Zhvillohet Mbledhja e Asamblesë së Përgjithëshme të KSSH 29 Nentor 2010. >
< Protestë e fuqishme e KSSH me 1 Maj 2010
17.07.2010 16:30 Age: 7 yrs

Zhvillohet Mbledhja e Asamblesë së Përgjithëshme të KSSH. 17 Korrik 2010


Zhvillohet Mbledhja e Asamblesë së Përgjithëshme të KSSH-së  Më datën 17 Korrik 2010 në Qendrën e Trainimit dhe Studimeve Sindikale të Shqipërisë, Kombinat, Tiranë, u mblodh Asamblea e Përgjithëshme e KSSH-së Mbledhja analizoi veprimtarinë e KSSH-së pas Kongresit të IV. Analizoi situatën lidhur me konsolidimin e strukturave të KSSH në rrethe, në përputhje me strukturën e re të miratuar në këtë Kongres. Analizoi gjendjen financiare të KSSH-së, dhe prioritet për të ardhmen në interes të levizjes sindikale shqiptare.  

Në këtë mbledhje u morën disa vendime të rëndësishme për funksionimin e KSSH-së:  

1.U miratua rregullorja: ”Mbi organizimin dhe funksionimin e Asamblesë së Përgjithëshme të KSSH-së”.  Asamblea e Përgjithëshme e KSSH-së mbështetur në Statutin e KSSH-së, neni 31,88, e mbledhur më datë 17/07/2010 pasi diskutoi lidhur me marrjen e vendimeve dhe plotësimin e detyrimeve që rrjedhin nga zbatimi i Statutit të KSSH-së dhe mbledhja e datës 06/02/2010 e Asamblesë së Përgjithëshme të KSSH-së vendosi miratimin e Rregullores së funksionimit të Asamblesë së Përgjithëshme të KSSH.

Kjo rregullore u miratua me vendimin nr. 5 datë 17/07/2010 të Asamblese së Përgjithëshme të KSSH-së.                                                    

2.U miratua Rregullorja e Departamentit Ekonomik të KSSH-së:  Asamblea e Përgjithëshme e KSSH-së mbështetur në Statutin e KSSH-së, neni 77,88, e mbledhur më datë 17/07/2010 pasi diskutoi lidhur me marrjen e vendimeve dhe plotësimin e detyrimeve që rrjedhin nga zbatimi i Statutit të KSSH-së dhe mbledhja e datës 06/02/2010 e Asamblesë së Përgjithëshme të KSSH-së vendosi miratimin e Rregullores së Departamentit Ekonomik të KSSH-së.

Kjo rregullore u miratua me vendimin nr. 3 datë 17/07/2010 të Asamblese së Përgjithëshme të KSSH-së.                                                    

3.U mor vendimi për riorganizimin e Federatave të KSSH-së (nga baza në qendër) në përputhje me statutin e KSSH-së dhe Strukturën organizative të miratuar në Kongresin e IV të KSSH-së.

Presidenti i KSSH                     

Kol NIKOLLAJ


Newsitem 1 till 2 out of 12 newsitems.
First page < Previous 1-2 3-4 5-6 7-8 9-10 11-12 Next > Last page

Search

Kerko per:
Advanced search

Newsletter

Enter your email address: