Sekretari i Përgjithshëm i Sekretariatit Europian të sindikatave INDUSTRIALL, z. Luca Triangle, viziton KSSH-në >
< Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë feston 25 vjetorin e krijimit të saj
14.07.2016 00:00 Age: 344 days

KSSH përfshihet në projektin e financuar nga BE dhe implementuar nga ILO nëpërmjet RCC (Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal)


Më datë 14.07.2016 në selinë e KSSH u organizua një takim në nivel të lartë ndërmjet presidentit të KSSH z. Kol Nikollaj dhe znj. Cristina Mihes Senior Specialist, Social Dialogue and Labour Laë. dhe znj. Susanne Neilsen Esap Team Leader. Në takim u evidentua kontributi që ka dhënë KSSH për problemet e hartimit dhe implementimit të platformës për punësim dhe çështje sociale të cilën e zbaton RCC me financim të BE. Kjo platformë është pjesë integrale e strategjisë së BE 2020 ku BE do të hapë 1 milion vende pune, ndërsa në 6 shtetet e Ballkanit Perëndimor do të hapin 1.3 milion vende pune pasi aktualisht 1/4 e qyteteve të Ballkanit janë pa punë. Znj. Mihes pasi njohu lidershipin e KSSH me vendimarrjen e ILOs për ta përfshirë KSSH në këtë projekt të rëndësishëm 3 – vjeçar për rajonin e Ballkanit shpjegoi detajet dhe tematikën e projektit. Z. Nikollaj e falenderoi ekipin e nivelit të lartë të ILOs për besimin që kanë tek KSSH dhe strukturat e saj në të gjithë territorin e vendit dhe garantoi përfshirjen totale të KSSH në këtë platformë të rëndësishme për punësimin në Ballkan në përgjithësi e Shqipërinë në veçanti. Presidenti i KSSH z. Nikollaj njohu kolegët e ILOs me përfshirjen e bashkëpunimin e KSSH me qeverinë shqiptare dhe aktorët e tjerë social në strategjinë kombëtare për punësim dhe aftësi 2014 – 2020. Z. Kol Nikollaj solli në vëmendje strategjinë e KSSH për problemet e punësimit duke vënë theksin në mirë funksionimin e sistemit të organizuar të punësimit i cili duhet të shoqërohet detyrimisht me rritje ekonomike, rritje eksportesh, rritje të investimeve të huaja etj. Duhet të planifikohen buxhete serioze dhe të veçanta dhe të mirë menaxhohen ato direkt për çështje të punësimit. Njëkohësisht duhet të forcohen kapacitete ligjore të Shërbimit Kombëtar të Punësimit si Inspektoriati i përgjithshëm etj. Z. Nikollaj vendosi the njëherë theksin tek forcimi social 2 e 3 palësh i cili ndikon direkt në çështjet e punësimit, funksionimin e dialogut social në nivel territori, i cili bëhet i detyrueshëm në përfundimin e ndarjes së re territoriale. Gjithashtu z. Nikollaj theksoi bashkëpunimin me qeverinë dhe ushtrimin e gjithë presionit pozitiv që reformat strukturore në ekonomi e në veçanti ato të punësimit të jenë të qëndrueshme dhe të shoqërohen me dimensione sociale duke i dhënë përparsi arsimimit akademik në përgjithësi dhe atij të formimit profesional në veçanti, gjithashtu duke mos harruar asnjëherë luftën ndaj informalitetit. Ndër të tjera z. Nikollaj u paraqiti kolegëve të ILOs kërkesën e vazhdueshme të KSSH ndaj qeverisë shqiptare për miratimin e një ligji të veçantë për sindikatat ku të përfshihen përfaqësueshmëria sindikale, kontraktimi kolektiv etj, si dhe kërkesën për të nënshkruar një pakt social ndërmjet qeverisë – sindikatave dhe punëdhënësve. Në përfundim znj. Neilsen garantoi që të gjitha këto propozime dhe kërkesa të KSSH do të jenë pjesë e projektit 3 – vjeçar që ILO dhe RCC do të aplikojnë në shtetet e Ballkanit Perëndimor për të realizuar platformën e punësimit 2020 të BE.

Search

Kerko per:
Advanced search

Newsletter

Enter your email address: