< KONFEDERATA E SINDIKATAVE TË SHQIPËRISË NË MBROJTJE TË MINATORËVE
08.03.2018 00:00 Age: 108 days

KONFERENCË KOMBËTARE: DITA NDËRKOMBËTARE E GRUAS, 8 MARS 2018


KONFERENCË KOMBËTARE: DITA NDËRKOMBËTARE E GRUAS, 8 MARS 2018 Në kuadër të “Ditës Ndërkombëtare të Gruas”, me datë 08 Mars 2018, në ambientet e Hotel “ROGNER”, Tiranë, Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë (KSSH) organizoi Konferencën Kombëtare me teme: “STOP dhunës me bazë gjinore në vendin e punës”. Kjo Konferencë u organizua nga KSSH në bashkëpunim dhe me mbështetje nga Fondacioni “Friedrich Ebert”, Zyra Tiranë. Në Konferencë morën pjesë gra sindikaliste nga të gjitha Qarqet e Shqipërisë, të profesioneve të ndryshme. Konferencën e hapi Znj. Anisa Subashi, Drejtore e Qendrës së Trajnimit dhe Studimeve Sindikale të Shqipërisë. Fjalën përshëndetëse Z. Kol Nikollaj, President i KSSH. Konferenca ka vijuar me fjalën e Znj. Klotilda Ferhati, Deputete e Parlamentit Shiptar: “Fuqizimi i Rolit të Gruas në Tregun e Punës dhe Roli i Grave Deputete”, me fjalën e Znj. Mirela Arqimandriti, Drejtore e Qendrës për Aleancën Gjinore”. Gjatë zhvillimit të Konferencës kanë marrë fjalën disa gra të cilat kanë diskutuar për dhunën me bazë gjinore në vendin e punës, dhe problemet kryesore të grave në tregun e punës. Konkluzionet e zhvillimit të Konferencës janë mbajtur nga Z. Genci Lamllari, Koordinator në Fondacionin “Friedrich Ebert”.
Newsitem 1 till 2 out of 12 newsitems.
First page < Previous 1-2 3-4 5-6 7-8 9-10 11-12 Next > Last page

Search

Kerko per:
Advanced search

Newsletter

Enter your email address: