Nënshkruhet Marrëveshja e Bashkëpunimit për PKPD >
< Seminar, Shkoder: Organizimi dhe mbrojtja e punonjësve sezonal
26.04.2017 11:11 Age: 153 days

Takim ndërmjet përfaqësuesve të lartë KSSH – ILO


Me 26.04.2017 në ambjentet e Hotel Tirana International Presidenti i KSSH-së, Z. Kol Nikollaj dhe Zëvendës Presidentja e KSSH-së, Znj. Anisa Subashi zhvilluan një takim me përfaqësues të lartë ILO-s, Z. Antonio Graziosi , Drejtor i DËT/CO Budapest, Z. Heinz Koller, Drejtori Rajonal për Europën dhe Azinë Qendrore, dhe Znj. Zhulieta Harasani, Koordinatore Kombëtare e ILO-s për Zyrën Tiranë. Z. Kol Nikollaj, në këtë takim dha një informacion të detajuar mbi KSSH-në, reformat e ndërmarra këto vitet e fundit për demokratizimin dhe zgjerimin e KSSH-së, përfshirjen e të rinjve dhe grave në të gjitha nivelet, aksionet dhe veprimtaritë si dhe prioritetet dhe axhendën e punës së KSSH-së për vitet në vazhdim. Ai kërkoi që strukturat e ILO-s në Budapest dhe Gjeneve të jenë më të vëmëndshme ndaj disa ankesave që KSSH ka dërguar në formë zyrtare dhe garantoi jo vetëm mbështetjen e KSSH-së edhe në vazhdim, por theksoi që tek KSSH , ILO do të gjejë një aleat të fortë për të gjitha cështjet me interes të përbashkët. Gjithashtu u diskutua dhe mbi Programin 5 vjeçar të Punës së Denjë dhe Marrëveshjen e bashkëpunimit mbi programin kombëtar të punës 2017-2021 që do të nënshkruhet në Ministrinë e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë ndërmjet tre-partnerëve Qeveri – Sindikata - Organizata e Punëdhënësve. Z. Koller dhe Z. Graziosi e falenderuan Presidentin e KSSH-së për informacionin, punën e bërë në KSSH dhe lëvizjen sindikale në Shqipëri si dhe bashkëpunimin e deritanishëm me ILO-n dhe premtimin për ta vazhduar këtë bashkëpunim në mënyrë sa më efektive nga të gjitha palët.
Newsitem 1 till 2 out of 12 newsitems.
First page < Previous 1-2 3-4 5-6 7-8 9-10 11-12 Next > Last page

Search

Kerko per:
Advanced search

Newsletter

Enter your email address: