Mbledhje e Asamblesë së Përgjithshme të Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë

Me datën 6 Qershor 2019 në ambjentet e Selisë Qendrore të Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë u zhvillua mbledhja e Asambleja e Përgjithshme e KSSH-se. Ne zbatim te Statutit të KSSH, Asambleja e Pergjithshme shpalli fushaten zgjedhore ne te gjithe nivelet e saj.

Zgjedhjet do fillojne me 1 Korrik 2019 dhe do mbarojne ne Nentor 2019 me zhvillimin me sukses te punimeve te Kongresit te 6 te KSSH-se.

Njekohesisht KSSH ,Analizon situatën e nderlikuar sociale dhe shoqerore e krijuar nga konfliktet politike ndermjet Opozites dhe Qeverise.
KSSH ben thirrje te gjitha paleve per tu permbajtur, per te ruajtur gjakftohtesine dhe per te arsyetuar me llogjike politike e institucionale ne respektim te Kushtetutes, te shtetit ligjor dhe te demokracise funksionale.
KSSH me te gjithe strukturat dhe antarsine e saj ben thirrje per gjetjen e konsensusit politik dhe uljen e paleve politike ne bisedime dhe dialog konstruktiv, transparent ne sherbim te stabilitetit politik, ekonomik e shoqeror, si dhe ne funksion te proceseve integruese te vendit tone.