Fier: Seminar për punonjësit sezonale dhe kontratat kolektive >
< Takim ndërmjet KKP së Shqipërisë dhe KES të Maqedonisë
20.04.2017 11:51 Age: 242 days

Presidenti i KSSH-së në emisionin e mëngjesit në RTSH


Z. Kol Nikollaj, President i KSSH-së ishte i ftuar në emisionin e mëngjesit në RTSH “Mirëmëngjës Shqipëri” në lidhje me vendimet e fundit të Qeverisë Shqiptare në fushën e pagave dhe pensioneve. Ai vlerësoi rritjen e pagave në sektorin public, por evidentoi një sërë të metash dhe mangësish në drejtim të përcaktimit të klasave dhe grupeve të caktuara, sidomos në sektorin e shëndetësisë dhe të arsimit. Z. Nikollaj vlerësoi bashkëpunimin e sturkturave të Qeverisë, sidomos ato të Sigurimeve Shoqërore në lidhje me faljen e detyrimeve për invalidët e punës dhe ish minatorët që kanë krijuar nga punësimi I tyre dhe marrja e pensionit të menjëhershëm. Problem i rritjes së pagës minimale, pavarësisht se KSSH ka një vit që po e kërkon akoma mbetet I pazgjidhur pasi fatkeqësisht nuk po arrihet një consensus social për këtë problem. KSSH ka argumentuar me argument ekonomik, ligjor dhe moral se paga minimale duhet të rritet me 30% për shkak se nuk është rritur për gjatë 4 viteve. Megjithatë KSSH ka ofruar konsensusin e saj që për vitin 2017 kjo pagë të rritet në vlerën e 26 000 lekëve dhe nga 1 Janar 2018 e në vazhdim të rritet 28 000 lekë. Pala e punëdhenësve e pranon që duhet të këtë rritje por ajo është e papregatitur për ta përcaktuar vlerën e kësaj rritjeje dhe justifikohet me situatën e vështirë financiare të kompanive të tyre. Fatkeqësisht edhe ndërmjet sindikatave nuk është uunifikuar një konsesus I përbashkët, pasi sindikata tjetër bashkohet me propozimin e Qeverisë dhe Biznesit për një rritje të papërfillshme prej 24 000 lekësh. Z. Nikollaj theksoi që KSSH do të përdorë të gjithë mjetet dhe rrugët ligjore dhe sindikaliste që paga minimale të rritet jo vetëm sipas detyrimeve kushtetuese që ka Qeveria, por edhe mbështetur në logjikën ekonomike, si një e mirë publike, duke e rritur mbi kufirin e varfërisë apo minimumin jetik (sic quhet ndryshe), të cilin KSSH kërkon të shpallet sa më shpejt zyrtarisht.
Newsitem 1 till 2 out of 12 newsitems.
First page < Previous 1-2 3-4 5-6 7-8 9-10 11-12 Next > Last page

Search

Kerko per:
Advanced search

Newsletter

Enter your email address: