- Me date 17 Mars 2011, Sindikata e Sherbimeve Policore te Shqiperise ka kerkuar publikisht ne median e shkruar se “kush ishte eprori i drejtorit te pergjithshem te burgjeve” dhe deri me tani nuk kemi marre pergjigjen e duhur .
- Nisur nga kjo dhe per t’i ardhur ne ndihme ketij institucioni te lene jetim nga shteti, Keshilli Drejtues i Sindikates ka vendosur qe te ndale shkeljen e ligjit dhe diskriminimin e Punonjesve te Policise se Burgjeve nga Drejtori Pergjithshem i Burgjeve.
Me date 9 Prill 2011 Sindikata fillon PROTESTEN e saj te Ligjshme para dyerve te “prones” se Gaz Dibres , e motivuar qe te nise nje rruge e re ligjore e demokratike per kete Institucion te Rendesishem Shteteror.
Kerkesat e shumta qe I kemi derguar Drejtorise se Pergjithshme te Burgjeve, Ministrise se Drejtesise, Ministrise se Punes dhe zotit Kryeminister nuk kane gjetur zgjidhjen e pritshme per mijera antare te Sindikates qe jane Punonjes te Policise se Burgjeve.
Punonjesi I Policise se Burgjeve:
- nuk merr page te denje per detyren qe kryen dhe sipas veshtiresise se sektoreve,
- nuk merr pagen mujore te plote , per faj te finances dhe shefave te korruptuar , (raste ne burgun Lezhe dhe gjetiu)
- nuk merr uniforme e veshje policore prej disa vitesh,,
- nuk behet transparenca e pages per cdo punonjes ne fund te muajit kalendarik,
- nuk perfiton trajtim ushqimor edhe pse per kete qellim ka nje VKM,
- nuk merr kompensim transporti per vajtje-ardhjet ne pune,
- nuk paguhen normalisht oret e gadishmerise,ditet e festave .
- nuk ka marre fund odiseja e transferimeve te policeve nga nje burg ne tjetrin,
- nuk perfiton shtese ne page dhe grade sipas ligjit nr.10032 te vitit 2008 por vetem sipas VKM nr.1061 te Korrikut 2010. Mbahen padrejtesisht perfitimet financiare qe nga Janari 2009 deri ne Korrik 2010.
- nuk kryhen kontrolle mjeksore 2 here ne vit per cdo punonjes sipas ligjit,
…… dhe me kryesorja Punonjesit e Policise se Burgjeve nuk kane Kontrate Kolektive Pune , kur kjo kerkohet nga te gjithe antaret e sindikates qe prej vitit 2008.
Me date 9 Prill 2011 Sindikata jone do t’i thote JO pushtimit te burgjeve nga antiligji dhe korrupsioni. Kemi marre te gjitha masat qe Protesta te jete e vezhguar nga organizmat nderkombtare ne vend dhe qe do vijne nga jashte.
Sindikata ka njoftuar Ambasaden e SH.B.A. dhe Ambasaden e B.E. ne Tirane per gjendjen e veshtire ne Policine se Burgjeve dhe kemi kerkuar mbrojtje per Antaret e Sindikates qe do jene pjese e Protestes.
Qeveria ka kohen e mjaftueshme qe te marre ne konsiderate kerkesat tona dhe te realizoje ato deri ne daten e caktuar per Proteste.
-Per Qeverine ka me shume rendesi nje Drejtor-Pronar sesa 3800 punonjes policie !
-Policia Shqiptare e Burgjeve eshte ne Europe dhe jo ne Libi e Lindje te Mesme!
-Ne jemi te vendosur ne kerkesat tona dhe ne zbatimin korrekt te Ligjit !
KESHILLI DREJTUES I SINDIKATES SE SHERBIMEVE POLICORE TE SHQIPERISE