Fjala e presidentit të KSSH z. Kol Nikollaj, me rastin e 25 vjetorit të themelimit të KSSH-së >
< Zhvillohet mbledhja e Asamblesë së Përgjithshme të Federatës së Sindikatave të Punonjësve të Arsimit, Edukimit dhe Shkencës së Shqipërisë (FSPAESH), anëtare e KSSH-së.
20.05.2016 11:00 Age: 345 days

Naftëtarët protestojnë në Tiranë

Federata e Sindikatave te Industrise me mbeshtetjen e KSSH po organizon nje proteste 3 ditore ne Tirane, para parlamentit, Keshillit Ministrave, dhe Ministrive perkatese te linjes ne mbeshtetje te 1200 punetoreve te ARMOS (Kombinati i rafinerise se Naftes) te Ballshit. Sindikata jone prej 9 muajsh eshte e perfshire ne levizje, aksione sindikale si protesta, greva, mitingje te organizuara ne Ballsh, Fier, Tirane e anasjelltas, jane zhvilluar nje sere debashtesh dhe ballafaqimesh me te gjitha strukturat e pushtetit vendor e qendror, dhe me Kryeministrin e Shqiperise Z. Edi Rama. Ky problem eshte trajtuar disa here ne takimet e KSSH me qeverine, dhe me Ministra te vecante te saj, si dhe eshte bere objekt diskutimi ne dy mbledhjet te Keshillit Kombetar te Punes. Fatkeqsisht situata po mbetet akoma e pazgjidhur, dhe naftetaret jo vetem po hedhin sinjalin "SOS" por arrijne ne kufjte limit te durimit dhe po luftojne me ekzistencen e tyre, pasi jane 9 muaj pa u paguar, dhe te braktisur nga pronari i tyre dhe shteti i tyre. Naftetaret dhe Konfederata e Sindikatave te Shqiperise denoncojne korrupsionin dhe trafikun e influencave politike ne privatizimin dhe menaxhimin e kesaj kompanie, qe eshte lider dhe e vetme ne tregun e naftes ne Shqiperi, nga ish qeveria Berisha dhe vazhdimin po me te njejten indiference te pashpjegueshme nga qeveria Rama, e cila kishte premtuar zgjidhje te menjehershme te kesaj situate ne favor te ligjit dhe te punetoreve. Kompania ka falimentuar prej 9 muajsh. Pronaret jane larguar ne drejtim te paditur jashte Shqiperise dhe punetoret jane pa u paguar dhe cuditerisht shteti nuk merr asnje mase qofte edhe per taksat e veta te cilat nuk i ka grumbulluar. Organet ligjzbatuese te shtetit po u hedhin hi syve qytetareve me "tollumbacet e pergjimit". Me gjithe kerkesat tona te here pas hershme ata nuk marrin nje hetim qofte dhe kryesisht te mbeshtetur mbi akuzat e punetoreve dhe te shtypit e medias. Per kete katastrofe ekonomike dhe korruptive qe eshte kryer ne vite me radhe ne Industrine e Naftes. Investitoret vendas dhe te huaj ne kete sektor strategjik kane manipuluar nen hunden e shtetit ose me bekimin e shtetareve me bilancat e tyre ekonomike dhe financiare, duke mos i paguar asnje qindarke shtetit por edhe duke marre me qindra e miliona euro kredi nga disa banka brenda dhe jashte Shqiperise, dhe ne menyre manipulative duke vendosur si kolateral kete uzine apo asetet e saj. Shteti megjithese ka 15% te aksioneve eshte treguar dhe vazhdon te tregohet i paafte per te nderhyre. Sindikata e naftetareve e mbeshtetur nga KSSH, nga qytetaret e Tiranes dhe nga shume organizata te shoqerise civile (ku gjejme rastin ti falenderojme ato) jane te vendosur te mos terhiqen derisa qeveria dhe parlamenti te vendosin me urgjence dhe prioritet per gjendjen e metejshme te fatit te kesaj uzine dhe te ketyre 1200 punetoreve. Propozimi dhe kerkesa jone e unifikuar me ate te punetoreve eshte e panegociueshme, ligjore, logjike dhe e arsyeshme. Ne kerkojme ristrukturimin urgjent te kompanise me vendim gjykate te pershpejtuar duke paguar punetoret si prioritet i pare dhe duke e vendosur uzinen ne nje regjim te perkohshem emergjent administrimi ne duart e nje taksforce te ngritur nga shteti me vendim parlamenti, derisa te zgjidhet defetinivisht problemi i rishtetezimit te saj apo i nje riprivatizimi duke rivetalizuar aksionet e duke i nxjerre ato ne treg ne nje periudhe te mevonshme e te stabilizuar.



24.06.2016

25 vjet KSSH


Newsitem 1 till 2 out of 11 newsitems.
First page < Previous 1-2 3-4 5-6 7-8 9-10 11-11 Next > Last page

Search

Kerko per:
Advanced search

Newsletter

Enter your email address: