Prononcimi i KSSH në lidhje me shtetëzimin e pronave të sindikatave >
< Simpozium i KSSH per Krizen Ekonomike ne Hotel Tirana International.
06.12.2010 10:20 Age: 7 yrs

Manifestim i fuqishem proteste i KSSH per te mos lejuar shtetezimin e pronave te sindikatave nga Qeveria


MANIFESTIM I FUQISHËM PROTESTE I KSSH PËR TË MOS LEJUAR SHTETËZIMIN E PRONAVE TË SINDIKATAVE NGA QEVERIA     Sot me date 8 Tetor 2009, nga ana e Konfederates së Sindikatave të Shqipërisë u zhvillua një protestë e fuqishme per mbrojtjen e pronave të sindikatave. Arsyeja e protestes ishte dergimi ne Parlament nga Qeveria për miratim i projektligjit “Për pronat e sindikatave”. Sipas këtij projektligji sindikatave ju shtetëzohen nga Qeveria të gjitha pronat e tyre të cilat i zotërojnë me ligj. Kjo do të thotë goditje shume e forte sindikalizmit dhe punëtorëve në Shqipëri. Pikërisht për këtë arsye KSSH ka ndjekur rrugën ligjore, duke kerkuar dialog me Qeverinë, duke njoftuar gjithe instancat brenda e jashte vendit. Ka informuar dhe mirartuar strategjine e kundershtimit te ketij projektligji ne strukturën me të lartë të saj atë të Këshillit Kombëtar të KSSH. Në zbatim të vendimit të marrë nga Keshilli Kombetar sot ne oren 10.00 filloi protesta e KSSH, ne të cilën morën pjesë gjithë të zgjedhurit në organe drejtuese te sindikatave. Protesta filloi para godines së Parlamentit, pastaj u zhvendos para Kryeministrisë, dhe para zyrave të Komisioneve Parlamentare. Protesta është hapur nga ana e Presidentit të KSSH Z. Kol Nikollaj i cili ka kerkuar Parlamentit dhe Qeverise e Kryeministrit të heqin dorë dhe të mos miratojnë këtë ligj. Në protesta kane marre fjalën dhe disa nga pjesëmarrësit drejtues qendror dhe rajonal të strukturave të KSSH, të cilët janë shprehur kunder këtij projektligji dhe kane kerkuar që Qeveria të mos godasë punëtorët por të dialogojë me përfaqësuesit e tyre, të mos miratojë këtë projektligj, të rrise mbështetjen sociale, të ulë moshën e pensionit për minatorët, të mbajë premtimet dhe të hapë vendet e premtuara të punës e jo të bëjë shklurtime politike. Protesta ka përfunduar rreth ores 11.30 dhe është zhvilluar në mënyrë paqësore. Që para manifestimit KSSH i bëri thirrje BSPSH, si organizata tjeter me e madhe ne Shqipëri që te bashkëpunonte dhe të zhvillonin bashke kete manifestim por ata e refuzuan kete, dhe në këto kushte KSSH protestoj e vetme. Kjo jo vetem saboton aksionin sindikal por shkel dhe marreveshjen politike te nenshkruar ndermjet dy konfederatave tre vjet me pare. KSSH është e vendosur për të vazhduar rrugën ligjore dhe do të përdorë të gjitha mjetet demokratike për të mbrojtur shtetezimin e pronave të saj nga ana e Qeverise shqiptare.
Newsitem 1 till 2 out of 12 newsitems.
First page < Previous 1-2 3-4 5-6 7-8 9-10 11-12 Next > Last page

Search

Kerko per:
Advanced search

Newsletter

Enter your email address: