Naftëtarët protestojnë në Tiranë >
< Mblidhet Asambleja Kombëtare e KSSH-së
15.07.2014 11:17 Age: 3 yrs

Zhvillohet mbledhja e Asamblesë së Përgjithshme të Federatës së Sindikatave të Punonjësve të Arsimit, Edukimit dhe Shkencës së Shqipërisë (FSPAESH), anëtare e KSSH-së.


Zhvillohet mbledhja e Asamblesë së Përgjithshme të Federatës së Sindikatave të Punonjësve të Arsimit, Edukimit dhe Shkencës së Shqipërisë (FSPAESH), anëtare e KSSH-së.

Në kuadër të mbylljes së vitit shkollor si dhe të përfundimit të Kontratës Kolektive të Punës të Nivleit të Parë, si dhe për të diskutuar rreth reformës në arsim që po ndërmerr Qeveria, me datën 11 Korrik 2014 në ambjentet e selisë së KSSH-së u mblodh Asambleja e Përgjithshme e Federatës së Sindikatave të Punonjësve të Arsimit, Edukimit dhe Shkencës së Shqipërisë (FSPAESH), (anëtare e KSSH-së).

Asambleja e Përgjithshme e FSPAESH-së, e përfaqësuar me të zgjedhur sindikal në fushën e arsimit nga i gjithë vendi diskutoi në frymë përgjegjësie për një mirëorganizim dhe mirëfunksionim më të mirë të kësaj Federate duke vlerësuar punën e bërë dhe arritjet, ndërmori një sërë vendimesh të rëndësishme për të ardhmen e punonjësve të arsimit, edukimit dhe shkencës së Shqipërisë. Sindikalistët e arsimit sollën problememe të cilat përballen arsimtarët në lidhje me kushtet e punës, pagesën e tyre, ngarkesën mësimore, e të tjera probleme specifike të këtij profesioni mjaft të rëndësishëm.

Sindikalistët vlerësuan edhe kontributin pozitiv të Ministres së Arsimit, Znj. Lindita Nikolla, e cila vazhdimisht ka qënë prezente në depatet dhe shqetësimet tona dhe është përpjekur për të gjetur rrugëzgjidhje sa më të përshtatshme dhe të mbështetura ligjërisht.

Në Asamblenë e Përgjithshme të Federatës u vlerësua si pozitive reforma e ndërmarrë nga Qeveria Shqiptare për arsimin në tërësi dhe për arsimin e lartë në vecanti. Ata u shprehën se kjo reform duhet të sigurojë një cilësi të lartë në mësim-dhënie dhe në veprimtarinë akademike, duke pasur vazhdimisht në qendër të saj nxënësin, studentin, prindin apo mësuesin, pedagogun. Akreditimi i shkollave të larta publike dhe private, si dhe heqja urgjent e alter-teksteve, si dhe unifikimi i programeve me ato të Kosovës, janë një fillim i mbarë dhe një garanci për suksesin e kësaj reforme.

Të zgjedhurit sindikalist analizuan dhe realizimin mjaft problematik të një Kontrate Kolektive, e cila “sic u nis u bitis”, të një Kontrate Kolektive të nënshkruar në mënyrë të hapur në kundërshtim me ligjin, por dhe të zbatuar në mënyrë antiligjore prej pesë vitesh me disa pseudo-sindikata, kliente të Qeverive, pa ppërfaqësueshmërinë, pa imazhin dhe pa autoritetin e duhur tek mesim-dhënësit shqiptar. Asambleja e Përgjithshme miratoi projek-Kontratën Kolektive të re, të cilën në përputhje me Kodin e Punës, grupi negociator i caktuar nga vetë Federata, mbështetur nga ekspert ligjor dhe të fushës së arsimit nga KSSH-ja do te ja paraqesin Ministrisë së Arsimit dhe Sportit përpara pushimeve verore. Për të realizuar një kontraktim kolektiv sa më efektiv jo vetëm të nivelit të parë, por dhe në Drejtoritë Rajonale dhe ato Zonale të arsimit, Asambleja e Përgjithshme caktoi nga një grup pune për cdo qark, të cilët do të negociojnë me punëdhënësit e arsimit (Drejtoritë Rajonale dhe Zonale), në përputhje të plotë me Kodin e Punës dhe Konventat e ILO-s të ratifikuar nga Shteti Shqiptar.

Në përfundim Asambleja e Përgjithshme e FSPAESH bëri publik nëpërmjet një deklarate qëndrimin e saj në mbështetje të reformës në arsim (më poshtë teksti i plotë).

 

FEDERATA E SINDIKATAVE TE PUNONJESVE TE ARSIMIT EDUKIMIT DHE SHKENCES TE SHQIPERISE (FSAESH) MBESHTET REFORMEN NE ARSIM

 

·         Federata e Sindikatave te Punonjësve të Arsimit Edukimit dhe Shkencës  të Shqipërisë (anëtare e Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë) ka në përbërje të saj 5 sindikata: 1-Arsimit Parashkollor, 2-Arsimit të Detyruar 9- vjecar, 3-Arsimit të Mesëm të Përgjithshëm Profesional (publik e privat), 4-Arsimit të Lartë, 5-Punonjësve të Sektorëve Ndihmës.

·         FSAESH në mbledhjen e saj të datës 11 Korrik 2014, ku morën pjesë përfaqësues nga gjithë vendi, analizoi situatën e zhvillimeve të fundit në arsimin shqiptar në tërësi dhe në lëvizjen sindikale të arsimit në vecanti.

·         Federata ka strukturat të integruara me ato të KSSH-së në të gjitha qarqet e vendit dhe është në funksion të mbrojtjes social ekonomike të interesave te anëtarëve të saj e në mënyrë të vecantë të arësimtarëve në cdo shkollë të vendit në sektorin publik e privat.

·         Analizë e vecantë ju kushtua zhvillimeve të fundit lidhur me reformën që aktualisht Qeveria po ndërmerr në arsim. FSAESH në vazhdimësi ka kërkuar dhe ka qenë e angazhuar për ndërmarrjen e një reforme të tillë për të ndryshuar dhe përmirësuar rrënjësisht gjithë sistemin arsimor në  Shqipëri.

 

-          Politikat neoliberale të ndjekura nga Qeveria e kaluar për 8 vite e goditën rëndë në shumë drejtime sistemin e arsimit shqiptar. Politizimi i tejskajshëm i arsimit dhe edukimit duke nënshtruar e vlerësuar mësimdhënësit politikisht e ka dëmtuar rëndë sistemin arsimor në Shqipëri.

-          Cilësia shkoj gjithnjë në rënje deri sa arriti kulmin e saj vetem në arsimin e mesëm 34 % e nxenesve nuk arritën të kalonin pragun e maturës shtetërore.

-          Po kështu janë rezultatet edhe për arsimin e detyrueshëm 9 vjecar.

-          Ajo cka është më e renda Arsimi i Lartë, i cili e largoi rininë shqiptare nga arsimi profesional, e në mënyrë të vecantë nga tregu i punës.

-          Aftësitë e të rinjeve për dije e për të ardhmen e tyre u zëvendësuan me tregun e shitblerjes së diplomave.

-          Politika e ndjekur coi në lulëzimin e universiteteve private në Shqipëri. E pakrahasueshme kjo me asnjë vend në botë. Skema të tilla na ngjasojnë vetëm me skemat piramidale. Ata që ngritën skemat piramidale ngritën edhe piramidat e universiteteve.

  Skandali arriti deri në limitet kur mund të merrje shkollën e lartë pa mbaruar shkollën e mesme, që nga punëtorët e deri tek politikanët, deputetët apo dhe shtetas të huaj FSEASH është në mbështetje të plotë reformes në arsim, në të gjithë sistemin e tij, duke filluar nga sistemi i detyrueshem e deri tek ai universitar, pasuniversitar e shkencor. Kjo reformë duhet të sigurojë cilësi të lartë në mësimdhënie dhe në veprimtarinë akademike të profesoratit, duke pasur vazhdimisht në qender te saj nxënësin, studentin, apo mësuesin e pedagogun. FSEASH,  mbështet propozimin e ofruar për heqjen urgjente te alter teksteve. Ne përkrahim tekstet unike jo vetem per Shqipërinë por aty ku është e mundur dhe për hapësirën shqiptare. Unifikimi i alterteksteve e programeve e kurikulave do te lehtësoj ndjeshëm punën e mësimdhënësit pasi jane ata të cilët të vënë para shumë dilemave, kanë vuajtur më shumë dramën e alterteksteve dhe të pavërtetave historike apo huazimeve gjuhësore. Ne, në mënyrë të vecantë mbështesim zhvillimin dhe reformimin e menjëhershëm të arsimit dhe formimit profesional duke e standardizuar atë me direktivat e BE dhe duke e përshtatur ne fleksibilitet te plotë me tregun e punës. Shqipëria është vend i hapur, me lëvizje të lirë, dhe ne rrugën e anëtarësimit në BE. Ne si sindikata jemi ne përkrahje të plotë të aspiratave të rinjeve shqiptar për arsimim dhe dije si dhe në mbështetje të sakrificave të prindërve të tyre për ti shkolluar ata. Ne si një aktor social kerkojmë nga Qeveria favorizimin e nxënësve dhe studentëve që vijnë nga familjet në nevojë. Nuk do të heqim dorë nga kërkesa jonë për mbështetjen e fëmijëve të cilëve prindërit e tyre nuk kanë mundësi të përballojnë shpenzimet e shkollimit, të cilët kanë braktisur arsimin e detyrueshem ose janë në limitet e braktisjes. Po kështu kerkojmë mbështetje edhe per nxënësit e shkollave të mesme apo studentët e talentuar në mënyrë që aftësitë e tyre të mos ndëshkohen nga skamja e varfëria. Në fokus të punës së saj sindikata ka mbrojtjen e anëtarëve, e në mënyrë të vecantë të arsimtarëve. FSAESH do të ngrejë zërin e saj me të gjitha format e mjetet sindikaliste për mbrojtjen e të drejtave të arsimtareve në cdo cep të vendit prandaj:

-          Mbështesim reformen e ndërmarrë nga Ministria e Arsimit dhe Sportit e Qeveria Shqiptare për reformimin e sistemit arsimor në tërësi e atij të lartë në veçanti.

-          FSAESH (anëtare e KSSH-së) ka qenë dhe do të jetë pjesë aktive në ndërmarrjen dhe realizimin me sukses te kësaj reforme duke e bërë veten pjesë të vendim marrjes dhe implementimit të saj.

-          FSAESH i kërkon Ministria e Arsimit dhe Sportit bashkëpunim institucional partneriteti duke dalë nga rrethi vicioz i pseudopartneritetit me pseudosindikata formale, te verdha që kanë qënë dhe mbeten kliente të Qeverisë.

-          Hapja e bisedimeve dhe nënshkrimi i Kontrates Kolektive te Punes në mënyrë transparente e ligjore jo vetem që do ti sherbente normalitetit te marrëdhënieve e mbrojtjes reale social ekonomike te punesuarve ne sektorin e arsimit por do te ishte një fillim i ri dhe fillim i mbare për te rilindur nje marrdhenie te re e te qëndrueshme te partneriteti real ndërmjet aktorëve social, potencial në sektorin e arsimit, ndërmjet FSAESH si e vetmja përfaqësuese reale dhe ligjore e punëmarrësve në sektorin e arsimit dhe Ministria e Arsimit dhe Sportit si përfaqësuese ligjore e punëdhenesit, dhe e Qeverisë Shqiptare ne fushën e arsimit.

 

Ne kemi besim që kontributi dhe mbështetja reciproke në zbatim të ligjit dhe në funksion të partneritetit social do të jenë busulla orientuese e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit në marrëdhënie me sindikatat në tëresi e Federaten tone e KSSH-në në veçanti.

    Deklaratë e Asamblesë së Përgjithshme të FSAESH Data 11 Korrik 2014

 


Newsitem 1 till 2 out of 12 newsitems.
First page < Previous 1-2 3-4 5-6 7-8 9-10 11-12 Next > Last page

Search

Kerko per:
Advanced search

Newsletter

Enter your email address: