Zhvillohet mbledhja e Asamblesë së Përgjithshme të Federatës së Sindikatave të Punonjësve të Arsimit, Edukimit dhe Shkencës së Shqipërisë (FSPAESH), anëtare e KSSH-së. >
< 1 Maji 2014 - ditë manifestimi për KSSH
02.05.2014 14:00 Age: 3 yrs

Mblidhet Asambleja Kombëtare e KSSH-së


“Së bashku më të fortë, së bashku në Europë”

Fjala e Presidentit të KSSH-së në Mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të KSSH-së me datën 1 maj 2014

Të dashur pjesëmarrës,

Sot zhvillojmë analizën e punës dhe të aktivitetit tonë në një ditë mjaft të rëndësishme që është dita e 1 majit, dita e solidaritetit ndërkombëtar të punëtorëve. Akoma më shumë kjo mbledhje merr rëndësi pasi po mbyll aktivitetin tonë mbi 4 vjeçar, dhe po hedh themelet e perspektivës dhe të zhvillimit të organizatës tonë për të ardhmen.

Gjatë gjithë kësaj periudhe KSSH-ja ka qenë mobilizuar për të forcuar rolin e saj në mbrojtje të drejtave sociale dhe ekonomike të punëtorëve shqiptar.

KSSH si një institucion që ushtron veprimtari publike dhe shoqërore ka qënë dhe mbetet një grup interesi që mbron dhe përfaqëson interesa ekonomike të organizuara të punonjësve në të gjitha nivelet duke filluar që nga ato të bazës në ndermarrje, organizata apo institucione, në ato në nivel teritori dhe rajoni, në nivel kombëtar apo në nivel nderkombëtar.

Pikërisht në përmbushje dhe në realizim të këtij misioni kanë qenë edhe vendimet e rezolutat e Kongresit tonë të katërt të cilat ndertuan një sindikatë të re dhe demokratike, dhe me institucione të saj në të gjithë nivelet jo vetëm të konsoliduara por edhe të balancuara ndermjet tyre sidomos në raportet sindikate - territori, sindikate - profesioni, federatë - konfederatë.

Ne gjatë kësaj periudhe u përpoqëm të organizohemi e punojme me strategji e objektiva konkrete dhe me objektiva në punën tonë të përditshme.

Rezoluta e Kongresit tonë të IV por edhe ne disa vendime te mevoneshme te Asamblese se Përgjithshme te KSSH-se kanë vertetuar se pa aksion sindikal dhe veprim sindikal nuk mund te ketë organizatë sindikale me jete aktive dhe te organizuar.

Sidomos gjatë këtij viti një nder prioritete tona ka qenë mbrojtja ligjore e punetoreve, anëtar ose jo të organizates tone. Nëpërmjet projektit të bashkëfinancuar me ISCOS - MARCE i cili bëri të mundur hapjen dhe funksionimin e zyrave ligjore ne Tirane, Shkoder, Durres, Fier, etj. Këto zyra kanë qene pjese e punes integrale te aktivitetit sindikal dhe tani po punohet per ti kthyer ne zyra koordinimi te aktivitetit sindikal.

Puna jonë në drejtim të njohjes, zbatimit apo dhe njehësimit të ligjeve me standartet europiane ka qenë edhe në drejtim të ndryshimeve të Kodit të Punës. Ne kemi kerkuar që ndryshimet e Kodit të Punës të kryhen me qëllim që të pasqyrojne sa më mirë stadin aktual të zhvillimit ekonomik, të levizjes sindikale dhe te organizatave të punëdhenësve, me qëllim që në këto ndryshime te futen elemente te ri te dialogut social dhe te marredhenieve industriale me qëllim që elementi i mbrojtjes kolektive të dominojë mbi atë individual të deritanishëm.

KSSH është përpjekur pavarësisht diskriminimit, në përfaqësim deri në Këshillin Kombetar të Punës të fundit i cili më në fund u përpoq të vendosë drejtësi duke u përbërë nga 5 anëtar përfaqësues të KSSH-së dhe 3 anëtarë përfaqësues të BSPSH-së, rezultate këto të mbështetura dhe të dokumentuara tërësisht nga Qeveria Berisha, por të marra në konsideratë në përgjithësi në mënyrë të drejtë nga Qeveria Rama në fillimet e saj. Kjo mbështetet dhe në vlerësimet nderkombëtare të ITUC, ETUC, për sindikatat shqiptare ku KSSH ka të certefikaur nga keto institucione 110 mije anëtar, dhe BSPSH 83 mijë anëtar.

KSSH është përpjekur që dialogun social ta promovojë në ndertimin e konsensusit dhe perfshirjes demokratike midis aktoreve kryesor ne boten e punes, me qellim që nepermjet dilaogut e bisedimit te zgjidhe ceshtje te rendesishme ekonomike, sociale, te arrije paqe te qëndrueshme ekonomike, sociale, stabilitet dhe progres ne zhvillimin ekonomik.

Ne e dimë që për të zhvilluar dialog social duhet te kemi organizata sindikale te punedhenesve dhe te punemarresve te forta dhe të pavarura ekonomikisht dhe politikisht, me kapacitete intelektuale dhe teknike dhe me mundësi hyrje ne informacione e teknologji të reja. Pikërisht kjo ka qenë dhe një ndër drejtimet kryesore të punës tonë për të bërë të mundur nje KSSH të pavarur politikisht dhe ekonomikisht, por edhe nje nderthurje brezash per te ruajtur e promovuar vlerat e kaluara dhe per ti hapur rruge mendesimeve dhe zhvillimeve reja intelektuale e teknologjike.

Ne shumë federata kjo është arritur por shume te tjera duhet të punojne ne ketë drejtim.

Zhvillimi i dialogut social dhe i kontraktimit kolektiv ne te gjitha nivelet ka qenë dhe mbetet ne te ardhmen nje nder prioritete kryesore te KSSH. Me gjithe punen e bere dhe arritjet pozitive na rezulton se ne shume federata qoftë të shërbimit publik apo sektorit privat akoma vazhdojme te kemi nje kontraktim kolektiv formal. Kjo na rezulton që të ketë shkak jo vetëm dobësinë e lidërshipit apo te grupeve negociuese e nenshkruese te kontratktimti kolektiv, por dhe një mungesë të tradites dhe kulturës së kontraktimit dhe dialogimit në aspektin shoqëror dhe emancipues të shoqërisë sonë, si dhe një nivel të ulët e fragil të zhvillimit të marredhenieve industriale ne vendin tonë.

Në shumë kontrata kolektive si në sektorë të arsimit, industrisë së lehtë, sherbimit publik, sherbimit civil, SME-ve etj. janë nënshkruar kontrata kolektive ku liria e kontraktimit është kufizuar nga respektiomi i një kuadri të ngushtë ligjor apo janë marrë plagjiatura dhe shabllonë të njëjta me kritere përgjithësuse për disa profesione, dhe kjo në të shumtën e rasteve shoqëruar me nje permbajtje te vaket dhe te cekët për të drejtat e punëtorëve.

Pavarësisht këtij kontraktimi kolektiv ku KSSH numëron mbi 360 kontrata kolektive ne te gjitha nivelet, krahasuar me 220 që ka BSPSH-ja, në shumë sektorë si në shëndetësi, sherbimet policore, sistemin elektroenergjitik, minjera, naftë, etj. sindikatat e KSSH janë nëshkruese të vetme të kontratave në nivel kombëtar, përsëri kemi akoma punonjës të pambrojtur, gra e fëmijë që vazhdojnë të punojnë në kushte skllaverie, pa asistence mjekesore, pa shendet e siguri ne pune, pa siguracione shoqërore e shendetesore, pa shperblim per vjetersi e veshtiresi ne punë, pa ushqim antidot e polivalent, pa dreke falas, pa transport falas, e plot mangësi të tjera.

Shumë punëdhënës na rezulton se akoma vazhdojnë të abuzojnë nga padia dhe nga mungesa e informacionit që kanë punonjësit për të drejtat e tyre, duke mbuluar shkeljet e tyre me veprime formale ligjore apo bashkëpunim me sindikata fantazmë inekzistente, te verdha etj.

Pikërisht këtu ne duhet të punojmë, që së pari jo vetëm ne si drejtues por gjithë anëtarët tonë të jenë të ndergjegjshëm për të drejtat dhe detyrat e tyre ne marredheniet e punes për ti paraprirë problemeve para se ato te lindin, dhe ne se lindin te eleminohen ne fillimet e tyre, e jo sic ndodh rendomte që disa sindikata apo federata njihen me fenomenin pasi te kete ndodhur e kryer demin, duke u vendosur para faktit te kryer, bile edhe në këto raste veprojnë me plogështi apo shfaqin pamundësi e lodhje ne kryerjen e detyres së tyre.

Vazhdon të mbetet problem tek disa sindikata apo profesione mos rakordimi i mire apo efikas i aktivitetit teritorial apo ndermarrje ndermjet profesionesh nga kordinatoret në rrethe apo qarqe të cilët jo të njëjtin interes e perkushtim shfaqin për të ju sherbyer gjithe federatave njelloj.

Për këtë ka ndikuar edhe mos funksionimi i dialogut social ne nivel teritori apo ndermarrje si dhe mos funksionimi i keshillave te dialogut social sipas ligjit dhe mos funksionimi apo dhe vakanca e strukturave tona ne nivel teritori.

 

Sindikatat duhet të punojnë për të siguruar sisteme të qendrueshme dhe të sigurta për mbrojtje sociale. Sistemi ynë aktual i mbrojtjes sociale po vihet gjithnjë e me shumë nën presion nga ndryshimet demografike dhe mos konsolidimi i sistemit fiskal. Vendi ynë ka nevojë akoma të reformojë ndjeshëm sistemin e mbrojtjes sociale në një mënyrë të tillë që të gjeje një ekuilibër të pranueshëm midis qëndrueshmërisë financiare dhe përshtashmërise sociale dhe ekonomike të përfitimeveve dhe si gjithnjë mirëfunksionimi i Dialogut Social është rruga më e mirë për të arritur këtë.

Pikërisht KSSH ka kohë që kërkon një reformim tëresor të sistemit të sigurimeve shoqërore. Për këtë grupi ynë i punës punoi mbi 1 vit dhe në bashkëpunim me aktorët tjerë të interesuar përfundoi studimin “Për një reformë dinjitoze në pensione”, studim i cili u botua dhe promovua në një Konferencë Kombëtare me mbi 120 pjesëmarrës, sindikalistë, punëdhënës, qeveritarë, shoqëri civile, akademikë, etj. falë kontributit të ISCOS-MARCE në kuadër të projektit të zyrave ligjore.

Ky studim shërbeu si bazë për platformën që Qeveria Shqiptare ka përfunduar këto ditë për reformën në pensione. Ne jemi në studim dhe në kryerjen e një analize të plotë të saj dhe në konsultim me partnerët tanë ndërkombëtar do të mbajmë qëndrimin tonë, por në parim ne jemi shprehur pro kësaj reforme, si dhe gjej rastin të falënderoj Qeverinë dhe për projektligjin për pensionim të parakohshëm të punonjësve të minierave, kërkesë e KSSH-së e kaherëshme dhe premtim i mbajtur i Qeverisë Rama.

Inkurajojmë Qeverinë për korelimin e taksave, kjo po bën të mundur një sulmim pozitiv të parajsës fiskale dhe prishjen e regjimit të taksës zero, apo të takses së sheshtë. Po trajtohen me sukses ceshtje të taksimit  minimal si dhe të një baze të harmonizuar te taksave mbi fitimet nga kapitalet dhe taksat mbi të ardhurat e larta.

Ky korelim i taksave po forcon dinamikën e kerkesës agregate dhe po garanton një shpërndarje duke i zhvendosur të ardhurat nga kapitali dhe pasuria në drejtim tek punëtoret e varfër e të mesëm dhe familjet e tyre.

KSSH si një sindikatë e përgjegjëshme, konstruktive, e vlerëson pozitive dhe po bashkëpunon me Qeverinë, për të rritur fuqinë e veprimit dhe për të bërë realitet premtimet. Ne e dimë se instrumentat politik dhe ekonomik i ka Qeveria për të influencuar direkt, por edhe sindikata me sjelljen dhe influencën e saj ka një rol kyç për të luajtur. Sindikata jonë e ka vërtetuar se thellimi i pabarazisë dhe rritja e borxhit janë shumë të lidhura me njëra tjetrën.

Sot në ekonominë tonë ekziston një nevoje për ndryshime në drejtim të punësimit. Për vite me radhë ekonomia jonë ka patur rritje apo tendencë rritje por kjo kurrë nuk është shoqëruar me ulje papunësie. Prandaj politikat makroekonomike duhet që të jenë mbështetëse dhe në funksion e qëllim të punësimit.

Duhet gjetur një balancë ndërmjet strategjive per rritjen e punësimit dhe modelit e disiplines fiskale. Në këtë shërbim është edhe taksa progresive, rifinancimi i TVSH-së për bizneset, paketat e vecanta fiskale për fasoneritë, bujqësinë, turizmin, peshkimin etj. Zgjerimi i bazës tatimore, lufta ndaj informalitetit, kreditimi i SME-ve, familjeve të varfera, të rinjve e grave të papuna etj. Këto politika synojnë konsolidimin fiskal dhe një treg pune atraktiv.

Qeveria duhet të gjejë mënyra që të inkurajojë dhe mbështesë ndermarrje e kompani që kanë nivele të larta likuiditeti që të investojnë në aktivitete prodhuese dhe hapjen e vendeve të reja të punës. Njëkohësisht Qeveria duhet të inkurajojë teknologji të reja apo të mbështesë rinovimin e teknologjive ekzistuese si dhe të akumuloje njohuritë teknike dhe aftesite njohëse të punonjësve.

KSSH i propozon dhe i kërkon politikbërjes se për të patur rritje të punësimit duhen aplikuar disa politika të nevojshme si:

a.       Rritje e produktivitetit, konkurueshmërisë dhe punësimit në sektorët ekzistues.

b.      Promovim të sektorëve të rinj në ekonomi që kanë vlerë të shtuar të lartë sidomos përpunimi i mineraleve, produktet “made in Albania” etj.

c.       Mbështetje për ekonominë dhe punën e gjelbër.

d.      Të zhvillohen dhe të promovohen akumulimi i njohurive teknike, aftesitë në punë si dhe praktikat menaxheriale dhe organizative të firmave, kompanive e bizneseve në vend.

e.       Dialogu social, partneriteti dhe bashkëpunimi të jenë strategjia mbizotëruese midis sindikatave dhe organizatave të punëdhenësve e qeverise.

Këto pesë pika janë kyci për formëzimin e politikave më efektive dhe proceseve transformuese në sektorin e punësimit.

Kriza dhe papunësia po shfrytezohen për të promovuar ideologjinë neoliberale. Por drejtësia sociale nuk mund të lihet në duart e tregut. Situatat janë të ndryshme por objektivi ynë është i përbashkët dhe i qartë, ne duhet të tregojmë se jemi të fortë, të organizuar dhe të përgjegjshëm.

Qeveritë janë të dobëta në punën me të drejtat e punëtoreve, por të fortë me financat dhe ne lidhjet e saj me biznesin.

Ne nuk duhet që debatin ta mbajmë vetëm në aspektin ideologjik por duhet ta ulim në rrafshin pragmatik. Ne duhet të ofrojmë zgjidhje alternative të situatave që të jenë në sherbim të kauzës tonë të perbashkët.

Të gjithë po flasin dhe punojnë për një formë të re të kapitalizmit. Apo një kapitalizëm të ndryshuar në kuadrin e globalizimit. Këto forma të sofistikuara po e ngushtojnë dhe shkatërrojnë të drejtat e punëtorëve dhe po asfiksojnë sindikatat.

Legjislacioni, standartet dhe Direktivat e BE-së, Konventat e ILO-s, janë të pranuara gjithandej, por vazhdon të jetë problem zbatimi dhe transpozimi i tyre. Ne duhet që të jemi të informuar në nivel kombëtar dhe rajonal për këto ndryshime.

Sindikatat duhet të pranojnë planin e veprimeve, duhet të rritet norma e punësimit zyrtar, duhet të transformojmë tregun e punësimit informal tek punësimi formal, për të rritur kontributet, për të eleminuar pagesat nen dorë (dhe me dy listë pagesa).

Ndryshimet demografike kanë nevojë të menaxhohen mirë dhe të promovojnë “plakjen aktive” të popullsisë. Kjo do të bejë të mundur që punëtorët e moshuar të qëndrojnë më gjatë në tregun e punës, dhe të nxisin riintegrimin e tyre të përjashtuar sidomos si efekt i ristrukturimeve e privatizimeve strategjike të ekonomisë.

Qeveria duhet të përgatisë një strategji gjithëpërfshirëse të plakjes aktive. Kjo duhet të përfshijë trajnimin dhe ritrainimin e zhvillimit të aftësive për të ruajtur punësimin, për të siguruar vende të sigurta dhe të shëndetëshme pune, përshtatje të kushteve të punës për punëtorët më të vjetër, për nevojat specifike të tyre, si qasje e tyre në sherbimet e punësimit dhe stimuj të favorshëm rekrutimi për ta.

Në përfundim dua të ndaj me Ju dhje një shqetësim jo vetëm tonin si KSSH, por internacional për sindikatat. Sot ku do po përdoret kriza ekonomike si shkak për të ndryshuar rregullat ligjore në favor të biznesit e qeverive dhe ne disfavor te sindikatave e punetorëve. Kudo kemi një papunësi masive dhe kercenuese sidomos per te rinjtë. Kriza po krijon polarizim shoqëror dhe po rrit ndjeshëm varfërinë.

Punëdhënësit dhe Qeverite po ndryshojne me dredhi shume marreveshje kolektive ne deisfavor të sindikatave duke prishur regjimin juridik te narreveshjeve dhe duke bere te mundur humbjen e shume te drejtave te fituara. Prandaj ne duhet të punojmë më shumë se kurr që të mos biem në një grackë të tillë.

Të mos harrojmë se janë mbi 46 Konventa te ILO-s të nënshkruara nga shteti ynë ku 8 prej tyre jane themelore: si konventa 87 dhe 98 që kane te bëjnë me lirinë e asocimit, konventa 29 dhe 105 për eleminimin e punës së detyrueshme, konventa 138 dhe 182 per eleminimin e punës së fëmijëve, konventa 100 dhe 111 per eleminimin e diskriminimit ne punë dhe profesion.

I solla këto në vëmendjen tuaj që ky nënshkrim nuk duhet pare si nje detyrim formal apo qellim ne vetvete, por si një shprehje dhe angazhim zyrtar i shtetit, qeverise shqiptare per te ndertuar nje sistem demokratik funksional që garanton realisht pune te denje per te gjithe.

Ne i kujtojmë politikëberjes dhe Qeverise Shqiptare se Shqiperia ka pranuar te zbatoje Deklaraten e ILO-s: “Mbi parimet themelore dhe te drejtat ne Pune”, e adaptuar nga Konferenca Nderkombetare e Punes e vitit 1998.

Ne kemi punuar dhe do te punojmë nën frymen e ketyre dokumenteve te rendesishme nderkombetare jo vetem per liri e të drejta sindikale te garantuara, por dhe per pune te denje per te gjithe te siguruar nepermjet nje tregu pune fleksibël. Ne na rezulton se kjo demtohet kryesisht nga mos zbatimi i ligjit ekzistues per marrëdhëniet e punes, mos unifikimi dhe azhornimi i tij me standardet e BE, si dhe nderhyrjet e organeve shteterore në punët e sindikatave apo politizimi i vete sindikatave.

Të gjitha këto dukuri  ne duhet te dimë ti seleksionojme duke promovuar dhe motivuar ato që janë pozitive dhe duke eleminuar e asgjesuar ato që janë negative.

Tashmë koha ka ardhur.

Në periudhën shtator – nëntor 2014 KSSH-ja do të ketë fushatën e saj zgjedhore ne të gjitha strukturat e saj.

Rreth dates 25-30 gusht do te mblidhet Asambleja e Përgjithshme e KSSH për të vendosur në mënyrë përfundimtare kalendarin zgjedhor dhe modalitete e zhvillimit te ketyre zgjedhjeve, do te miratoje projekt ndryshimet e Statutit, Programeve dhe Rregulloreve te KSSH, të cilat do ti drejtohen bazes së anëtarësisë dhe gjithe strukturave per miratim, plotësim, ndryshime etj. ashtu si ata ta shikojne te arsyeshme.

Për këtë kjo mbledhje me propozim te Presidences Ekzekutive ngre Komisionin e Punës për të përgatitur keto materiale, i përbërë nga:

-          Komisioni i Statutit,

-          Departamenti Juridik i KSSH,

-          Departamenti i Organizimit i KSSH,

-          Zyrat Ligjore të KSSH.

 

Ky Grup i gjere pune do te drejtohet nga z. Edison Hoxha.

 

Zgjedhjet e KSSH do te kryhen sipas kalendarit zgjedhor i cili do të miratohet ne muajin Gusht i ndarë sipas këtyre periudhave:

-          1 shtator - 30 shtator, zgjedhjet ne organizatat sindikale baze te ndërmarrjeve, kompanive, institucioneve.

-          1 tetor - 20 tetor, zgjedhjet ne Asambletë e Përgjithshme te rretheve dhe qarqeve (sipas ndarjes se re administrative, e cila miratohet para 1 shtatorit 2014).

-          21 tetor – 20 nentor, zgjedhjet ne asamblete e sindikatave te profesionit dhe ne kongreset e federatave.

-          21 nëntor – 30 nëntor, zhvillimi i punimeve te Kongresit te V te KSSH-së.

Sllogani apo motoja e fushatës zgjedhore dhe e kongresit te KSSH do te jete:  ”Së bashku me te fortë, së bashku në Europë”

Këto ishin disa nga idetë që në menduam te trajtojmë sot në këtë mbledhje te rëndësishme e cila po përcakton fillimin e politikave dhe te reformave qe do te ndërmarre KSSH-ja gjate 5 viteve te ardhshme për te forcuar dhe konsoliduar gjithë strukturat tona sindikale dhe për te siguruar e garantuar te ardhmen e KSSH-së, si një sindikate e shëndoshe, demokratike, dhe lider ne lëvizjen sindikale shqiptare.

 

Ju falënderoj për vëmendjen.


24.06.2016

25 vjet KSSH


Newsitem 1 till 2 out of 11 newsitems.
First page < Previous 1-2 3-4 5-6 7-8 9-10 11-11 Next > Last page

Search

Kerko per:
Advanced search

Newsletter

Enter your email address: