1 Maji 2014 - ditë manifestimi për KSSH >
< Konferencë Kombëtare “Reforma për Pensione Dinjitoze”
17.03.2014 15:30 Age: 3 yrs

Seminari përmbyllës i Projektit “Forcimi i rolit të sindikatave në mbrojtje të drejtave sociale dhe ekonomike të punonjësve shqiptar”


Më datë 17 Mars 2014, Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë (KSSH), në ambjentet e Qendrës së Trajnimit dhe Studimeve Sindikale të Shqipërisë (QTSSH), salla “Carlo Colli”, organizoi seminarin përmbyllës të Projektit Forcimi i rolit të sindikatave në mbrojtje të drejtave sociale dhe ekonomike të punonjësve shqiptar”. Në kuadër të përfundimit të projektit 2 vjeçar të bashkë-financuar nga Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë (KSSH), CISL- ISCOS Marche onlus, Rajoni Marche në Itali dhe QTSSSH, u bë një analizë e punës dyvjecarë, arritjet e deritanishme, si dhe propozime për të vazhduar dhe zgjeruar edhe në rrethe të tjera të Shqipërisë punën e nisur gjatë këtij projekti në katër Zyrat Ligjore të hapura në Tiranë, Durrës, Shkodër dhe Fier.

Në mbylljen e këtij projekti morën pjesë gjithë lidershipi i Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë, Z. Dino Lorimer, Përfaqësues i ISCOS Marche onlus dhe Rajonit të Marches në Shqipëri,  Z. Gualtiero Biondo, Drejtues i  Zyrës Ligjore Kombëtare të CISL-it, Znj. Arjana Gaçi, Eksperte ligjore dhe Lektore e QTSSSH-së.

Aktivitetin e hapi dhe moderoi Znj. Anisa Subashi, Drejtore e QTSSSH-së, duke falenderuar gjithë pjesëmarrësit dhe vlerësoi arritjet mjaft pozitive të këtij projekti, i cili ka dhënë një kontribut mjaft të vlefshëm për KSSH-në dhe anëtarët e saj në vecanti, por edhe për gjithë puntorinë shqiptare, pasi katër zyrat ligjore të KSSH-së kanë qënë dhe janë jo vetëm një derë e hapur për të gjithë punonjësit në Shqipëri, por edhe përfaqësuese dhe mbrojtëse të flakta të të drejtave dhe interesave të tyre. Ajo theksoi se ky projekt ka ndihmuar dhe ka dhënë kontribute mjaft të vlefshme në tre drejtime të rëndësishme: në ngritjen e kapaciteteve informuese duke e ndërthurur në cdo hap me eksperiencën dhe ndihmën e ekspertëve italianë në këtë fushë; me hapjen e katër zyrave ligjore, të cilat kanë shtrirë departamentin juridik të KSSH-së edhe më afër punëtorëve shqiptar dhe ndërmarrjeve; si dhe ka bërë të mundur gjatë vitit 2013 bërjen e tre studimeve 2 vjecare dhe publikimin e tyre, të cilat janë në fusha shumë të rëndësishme si: “Reforma për Pensione Dijnitoze”, “Manual për të drejtat dhe detyrimet në marrëdhëniet e punës” dhe “Ecuria gjyqësore e konflikteve të punës në Tiranë dhe Shkodër për periudhën 2002 – 2013”.

Z. Kol Nikollaj, President i KSSH-së, theksoi rëndësinë që ka pasur ky projekt, si një nisëm jo e re, pasi themelet e saj ishin hedhur që para katër vitesh në konsultat e përbashkëta me anëtarin e nderit, mikun, bashkëpunëtorin, kolegun, mësuesin, njëriun që kontribuoji dhe i kushtoi jetën e tij sindikalizmit dhe për më shumë se 10 vjet atij shqiptar, të ndjerit Carlo Colli. Për KSSH-në ky projekt ishte mjaft i rëndësishëm pasi e vendosi atë në një stad të ri në marrëdhënie me anëtarët e saj dhe me punëtorinë në përgjithësi duke iu kryer atyre shërbime dhe shërbesa falas nëpërmjet këtyre katër zyrave ligjore në Tiranë, Durrës, Shkodër dhe Fier.

Z. Dino Lorimer, Përfaqësuesi i ISCOS Marche onlus dhe Rajonit të Marches në Shqipëri, solli përshëndetjet më të ngrohta të Sekretarit të Përgjithshëm të CISL-it të Rajonit Marche dhe President i ISCOS Marche Onlus, Z. Stefano Mastrovincenzo, i cili i uronte suksese të mëtejshme KSSH-së në punën mjaft positive të bërë deritani por dhe hapat qe ajo ka ndërmarrë për të përmirësuar punën dhe imazhin e saj gjithmonë duke i shërbyer dhe në interes të anëtarëve të saj. Ky projekt tregon punën e palodhur të liderave të KSSH për ta bërë atë një Sindikatë të punëtorëve dhe për punëtorët. Z. Lorimer theksoi se tashmë janë të gjitha mundësitë që këto zyra ligjore të vazhdojnë punën e tyre të nisur dhe KSSH-ja ta shtrijë punën e saj duke hapur zyra të tjera edhe në rrethe të tjera të Shqipërisë për të qënë më afër punëtorëve dhe problemeve të tyre.

Z. Edison Hoxha, Shef i Departamentit Juridik të KSSH-së nëpërmejt referimit “Eksperienca e Zyrave Ligjore në Tiranë, Durrës, Fier dhe Shkodër” dha një panoramë të punës dhe arritjeve gjatë dy viteve duke evidentuar me shifra konkrete gjithë aktivitetin e këtyre zyrave, cështjeve të mbrojtura, problematikën e trajtuar, pengesat dhe vështirësitë gjatë këtyre proceseve, si dhe përfitimet në vlera monetare të marra nga punonjësit e përfaqësuar. Ai bëri një bilanc të mundësive dhe realiteteve që ekzistojnë ndërmjet sindikatave dhe punëdhënësve, për të organizuar më mirë procedurat e parandalimit të konflikteve të punës, por edhe kur ato ndodhin evitimin e tyre me sa më pak pasoja dhe kosto sa më të ulta. Z. Edison Hoxha kërkoi që Federatat e Profesionit dhe Sindikatat e Territorit dhe Ndërrmarjes duhet të jenë më bashkëpunuese në zbatimin korrekt të Kontratave Kolektive, me qëllim që të ketë një zbatueshmëri ligjore të kënaqshme dhe eleminim të kundërshtive në marrdhëniet e punës.

Znj. Arjana Gaçi, eksperte ligjore dhe lektore e QTSSSH-së, bëri një paraqitje të Studimit “Ecuritë gjyqësore të konflikteve të punës në Gjykatat e Rrethit Tiranë dhe Shkodër për periudhën 2002-2013”.  Ajo shpjegoi qëllimin e këtij studimi, i cili ka të bëjë me analizimin dhe shqyrtimin e praktikës gjyqësore për një periudhë 10 vjecare në rastet e konflikteve të marrëdhënieve të punës dhe evidentimin e problematikave që dalin. Studimi jep një informacion të plotë të gjithë praktikave gjyqësore gjatë këtyre 10 viteve, ecuritë e tyre dhe mënyrat e përfundimit. Në këtë studim bëhet një analizë e hollësishme, por në të njëjtën kohe jepet edhe një informacion për lexuesit se si duhet të veprojë në raste të shkeljeve të të drejtave të tyrë.  

Z. Gualtiero Biondo, Drejtues i  Zyrës Ligjore Kombëtare të CISL-it, si pjesëmarrës gjatë gjithë implementimit të projektit në këto dy vite, së pari ka përgëzuar të gjithë arritjet pozitive të bëra nga KSSH-ja dhe evidentoi ndryshimet e mëdha që ka pësuar sistemi juridik i KSSH-së në drejtim të mbrojtjes ligjore të punëtorëve gjatë këtyre dy viteve. Njëkohësisht ai vuri në dukje se këto zyra, jo vetëm kanë shërbyer për të mbrojtur punëtorët nga ana ligjore, por ato kanë dhënë kontribut edhe në drejtim të hartimit dhe përafrimit të legjislacionit me atë të Bashkimin Europian (kontributi për ndryshimet në Kodin e Punës, për aktet nënligjore të ligjit për Sigurinë dhe Shëndetin ën Punë, si dhe implementimit të rreth 20 Direktivave të BE ).
24.06.2016

25 vjet KSSH


Newsitem 1 till 2 out of 11 newsitems.
First page < Previous 1-2 3-4 5-6 7-8 9-10 11-11 Next > Last page

Search

Kerko per:
Advanced search

Newsletter

Enter your email address: