Protestë e fuqishme e KSSH me 1 Maj 2010 >
29.04.2010 17:00 Age: 8 yrs

Zhvillohet Kongresi i IV i Federates se Ndertimit (FSPNDISH)


Zhvillohet Kongresi i IV i FSPNDISH   Me datën 29 Prill 2010 në Tiranë, zhvilloi punimet Kongresi i IV i Federates së Sindikatave të Punonjësve të Ndërtimit, Drurit dhe Infrastrukturës Publike të Shqipërisë (FSPNISH). Në zbatim të statutit te FSPNDISH dhe te Statutit të KSSH me vendim te Asamblese së Pergjithëshme të FSPNDISH u thirr Kongresi i radhës i FSPNDISH. Kongresi analizoi veprimtarinë e deritanishme të sindikatës dhe miratoi programin dhe strategjinë e kësaj sindikate për 5 vitet e ardhëshme. Ai vlerësoi me qëndrim kritik punën e deritanishme duke arritur në konkluzionin që drejtuesit kryesor të kësaj federate nuk kanë punuar për të justifikuar besimin e anëtarësisë dhe për rrjedhojë sindiklaistet e ndertimit dhe sherbimeve publike janë ballafaquar me një serë problemesh, jo vetëm të krizës ekonomike dhe financiare, të ekonomisë informale, të shkeljeve të lirive sindikale por dhe të keqmenaxhimit të sindikatës nga lidershipi i saj i cili megjithëse ka dalë në pension është përpjekur që të vendosë federatën nën diktat personal duke mos zbatuar statutin dhe rregulloren e statutin e Federatës e të Konfederatës si dhe duke u përpjekur për ta fragmentarizuar atë për përfitime personale. Kongresi i zhvilloi punimet në prezëncën e Presidentit të KSSH Z. Kol Nikollaj, dhe të noterit publik i cili të gjithe dokumentacionin e  zhvillimit të kongresit e certefikoi si në përputhje me ligjin dhe me statutin e Federatës e te Konfederatës. Kongresi miratoi ndryshimet e reja statutore të propozuara nga komisioni i posacëm duke e perafruar statutin në përputhje me statutin e KSSH dhe te federatave te tjera simotra, anëtare të KSSH, sipas vendimeve të ndermarra dhe nga Asambleea e Përgjithëshme e kesaj federatae. Kongresi zgjodhi Asamblenë e re të FSPNDISH në përputhje të plotë me nenet perkatese te statutit te kësaj federate. Ai zgjodhi Komisionin e Auditimit dhe te Finances, Komisionin e Statutit, Komisionin e Gjykimit Disiplinor, Rrjetin e Grave dhe te Rinjeve, sipas statutit të FSPINDSH. Miratoi rezoluten përkatëse të federatës për shtrirjen e sindikates në sektorin privat, vecanërisht në sektorin e ndertimit dhe per luften ndaj informalitetit, si dhe shpalli prioritet të punës së federatës në të ardhmen, ruajtjen dhe sigurinë e shendetit në vendin e punës. Kongresi miratoi në parim të gjithë vendimet e marra nga Kongresi i IV i KSSH i cili u zhvillua me 24 nentor 2009, dhe e denoi veprimtarinë destruktive të bojkotit që në kundërshtim me statutin e Federatës dhe të KSSH lidershipi i kësaj federate i beri Kongresit të IV të KSSH. Kongresi me votim të fshehtë me propozim të Asamblesë së Përgjithëshme, mbledhja e se ciles u zhvillua me date 6 prill 2010 zgjodhi si President të kësaj Federate Z. Luan Zaza. Me këtë rast në emër të gjithë anëtarësisë së FSPNDISH Z. Luan Zaza, President i sapo zgjedhur, u angazhua për të ndryshuar gjendjen në mënyrë të shpejtë dhe për ta radhitur edhe këtë federatë përkrah federatave të tjera pararojë në gjirin e KSSH.
Newsitem 1 till 2 out of 12 newsitems.
First page < Previous 1-2 3-4 5-6 7-8 9-10 11-12 Next > Last page

Search

Kerko per:
Advanced search

Newsletter

Enter your email address: