Foto nga zhvillimi i punimeve te Kongresit te IV te KSSH >
< Manifestim i fuqishem proteste i KSSH per te mos lejuar shtetezimin e pronave te sindikatave nga Qeveria
06.12.2010 10:33 Age: 6 yrs

Prononcimi i KSSH në lidhje me shtetëzimin e pronave të sindikatave


Prononcimi i KSSH në lidhje me shtetëzimin e pronave të sindikatave     KSSH denoncon me forcë projektligjin që Qeveria shqiptare kërkon të kalojë në Parlament për shtetëzimin e pronave të sindikatave. Vetështetëzimi si një teori dhe praktikë antidemokratike dhe antipunëtore nuk do të njihet dhe nuk do të lejohet të kryet nga ana jonë. Dekreti i Presidentit nr. 204 dt 05.06.1992 ka bërë rregullimin ligjor të pronës së ish Bashkimeve Profesionale, duke e kaluar atë në administrim të sindikatave si të vetmet trashëgimtare të pronave të Bashkimeve Profesionale ashtu sic u veprua në të gjithë europën post komuniste. Këto prona janë ndërtuar jo me paratë e buxhetiti të shtetit komunist por me kontributet e punëtorëve që derdhnin në arkën e Bashkimeve Profesionale. Qeveria e atehershme në mënyrë të qëllimshme nuk e kundërfirmoi dekretin dhe nuk e kaloi në parlament dhe ish- Presidenti i asaj kohe bëri rolin e të paditurit ashtu sic bëri për të gjithë piramidat financiare të asaj kohe. Eshtë dashur ndërhyrja e sindikatave dhe vecanërisht mbështetja e faktorit ndërkombëtar sindikal e politik që parlamenti i vitit 1998 me ligjin nr. 8340 të rregullojë pasojat që kanë rrjedhur nga ky dekret nul, dhe po në ligjin 8340/1 të njohë pasurinë e ligjshme të- sindikatave duke i bërë ato pronare njëherë e përgjithmonë. Duke ligjëruar ndarjen e vitit 1992 me të vetmin kufizim mosndryshim destinacioni dhe mostjetërsim deri në vitin 2020. Kjo u kërkua nga vetë sindikatat si një politikë e ndjekur për të gjithë privatizimet e bëra në Shqipëri. Prandaj në përputhje të plotë me Kushtetutën e Shqipërisë- dhe legjislacionin kombëtar dhe ndërkombëtar të pranuara nga shteti ynë, sindikalistët e kanë fituar pasurinë e plotë të ligjshme mbi këto pasuri që në vitin 1998. I vetmi mjet ligjor që e humb pasurinë e sindikatave mbi këto prona është shpronësimi për interes publik kundrejt shpëblimit. Në rastin konkret nuk ka asnjë interes publik që kjo të bëhet. Sipas Kushtetutës së  RSH e ligjit civil shqiptar mënyrë tjerër është dhe konfiskimi që bëhet kur kryhet vepra penale të vecanta për këtë le të veprojë qeveria, por duket që i ka duart brenda e i digjen. Tjetër mënyrë nuk ka dhe nuk njihet në shtetin demokratik pasi ligji i vitit 1998 që ka njohur dhe bërë të ligjshme pasurinë e sindikatave mbi këto pasuri, ka sjellë pasoja tashmë në zbatimin e tij 10- vjecar. Këto janë të drejta të fituara dhe nuk mund të mohohen më- nga askush pasi shtetin ligjor e karakterizon siguria juridike dhe rendi juridik, si ndryshime thelbësore nga shteti diktatorial të cilin ne e njohim mirë dhe fatkeqësisht po përballemi dhe sot me reminishencat e tij. Këto janë parime themelore të cilat dhe nëqoftëse anashkalohen nga ne si indiferentë apo nga qeveria si e korruptuar dhe e papërgjegjëshme nuk na lejon Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut apo Gjykata e Strasburgut të cilat tashmë janë gardianet e pakalueshme për të drejtat e pronës. Me hipokrizi Ministri i Drejtesise ne propozimin dhe hartimin e ketij ligji niset nga pershkrimi historik i akteve ligjore dhe nenligjore qe kane dale ne vite, por duke i marre ato te shkeputura nga njera tjetra dhe ne objekt dekretin 204 te vitit 1992 dhe jo ligjin e vitit 1998 i cili e ka shfuqizuar kete dekret nul dhe ka rregulluar pasojat qe kane ardhur nga zbatimi i tij. Detyrimisht kjo nuk mund te perseritet me sa here hapen orekset qeveritare per te perfituar ne menyre te paligjeshme dhe abvuzive prona dhe troje ne bregdet per miqte e tyre familjar apo politik brenda apo jashte Shqiperise. Ligji 8340/1 dt. 5/5/1998 eshte ligji i vetem ne fuqi qe rregullon dhe zgjidh ne menyre perfundimtare dhe juridike statusin juridik te sindikatave si pronare te ligjshem te pronave te fituara si trashegimtare te ish Bashkimeve Profesionale. Ky ligj eshte i miratuar ne Parlament i firmosur nga Presidenti i Republikes me dekretin 2090 dt 12/5/1998, i botuar ne fletoren zyrtare, dhe nuk ka asnje nen te tij si ne fryme dhe germe per germe qe te shprehet si ligj i ndermjetem apo tranzitor. Ai vendos rregull perfundimtar definitiv. Klauzola se: Pasuria e paluajteshme e perfituar nga sindikatat ne baze te ketij ligji nuk mund te tjetersohet deri ne vitin 31/12/2020 eshte nje klauzole e cila ka shoqeruar te gjitha ligjet e transformimit pronesor ne Shqiperi dhe nuk ka te beje aspak me ligjin ne teresi si nje ligj teresor. Ky ligj zgjidh njehere e perfundimisht tirullin e pronesise per sindikatat duke bere ato pronare jo vetem te objekteve por edhe te trojeve funksionale te tyre dhe duke e percaktuar se keto troje konsiderohen prone e zene dhe ish pronaret kompensohen sipas ligjit nr 7698 dt 15/4/1993 per kthimin dhe kompensimin e ish pronareve duke i dhene ketij problemi nje zgjidhje perfundimtare ligjore. Synimi i Qeverise eshte qe te penalizoje sindikatat si shtylla me e forte e shoqerise civile qe ben presion per demokratizimin e shoqerise dhe ti kunderveje ato me pronaret e ligjshem qe gjoja keto prona po perdoren per kompensimin fizik te tyre. Ky eshte nje mashtrim tjeter si ato te „lugeve e vaskave te florinjta“, apo si ajo e pronave qe po ju merren pronareve ne fshatrat turistike e jo me tu japi pronat e sindikatave te cilat kane me dhjetra pronar te mbivendosur e te fallsifikuara ne formen me monstruoze. Shfuqizimi i ligjit te vitit 1998 nuk mund te ndodhi sepse ky ligj duke bere pronare te ligjeshme sindikatat ka krijuar pasoja qe nuk mund te riparohen me per se dyti me te njejtin ligj. Kjo jo vetem prish sigurine e rendin juridik por e kthen ligjvenesin ne nje pozicion qesharak qe edhe me njohurite me elementare juridike nuk munhd te veprohet ne menyre te tille. Ky ligj nuk ka asnje lidhje me „ligjet e shfuqizuara te policise elektrike“ apo policise financiare qe u referohet per analogji Ministri Alibeaj, te cilat rregullonin mardhenje juridike te strukturave shteterore dhe jo marredhenje prone. Fitimi i titullit pronar ne vitin 1998 nga sindikatat nuk mund te ndryshoje pasi prishet siguria rendi juridik per nje te drejte te fituar me ligj. Ligjvenesi e ka ezauruar edhe njehere shfuqizimin e ketij ligji ne vitin 1998 dhe ka rregulluar pasojat qe rrjedhin nga ky shfuqizim. Kjo nuk mund te vazhdoje ne menyre ciklike. Menyra e rregullimit te pasojave juridike ne menyre te riperseritur eshte ne kundershtim me sindikatat dhe interesat e tyre te cilat ne asnje rast si grupe ineresi qe preken direkt nuk jane pyetur por injorohen ne menyren me banale. Vetem KSSH me ligjin e vitit 1998 është bërë pronare e 40 % të pronave të trashëguara nga ish bashkimet profesionale. Sot ajo posedon rreth 23 % të objekteve dhe më pak se 13 % të truallit. E gjithë pjesa tjetër ka qenë lojë bixhizi me aktorë nga drejtësia dhe Ekzekutivi i Qeverisë“Berisha“ duke pronesuar pseudopronar me suport politik nepermjet vertetimeve te faktit apo vertetimeve te krypleqesise. Të gjithë këto pasuri janë tjetërsuar ne ëmër të kthimit dhe kompensimit të pronave me një praktikë fallsifikimesh që me gjithë insistimin tonë ka qenë e pamundur që shkaktarët të ishin vënë përpara përgjegjësisë pasi ata janë të veshur me pushtet. Duke filluar qe nga Shkodra, Lezha (Shengjini), Durres, Vlore, Dhermi, Sarande, Pogradec, Korce, Tirane pronat e sindikatave jane cenuar dhe pervetesuar padrejtesisht nga pseudopronar me suport politik. Ne jemi të bindur se kjo inisiativë jo vetëm është hakmarrje primitive për mosmbështetje të sindikatave në fushatën zgjedhore për partitë në pushtet megjithëse u kërkua një gjë e tillë. Kjo synon dhe fshehjen e së vërtetës mbi bakërdinë që është bërë mbi këto pasuri nga segmente të pushtetit dhe vecanërisht nga njerëzit pranë kryeministrit. Ata po përpiqen që dhe këto pasuri që sindikatat i kanë ruajtur dhe mbrojtur dhe me nje sakrifice te kushtueshme t’i vjedhin me ligj dhe pastaj t’jua japin  me 1 Euro ndonjë Fasllici dhe që është  projektuuar që tani së bashku me projektligjin. Do t’ju sjellë vetëm një shembull: Me një dokument të fallsifikuar të ish drejtorit të antikorrupsionit  që sot është autor i këtij ligji të famshëm dhe të një ish avokati që sot është prokuror të cilit nga Drejtoria e Verifikimit te Pasurive ju zbuluan 700 mijë euro pronë e padeklaruar në pronat e sindikatave. Janë hequr padrejtësisht si pronë- e KSSH-së- 6 objekte pushimi dhe 4,1 ha truall turistik në Shëngjin. Me gjithë denoncimet e herëpasehershme tonën është e hapur ceshtja në Prokurorinë e Tiranës. Ka mbi 5 muaj që Këshilli i Ministrave  nuk i jep dokumentet prokurorisë së Tiranës për hetim. Mendoni vetë se cfarë shteti dhe cfarë zbatim ligji kemi. Megjithatë ne jemi të hapur për të bashkëpunuar, por vetëm kur qeveria të ketë seriozitet dhe pa hile dhe të vetepastrohet së pari nga korrupsioni dhe fallsifiki i mashtrimi me pronat në përgjithesi e pronat e sindikatave në vecanti. KSSH të gjithë pronat që ka sipas ligjit i ka mirëadministruar dhe i përdor në shërbim të lëvizjes sindikaliste. Qellimi i perdorimit eshte qe ato ti vijne ne ndihme dhe te mbeshtesin financiarisht gjithe levizjen sindikale punetore ne te gjithe Shqiperine per qellime organizimi te aktiviteteve edukuese, trainuese, kualifikuese duke organezuar seminare, kongrese, veprimtari kulturore, argetuese e te tjera te kesaj natyre si dhe cdo veprimtari tjeter qe lidhet me veprimtarite kryesore te sindikatave si pushimet per punetoret, minatoret, metalurget, invalidet, pensionistet, femijet e te reneve ne pune etj. Keto prona posedohen e administrohen nga sindikatat prej 20 vitesh. Duke pare gjendjen e tyre qe ne vitet 90 ishin pothuajse te degraduara dhe jashte funksioneve per qellimet e levizjes sindikale dhe shkaterrimet nga trazirat e vitit 1997 KSSH eshte perpjekur qe me forma dhe metoda te ligjeshme ti riveje ato ne pune duke investuar sasira te konsiderueshme monetare ne bashkepunim me investitor vendas te cilet operojne ne fusha te turizmit te medias e te kultures qe keto objekte te administrohen ne perdorim te perkohshem nga ata duke investuar ne rikonstruksionin e tyre dhe duke ruajtur qellimin e perdorimit, e Konfederata duke ruajtur pronesine e tyre. Konfederata ne kete forme duke njohur dhe shlyer pjeserisht keto investime nete gjithe pronat e saj ka investuar rreth 5 milion euro ne keto prona, shifer kjo e konsiderueshme dhe sot ne jemi krenar qe te gjitha pronat qe posedojme jane ne aktivitet te plote dhe ne perputhje me qellimin e perdorimit te tyre. Dhenja ne administrim per ti shfrytezuar me racionalisht per te investuar ne rikonstruktimin e tyre dhe per ti perdorur ne destinacionin e tyre besoj se ka qene nje veprim i zgjuar ligjor dhe qe ka sherbyer per ti ruajtur dhe mireadministruar ato. Ne te gjithe pjesen e pronave qe KSSH posedon si pronare nuk eshte kryer asnje veprim i paligjshem si ndryshim destinacioni apo tjetersim prone me kontrata shitje, shoqeri te perbashketa apo veprime te tjera te ngjashme gje e cila vertetohet dhe nga kontrollet e kryera nga Kontrolli i Larte i Shtetit i cili e ka vleresuar si te ligjeshme, dhe racionale shfrytezimin e kesaj prone nga KSSH.
24.06.2016

25 vjet KSSH


Newsitem 1 till 2 out of 11 newsitems.
First page < Previous 1-2 3-4 5-6 7-8 9-10 11-11 Next > Last page

Search

Kerko per:
Advanced search

Newsletter

Enter your email address: