REZOLUTË E KONGRESIT TË 5-të TË KSSH Internacionilzmi dhe Solidariteti Ndërkombëtare Prioritet i KSSH-së

Mbështetur në programin dhe Statutin e Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë, si edhe nisur nga përvoja e fituar deri tani në marrëdhënie me Sindikatat e vendeve të ndryshme dhe organizmat sindikale ndërkombëtare, si edhe nisur nga kontaktet dhe bashkëpunimi ndërkombëtar në funksion të ngritjes cilësore të lëvizjes sindikale për mbrojtjen e interesave të anëtarëve të sindikatës dhe të punëtorëve në përgjithësi, Kongresi i V i KSSH përcakton këto orientime kryesore në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare: 1. Në marrëdhëniet bilaterale, prioritet do t’i jepet marrëdhënieve me sindikatat e vendeve të zhvilluara të Evropës Perëndimore, si edhe vendeve të tjera evropiane, anëtare ose jo të Komunitetit Evropian, që kanë një përvojë të gjatë e të pasur sindikale në mbrojtje të interesave të punonjësve. 2. Rëndësi e veçantë t’u kushtohet marrëdhënieve me sindikatat e vendeve të Evropës Qendrore e Lindore me të cilat kemi shumë pika takimi, jo vetëm në fushën e zhvillimeve ekonomiko-shoqërore, por edhe ne atë të vetë lëvizjes sindikaliste. 3. Të zgjerohen më tej lidhjet e bashkëpunimit me sindikatat e vendeve të Mesdheut e Ballkanit, si vende fqinje, duke kontribuar më shumë në organizmat sindikale rajonale Ballkanike Mesdhetare kryesisht në sindikatat e profesionit të Energjetikës, të transportit, Naftës, Gazit dhe Shërbimeve Financiare, Bankare, Turizmit e Tregtisë, etj. për koordinimin e veprimtarisë me interes reciprok. 4. Në përputhje me kushtet dhe mundësitë, të vendosen kontakte edhe me sindikatat e vendeve të tjera si: AFL-CIO Amerikë, Kanada, Australi, Kinë, Rusi, Malajzi, Angli etj, të cilat kanë treguar dhe tregojnë interes në shkëmbimin e përvojave dhe të eksperiencave sindikaliste. 5. Të konsolidohen marrëdhëniet e mira dypalëshe tashmë të kthyera në traditë me sindikatat italiane, daneze, hungareze, belge e franceze me synim forcimin e kapaciteteve tona dhe shkëmbimin e informacionit të ndërsjellë e përfshirjen tonë si partner në fushata e projekte të përbashkëta jo vetëm në cilësinë e përfituesit por dhe të implementuesit të tyre. 6. Kongresi vlerëson shumë rëndësinë që ka pranimi i KSSH-së në ETUC e cila do të ndikojë në demokratizimin gjetes se brendshme të organizatës tonë si edhe arritjen e standardeve evropiane në funksionimin dhe zhvillimet organizative tonat me synim arritjen e një e një sindikate bashkëkohore të shek 21. Ne jemi të hapur të bashkëpunojmë dhe të anëtarësohemi edhe në organizma të tjera demokratike që i vijnë në ndihmë lëvizjes sonë sindikaliste si CES, etj. 7. Duke qenë anëtare e ITUC, ne do të luftojmë për të forcuar edhe më marrëdhëniet me ILO në të gjitha aspektet social- ekonomike, sidomos në drejtim të institucionalizimit të marrëdhënieve trepalëshe në Shqipëri, për rritjen e rolit të Sindikatave, për përmirësimin e legjislacionit të punës, si edhe për nënshkrimin e konventave ndërkombëtare të cilat lidhen me sindikatat dhe marrëdhëniet e punës. Kongresi i 5-të i KSSH Tiranë, më 30 Nëntor 2014

REZOLUTË E KONGRESIT TË 5-të TË KSSH Barazia gjinore dhe integrimi moshor, pjesë integrale e drejtësisë sociale

Në kushtet e tranzicionit të zgjatur, të zhvillimeve politike të ashpra e konfliktuale si dhe nën ndikimin e krizës ekonomike e paqëndrueshmërisë ekonomiko-sociale të shoqërisë shqiptare, balancat gjinore dhe përfshirja e integrimi i të rinjve në sindikatë marrin një rol parësor në jetën organizative dhe zhvillimet e brendshme të Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë. Prandaj nevojitet zhvillimi i politikave kombëtare të mirfunksionimit për të drejtat dhe mundësitë e barabarta për gratë dhe burrat duke krijuar mekanizma konkrete për ballancim gjinor, duke kapërcyer diskrimimin e grave dhe të rinjve. Në lidhje me çështjet e punës, shpërblimet, cilësinë e jetesës, etj. KSSH në gjithë strategjitë dhe planveprimet e saj, barazinë gjinore dhe përfshirjen e të rinjve në sindikatë e ka pasur dhe do ta ketë pjesë të pandarë të punës dhe aktivitetet sindikal për arritjen e objektivave të saj për të siguruar një drejtësi shoqërore për të gjithë. • Kongresi i 5-të i KSSH e konsideron domosdoshmëri detyrimin Statutor që 30 % e të gjithë strukturave drejtuese që nga qendra në bazë të jenë gra dhe të rinj. • KSSH do të punojë me prioritet për zbatimin korrekt ligjor si dhe do të kontribuojë për unifikimin dhe përshtatjen ligjore me ato të BE si dhe do të mbështesë zbatimin e Konventave të ILO-s, si ajo Nr. 100 (Shpërblim të barabartë për gratë dhe burrat (Për punë të barabartë, paga të barabarta). Ajo Nr. 111 (Diskriminim në lidhje me punën dhe profesionin), Nr. 156 (Punonjësit me përgjegjësi familjare), Nr. 183 (Mbrojtja e mëmësisë) etj. • KSSH mbështet zbatimin e programeve rajonale të punësimit për krijimim e vendeve të sigurta të punës, për trajnimin dhe formimin profesional dhe rikualifikimin e sistemeve për gratë dhe të rinjtë, me qëllim rritjen e prezencës dhe të konkurueshmërisë së tyre në tregun e punës. • Pjesëmarrja e grave dhe të rinjve në grupet e negocimit, hartimit dhe nënshkrimit të kontraktimit kolektiv, KSSH e shikon si domosdoshmëri për të arritur një dialog social konstruktiv e gjithpërfshirës. • KSSH do ndërmarrë një sërë fushatash dhe aksione për promovimin dhe përfshirjen e grave e të rinjve në sindikatë si dhe përfaqësimin proporcional të tyre në aktivitetet dhe strukturat sindikale me synim që të arrihet një përfshirje e tyre integrale në punë të denjë dhe drejtësi sociale. Kongresi i 5-të i KSSH Tiranë, më 30 Nëntor 2014

Newsitem 1 till 2 out of 12 newsitems.
First page < Previous 1-2 3-4 5-6 7-8 9-10 11-12 Next > Last page

Search

Kerko per:
Advanced search

Newsletter

Enter your email address: