KSSH, 7 Tetor 2013. Bulqizë, promovimi i ditës botërore për punën e denjë >
< KSSH i kërkon koalicionit të majtë “Aleanca për Shqipërinë Europiane” të kryesuar nga Partia Socialiste për të nënshkruar një memorandum bashkëpunimi para dhe pas zgjedhor
28.09.2013 16:30 Age: 4 yrs

Mblidhet Asambleja e Përgjithshme e Federatës së Sindikatave të Punonjësve të Ndërtimit, Drurit, Letrës dhe Infrastrukturës Publike të Shqipërisë


Me datë 28 Shtator 2013, në ambjentet e Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë, Federata e Sindikatave të Punonjësve të Ndërtimit, Drurit, Letrës dhe Infrastrukturës Publike të Shqipërisë – FSPNDLISH, zhvilloi mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të saj për të zgjedhur lidershipin e ri drejtues të kësaj Federate, mbas dorëheqjes së dhënë në mënyrë të parevokueshme nga të gjitha strukturat drejtuese të  FSPNDLISH-së dhe KSSH-së për arsye personale me datë 01 Maj 2013 nga ish-Presidenti i saj Z. Luan Zaza.

Në këtë mbledhje morën pjesë anëtarët e Asamblesë së Përgjithshme të FSPNISH-së, të ftuar Kryetarët e Këshillave Sindikale të Rretheve kryesore dhe i ngarkuar nga Presidenca Ekzekutive e KSSH-së, Z. Kol Nikollaj, President I KSSH-së.

Mbledhja u drejtua nga Presidenca Ekzekutive e kësaj Federate e përbërë nga Z. Aleksandër Dodani, Zv. President, Z. Gjorgji Zizo, Zv. President dhe Znj. Blerina Hasani, Sekretare Organizative. Në mbledhje u analizua veprimtaria organizative dhe aktiviteti sindikal i kësaj Federate gjatë këtij viti, ku u vu në dukje puna e mirë e kryer në drejtim të lidhjes së Kontratave Kolektive të reja dhe shtimit të anëtarësisë me kuota. Diskutantët tërhoqën vëmendjen që Federata dyhet të harmonizohet dhe të shtrihet në të gjitha profesionet që përfshihen në Statutin e saj dhe vecanërisht në atë të ndërtimit, si një sektor problematik, i cili ka nevojë për organizim dhe mbrojtje sindikale të punëtorëve në këtë fushë. Diskutantët theksuan domosdoshmërinë e përfundimit të rregjistrimit në Gjykatë të gjithë strukturës ligjore të kësaj Federate.

Presidenti i KSSH-së, Z. Kol Nikollaj në fjalën e tij përshëndetëse vlerësoi punën dhe arritjet e kësaj Federate si një komponente e rëndësishme dhe organizatë përbërëse e KSSH-së. Ai tërhoqi vëmendjen se uniteti, solidariteti dhe bashkëveprimi kanë qënë dhe do të mbeten tipar themelor dhe objektiv afat-mesëm dhe afat-gjatë i ombrellës konfederative. Ai gjithashtu theksoi se kushdo që përpiqet të krijojë probleme apo të ndikojë në mënyrë personale mbi strukturat sindikale, me qëllim përcarjen apo dobësimin e lëvizjes sindikale, ka qenë dhe do të jetë i dështuar, pasi përvoja dhe problematikat që kanë shoqëruar KSSH-në në këto vite na kanë treguar dhe mësuar se celësi i suksesit ka qënë dhe mbetet në lëvizjen konfederative uniteti, solidariteti, gjithëpërfshirja dhe demokracia e brendshme e organizatës tonë. 

Të gjithë diskutantët, si dhe Kryetarët e Këshillave Sindikale që përshëndetën theksuan se është detyrë e nevojshme dhe e domosdoshme e Federatave të Profesioneve që këto të marrin përgjegjësi dhe të ndajnë përgjegjësi me KSSH-në për të vazhduar veprimtarinë sindikale si organizata themeluese apo përbërëse të KSSH-së, me synim zbatimin e plotë të Statutit të saj, të vendimeve të Asamblesë së Përgjithshme dhe të Rregulloreve në tërësi.

Në përputhje dhe në zbatim të Statutit të FSPNDLISH-së, të Statutit të KSSH-së dhe Vendimeve të Asamblesë së Përgjithshme, pas raportit të paraqitur nga grupi i punës si dhe të diskutimeve të ndryshme, u zhvillua procedura e zgjedhjes së Presidentit të ri të kësaj Federate. Mbështetur në Statutin e Federatës dhe Rregulloren zgjedhore, Z. Xhorxhi Zizo, Zv. President i FSPNDLISH, në emër të Presidencës së kësaj Federate propozoi Z. Kujtim Myrtaj për pozicionin e Presidentit të FSPNDLISH.

Asambleja e Përgjithshme e FSPNDLISH me shumicë të cilësuar votash zgjodhi si President Z. Kujtim Myrtaj.

Z. Kujtim Myrtaj në fjalën e tij përshëndetëse falenderoi Asamblenë e Përgjithshme për besimin që i dhanë dhe garantoi se përvojën e tij si një drejtues i suksesshëm i Seksionit Sindikal të Ndërtimit të Rrethit të Vlorës dhe Koordinator i KSSH-së për qarkun e Vlorës tashmë do ta sjellë me energji dhe përkushtim  në drejtimin e kësaj Federate kaq të rëndësishme, në përbërje të KSSH-së.


24.06.2016

25 vjet KSSH


Newsitem 1 till 2 out of 11 newsitems.
First page < Previous 1-2 3-4 5-6 7-8 9-10 11-11 Next > Last page

Search

Kerko per:
Advanced search

Newsletter

Enter your email address: