Zhvillohet Mbledhja e Asamblesë së Përgjithëshme të KSSH. 17 Korrik 2010 >
< Zhvillohet Kongresi i IV i Federates se Ndertimit (FSPNDISH)
01.05.2010 17:00 Age: 7 yrs

Protestë e fuqishme e KSSH me 1 Maj 2010


Protestë e fuqishme e KSSH me 1 Maj 2010   Në bulevardin kryesor të Kryeqytetit Tiranë me 1 Maj 2010 qindra sindikalistë nga Tirana, por dhe përfaqësues nga rrethet Shkoder, Elbasan, Bulqizë, Fier, etj. kanë protestuar para godinës së Kryeministrisë. Kerkesat kryesore të sindikalistëve protestues kanë qënë per punësim, paga me te larta, nderhyrjen per te mos lejuar rritjen drastike te cmimeve, per përmirësim të kushtëve të punës e jetesës, për punë e jetë dinjitoze, për pranimin nga ana e qeverisë të dialogut social dhe negocimit me sindikatat ne kuadrin e partneritetit social, etj. Këto kerkesa shpreheshin qartë në përmbajtjen e parullave që sindikalistet mbanin në duar. Kerkesë tjetër e rëndësishme ishte për nderhyrjen e qeverisë dhe marrjen e masave për eleminimin e pasojave negative per punëtorët si rezultat i krizës ekonomike dhe financiare e cila ka prekur dhe vendin tonë, ka ulur prodhimin, ka shkurtuar vendet e punes, ka ulur dergesat e emigrantëve, ka rritur cmimet, varferinë, etj. Këtë 1 maj protesta e sindikalistëve ka mbështetur edhe protestat e opozitës e cila kishte shumë kerkesa të njëjta me ato të punëtorëve dhe në interes të shtresave në nevojë. Në manifestim ka marrë fjalën Kryetari KSSH Z. Kol Nikollaj, dhe shumë lider të Federatave, sindikatave te profesionit, e sindikalistë përfaqësues të punëtorëve, përfaqësues të sindikatave të ndryshme sipas profesioneve e rajoneve te ndryshme te vendit.
Newsitem 1 till 2 out of 12 newsitems.
First page < Previous 1-2 3-4 5-6 7-8 9-10 11-12 Next > Last page

Search

Kerko per:
Advanced search

Newsletter

Enter your email address: