KSSH i kërkon koalicionit të majtë “Aleanca për Shqipërinë Europiane” të kryesuar nga Partia Socialiste për të nënshkruar një memorandum bashkëpunimi para dhe pas zgjedhor >
< 1 Maj 2013, Bashkohuni me ne në Protestë
01.05.2013 16:30 Age: 4 yrs

KSSH proteston më 1 Maj 2013


Konfederta e Sindikatave të Shqipërisë, e vetmja Sindikatë në Shqipëri që tashmë e ka kthyer në traditë që çdo 1 Maj të protestojë në sheshet dhe në bulevardet e Tiranës në ditën e Solidaritetit Ndërkombëtar të Punonjësve proteston duke ju bashkangjitur në mënyrë solidare protestave që organizohen nga punëtoria në të gjithë botën.

Më 1 Maj në orën 10:00 në Sheshin qëndror të Tiranës që tashmë është kthyer në një simbol të protestave KSSH-ja organizoi një protestë nëpërmjet së cilës kërkonte më shumë liri, më shumë vëmendje, më shumë përkushtim dhe më shumë dinjitet nga qeveria dhe nga klasa politike shqiptare.

Fjalën e rastit e mbajti Presidenti i KSSH Z. Kol Nikollaj. Në protestë u bashkuan dhe grupime të tjera të shoqërisë civile dhe studentore, të cilët shprehën solidaritet me punëtorët në protestë, presidentja e Federatës së Sindikatave të Punonjësve të Shërbimit Civil dhe të Administratës Shtetërore të Shqipërisë (Anëtare e KSSH) Znj. Entela Hysenllari dhe Zv. Presidenti i Federatës së Sindikatës së Shëndetësisë së Shqipërisë Z. Petrit Frangu.

Në emër të organiztave të shoqërisë civile, përshëndetën pedagogët, Z. Arlind Qorri i Shkencave Sociale dhe Erion Kristo i Shkencave Politike.

Të gjithë folësit theksuan se punëtoria shqiptare dhe shtresat e tjera në nevojë, sot më shumë se kurrë po përballen me krizën ekonomike sociale dhe ndihen të harruara nga shteti, të goditura nga pushteti, si dhe të tradhëtuara nga disa pseudo sindikata, të cilat jo vetëm që bashkëpunojnë me qeveri neoliberale por dhe 1 Majin e kanë ditë feste. Sot që Shqipëria është dhe në fushatë zgjedhore, punëtoria shqiptare ndihet e fyer nga partitë politike, të cilat jo vetëm po mashtrojnë me premtime boshe, por përpiqen t’ju rrëmbejnë dhe ditën e 1 Majit për ta kthyer në ditë feste. Folësit cituan se shoqëria sot më shumë se kurrë ka nevojë më shumë për Sindikatat, pasi vetëm sindikatat janë grupime të vërteta, të cilat mund të prodhojnë një shoqëri të ekuilibruara, barazi sociale dhe mirëqënie ekonomike.

 

Fjala e Presidentit të KSSH-së Z. Kol Nikollaj mbajtur në protestën e 1 Majit 2013
Newsitem 1 till 2 out of 12 newsitems.
First page < Previous 1-2 3-4 5-6 7-8 9-10 11-12 Next > Last page

Search

Kerko per:
Advanced search

Newsletter

Enter your email address: