Konferencë kombëtare: “Efektet e rritjes së pagës minimale në ekonominë shqiptare” >
< KSSH përfshihet në projektin e financuar nga BE dhe implementuar nga ILO nëpërmjet RCC (Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal)
20.08.2016 00:00 Age: 310 days

Sekretari i Përgjithshëm i Sekretariatit Europian të sindikatave INDUSTRIALL, z. Luca Triangle, viziton KSSH-në


Më datë 18-19 gusht 2016, Sekretari i Përgjithshëm z. Luca Triangle i Sekretariatit Europian të sindikatave INDUSTRIALL, me qendër në Bruksel, vizioi KSSH-në dhe 2 sindikatat anëtare të saj, Federatën e sindikateve të Industrise, dhe Federaten e sindikatave te Tekstilit dhe artizanatit. Presidenti i KSSH-së z. Kol Nikollaj, dhe e gjithë Presidenca Ekzekutive e KSSH-së mirëpritën Z. Luca Triangle. Ne takimet e zhvilluara z. Nikollaj dhe stafi i tij i uruan mirëseardhjen dhe e njohën mikun europian me aktivitetin e kontributin që KSSH ka ndërrmarre dhe po jep në kuadër të proçeseve integruese që vendi ynë po ndërmerr për pranimin e kërkesës së Shqipërisë për anëtarësimin në BE. Z. Triangle shprehu bindjen e tij të plotë se shumë shpejt Shqipëria do të jetë anëtare e BE-së dhe ai theksoi rolin e madh që sindikatat kanë dhënë dhe do të japin në të gjitha proçeset integruese dhe proçeset demokratizuese të Shqipërisë, duke qenë kontributor social me ndikim të fuqishëm në jetën publike. Ai premtoi që në takimet që do të zhvillojë dhe në raportin që do të paraqesë në Këshillin Ekonomik Social në Bashkimin Europian si dhe komisionerët për integrimin e Ballkanit perëndimor do të theksojë kontributin e KSSH-së i cili është vlerësuar dhe nga vendimmarrja dhe politika shqiptare duke e përfshirë KSSH-në si të vetmen Sindikatë shqiptare në Këshillin e Integrimit Europian që funksionon pranë Parlamentit shqiptar. Z. Luca u informua dhe për proçeset demokratike të ristrukturimit organizativ që KSSH ka marrë ndër vite. Z. Triangle gjithashtu u informua dhe për rezultatet konkrete të veprimtarisë sindikale që KSSH organizon në veprimtaritë e saj të përditshme, kryesisht në drejtim të zhvillimit të një dialogu social konstruktiv e produktiv, të një kontraktimi profesional, bashkëpunimit me shoqërinë civile dhe partitë politike, të bashkëpunimit ndërmjet sindikatave, dhe me sindikatat e tjera brenda dhe jashtë vendit, dhe veçanërisht në kërkesën që KSSH ka aktualisht ndaj qeverisë shqiptare për rritjen e pagave minimale mbi 20%. Një takim të frytshëm, z. Triangle pati dhe me Asamblenë dhe Federatën e Sindikatave të Punonjësve të Industrisë së SHqipërisë - FSPISH, me Sekretarin e Përgjithshëm të saj z. Taf Koleci dhe me Sekretarin e Përgjithshëm të Federatës së Tekstil Artizanatit z. Hajdar Kanani. Kolegu nga strukturat sindikale Europiane u njoh me rezultatet konkrete dhe me sfidat e përditshme të punonjësve të industrisë se Shqiperise veçanërisht atyre të minierave të energjisë, metalurgjisë, punonjësit e manifakturave, fasonerive, call centers etj. Në këtë takim një theks të vaçantë u vendos në problematikat që trajtuan punonjësit e Armos në industrinë e naftës të cilët prej 12 muajsh janë pa paguar. Falë presionit dhe ndërhyrjes sindikale tashmë puna po shkon drejt normalizimit, kanë filluar rregullisht pagesat mujore dhe po zhvillohen proçeset gjyqësore për të perfituar pagat e prapambetura. Fatmirësisht kjo vizitë koinçidoi me vizitën e z. Pevrul Kavlak president i TURK-METAL anëtare e TURK – IŞ. Ai u ftua z. Taf Koleci Sekretar i Përgjithshëm i FSPISH. Z. Kavlak u takua me sindikalistë të industrisë dhe me disa punëdhënës industrialist turq që FSPISH ka kontratë kolektive. Ai zhvilloi një vizitë dhe në selinë e KSSH - së dhe u njoh me të gjitha veprimtaritë sindikale të kësaj organizate. Z. Nikollaj në emër të KSSH-së e falenderoi z. Kavlak për kontributin dhe ndihmën e bashkëpunimit që TURK METAL dhe FSPISH kanë konkretizuar me nënshkrimin e një marrëveshjeje dypalëshe bashkëpunimi në kuadër të organizimeve rajonale Euro-Aziatike sindikale. Në saj të kësaj marrëveshjeje vetëm gjatë këtij viti janë trajnuar dhe kualifikuar në Ankara 60 sindikalistëe nga FSPISH. Z.Triangle në kuadër të kësaj vizite takoi dhe përfaqësues të qeverisë shqiptare dhe punëdhënës që mbulojnë sektorin e marrëdhenieve industriale. Ai u prit nga Zv/Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë znj. Bardhylka Kospiri. Znj. Kospiri e njohu kolegun e sinditikatave Europiane me frymën e mire të bashkëpunimit dhe përfshirjen e sindikatave nga ana e qeverisë në vendimmarrje. Ajo shpjegoi marrëdheniet konstruktive që kjo Ministri ka me sindikatat në tëresi e veçanërisht me KSSH-në e cila përfaqëson mbi 60% të punëtorëve shqiptarë me kontrata kolektive dhe është sindikata mazhoritare në të gjithë Këshillat trepalësh e Bordet Administrative përfshirë dhe Këshillin Kombëtar të Punës ku KSSH përfaqësohet me 5 anëtarë dhe Federata e Industrisë është anëtarja më e vjetër që e shoqëron këtë Këshill që në themelimin e tij. Z. Triangle u takua dhe me Zv/Ministrin e Industrisë dhe Energjitikës z. Gezim Musabelliu i cili shprehu gadishmërinë e strukturave Europiane sindikale për të mbështetur sindikatat dhe qeverinë shqiptare në proçeset e integrimit europian. Në këtë takim u diskutua dhe për marrëdheniet industriale të punës në shkallë europiane sidomos në sektorët e Energjitikës, Telekomunikacionit ku Shqipëria është aktive dhe një ndihmesë mjaft të madhe kanë dhënë dhe sindikatat. Njëkohesisht bashkëbiseduesit ndanë qendrime të njejta dhe për shtrirjen sëshpejti të sindikatës së industrisë në sektorin e gazit nëpërmjet gazësjellësit TAP që tashmë ka filluar punë në Shqipëri, dhe kontaktet e para janë të mira ndërmjet sindikatës së Industrisë dhe administratorëve të TAP. Në kuadër të kësaj vizite z. Musabelliu kontaktoi dhe me punëdhënës direkt që FSPISH ka kontratë kolektive si me OSSHE, KESH, KURUM INTERNATIONAL, BALFIN GROUP etj.

Search

Kerko per:
Advanced search

Newsletter

Enter your email address: