aq më i madh do të bëhet pushteti dhe forca realizuese e sindikatës.

Ky parim ka qënë dhe do mbetet udhërrëfyesi kryesor në punën dhe aktivitetin tonë të përditshëm në Qendrën e Trajnimit dhe Studimeve Sindikale të Shqipërisë (QTSSSH), pasi vetëm nëpërmjet edukimit dhe zgjerimit të njohurive tona mund të arrijmë të rrisim dhe perfeksionojmë kapacitetet tona për të zhvilluar dialog social, dialog civil, për të ndërtuar negocime dhe kontraktime kolektive të suksesshme në shërbim të punonjësve në çdo ndërmarrje e institucion publik apo privat, të promovojmë vlerat demokratike duke përmirësuar kështu cilësinë e jetës tonë dhe familjeve tona.

QTSSSH e filloi jetën e saj në vitin 1996 me ndihmën dhe kontributin e miqve sindikalistë danez. Sot ajo është kthyer në një institucion që çdo vit kualifikon me dhjetra, qindra sindikalistë nga të gjitha profesionet, degët dhe gjithë rrethet e Shqipërisë të anëtarësur ose jo në sindikatë. Kontribut kryesor në realizimin e qëllimit dhe objektivave të QTSSSH kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin të gjitha strukturat drejtuese të Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë (KSSH), që nga Organizatat Sindikale të bazës në ndërmarrje apo territor dhe deri tek Federatat e Profesioneve apo Asambleja e Përgjithshme e saj.

Për përmbushjen e qëllimeve të saj QTSSSH është e përbërë nga dy komponentë:

1.      Qendra e Trajnimit

2.      Instituti i Kërkimeve dhe Studimeve

Qendra e Trjanimit dhe Studimeve Sindikale të Shqipërisë funksionon si njësi e pavarur, personalitet juridik jofitimprurës. Ajo ka për qëllim dhe mision të saj të trajnojë dhe kryejë studime/kërkime për të forcuar kapacitetet e punëtorëve duke kontribuar veçanërisht në fushën e marrëdhënieve të punës, të pagave, të pensioneve, të përmirësimit të vazhdueshëm të kushteve të punës dhe të cilësisë së jetës, sigurisë në punë dhe në jetën e përditshme duke dhënë ide konkrete dhe rrugëzgjidhje alternative për zgjidhjen e nevojave sociale, ekonomike dhe kulturore të sindikalistëve dhe punonjësve të tjerë, të papunëve, të pensionistëve, të grave, të rinjve, invalidëve, ejt.

QTSSSH ka një vullnet të qartë politik për të punuar në mënyrë të pavarur, për të harmonizuar veprimet e përbashkëta me qëllimin e mirë që kjo qendër të zgjerojë më shumë objektivitetin e saj dhe me komponentë të tjerë të lëvizjes sindikale përveç edukimit sindikal, si në fushën e kërkimeve, përpunimit statistikor, kryerjes së analizave të ndryshme në shërbim të antarësisë sindikale dhe pse jo dhe në fushën e edukimit publik dhe qytetar duke punuar me shoqërinë civile, universitetet, strukturat e qeverisë, etj.

Edukimi sindikal i QTSSSH do të ketë prioritet demokratizimin e strukturave të KSSH-së, duke e parë këtë si pjesë integrale dhe domosdoshmëri të rifreskimit dhe riorganizimit të strukturave sindikale. Ne kemi fituar përvojë në kombinimin alternativ të edukimit dhe forcimit të sindikatës me anëtarë të rinj e me gratë, kjo do të jëtë prioritare dhe në të ardhmen. Forcimi i kapaciteteve për dialog social nga ana e sindikatave të profesionit dhe të bazës si dhe analiza të kujdesshme të kombinimit të dialogut social dhe dialogut civil me aktivitetin sindikal do të mbeten prioritet i edukimit të Qendrës.

QTSSSH nëpërmjet rolit të saj edukues e trajnues, kërkues e studiues, do të punojë që këto probleme ti kthejë në mundësi dhe vlera për rigjallërimin dhe fuqizimin e sindikatave. Ajo si institucion trajnimi, edukimi, kualifikimi dhe kërkimi në shërbim të sindikatave shqiptare, ka luajtur dhe do të luajë një rol të rëndësishëm. Veçanërisht kjo do të jetë një qendër koordinuese dhe përpunuese e ndihmës së donatorëve ndërkombëtar për edukimin sindikal, si dhe i fondacioneve apo organizatave të punëdhënësve që operojnë në tregun e punës dhe çështjeve sociale për trajnim.

QTSSSH do të jetë pika e takimit midis nevojave që sindikatat kanë për kualifikim, mundësitë e mënyrave për ti realizuar ato me qëllim që mos të kemi mbivendosje, apo përsëritje kualifikimesh e projektesh, por një optimizim të fondeve sa më afër nevojave reale. Të gjitha këto sëbashku me forcimin e rifreskimin e rrjetit ekzistues të trajnuesve, si dhe shtimin dhe krijimin e trajnuesve lokale, do të forcojnë kapacitetet edukuese dhe trajnuese të Qendrës së Trajnimit dhe Studimeve Sindikale të Shqipërisë.

 

Anisa SUBASHI

Drejtore e Qendrës së Trajnimit dhe Studimeve Sindikale të Shqipërisë

Newsitem 1 till 2 out of 12 newsitems.
First page < Previous 1-2 3-4 5-6 7-8 9-10 11-12 Next > Last page

Search

Kerko per:
Advanced search

Newsletter

Enter your email address: