< 20 Vjetori i Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë
18.01.2012 04:32 Age: 122 days
Takim ndërmjet përfaqësuesve të kompanisë së konsultimit LAWRENCE WEBB, Kompani Konsulente për projektin e Gazësjellësit Trans-Adriatik TAP për Shqipërinë dhe përfaqësuesve të KSSH-së
Tiranë, më 18.01.2012. Në selinë qendrore të Konfederatatës së Sindikatave të Shqipërsië(KSSH) u zhvillua një takim ndërmjet përfaqësuesve të kompanisë së konsultimit LAWRENCE WEBB, Kompani Konsulente për projektin e Gazësjellësit Trans-Adriatik TAP për Shqipërinë dhe përfaqësuesve të KSSH-së.
Në takim morën pjesë për KSSH-në, Presidenti i KSSH-së z. Kol Nikollaj, përgjegjësi për çështet ligjore pranë KSSH z. Edison Hoxha. Ndërsa për kompaninë konsulente të projektit TAP morën pjesë përfaqësuesit e saj z. Paul Lawrence dhe z. Bledi Çela.
Projekti TAP pritet të jetë inevstimi më madh i huaj në Shqipëri që do të sjellë gazin nga Azerbajxhani për në Europën perëndimore përmes Shqipërisë dhe detit Adriatik.
Takimi u përqendrua në impaktin social që ky projekt mund të sjellë gjatë zbatimit të tij.
Konkretisht u bisedua mbi:
- Mundësinë e garantimit maksimal të të drejtave dhe detyrimeve të punëmarrësve dhe kategorive të tjera që preken, sidomos të drejtat e kategorive të veçanta brenda tyre, siç janë grate, punonjësit e rinj, minoritetet, etj.
- Kontratat afatshkurtra dhe fleksibël, mundësitë që jep Legjislacioni Shqiptar dhe problemet që hasin sindikatat në zbatimin e tyre.
- Gjithashtu në këtë takim u diskutuan edhe mundësitë e garantimit maksimal të shëndetit dhe të sigurisë në punë për punëmarrësin që do te jenë pjesë e këtij investimi.
- Si mund të garantohen dhe realizohen të drejtat dhe detyrimet e punëmarrësve jo vetëm nga kompania TAP, por edhe nga nënkontraktorët e saj gjatë zbatimit të projektit.
- U diskuktua mbi garancinë që jep Legjislacioni Shqiptar mbi rregullimin e marrëdhënieve të punës dhe kapacitetet e institucioneve ligjzbatuese shqiptare në këtë drejtim.
- Në takim u theksua se standartet që kërkohen të arrihen në këtë projekt janë jo vetëm ato më të larta në rang legjislacioni shqiptar, por edhe në respekt të standarteve Europiane.
- KSSH në kuadër te partneritetit dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm, sugjeroi të shikohej mundësia e diskutimit të një memorandumi bashkpunimi midis KSSH dhe TAP-it, me qëllim të diskutimit të vazhdueshëm për problematika që mund të lindin në vazhdimësi gjatë zbatimit të këtij projekti dhe që hyjnë në fushën e aktivitetit të sindikatave.
Takimi u zhvillua në kuadër të një mirëkuptimi të ndërsjelltë lidhur me problematikat e trajtuara.