KSSH – MBLEDHJA E ASAMBLESË KOMBËTARE, 25 SHTATOR 2017 >
< KSSH – Hap procesin e anëtarësimit në ETUC
30.08.2017 00:00 Age: 85 days

Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë kundërshton “shkrirjen” e Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë


Të gjithë ne jemi deshmitar të një deklarate të nxituar dhe të pastudjuar të Kryeministrit Rama para disa kohësh, drejtuar biznesit Italian që ata të vijnë në Shqipëri dhe të investojnë se “këtu nuk ka sindikata”. Këto ditë po ndodh i njejti fenomen por i kaluar nga binarët social dhe shoqëror në binarët politik. Realisht për këtë fenomen shoqëria jonë duhet të shqetësohet. Ka tre ditë që në opinjonin publik po diskutohet me zell dhe ky opinion po zjen nga kureshtja për politikat e reja qeveritare të 4 viteve të ardhëshme pasi për hir të realitetit në fushatë elektorale asgjë nuk u tha për këto. Fatkeqësisht opozita politike duket si e vetëpërjashtuar ose e përgjumur e jashtë loje duke vazhduar avazin e saj të vjetër me “opozitë dixhitale” me akuza boshe si “Qeveri e makutërisë”, “e Noriegës”, “e korrupsionit”, “e droges”, bile edhe deklarata qesharake në facebook që: “kjo qeveri do te bjerë nga revoltat popullore”. Deklarata të tilla janë foshnjërake për stadin aktual të zhvillimit politik, ekonomik, e social ku ndodhet Shqipëria. “Republika e Re” gjatë fushatës elektorale na ngopi me programe sociale dhe ekonomike, me ekspertë e gjithollogë, të ri e të vjetër, vendas e të huaj. Sigurishtë që ne si publik po presim që këto ditë këto programe të ballafaqoheshin me rrugën e re të drejtuar tashmë nga Qeveria Rama me timonin e saj të vetëm në duar. Pavarësisht nga kritikat që vetë Kryeministri Rama ka shfaqur kohët e fundit në formën e një vetëkontrolli dhe vetëkritike të punës së qeverisë së tij 4 vjecare sidomos në Hipoteka, Shëndetësi, Diplomaci, Polici, etj. unë po përpiqem ti quaj “të suksesëshme” reforamat e Qeverisë Rama 1 si në admininistratën publike, në arsim, në shëndetësi, në diplomaci, etj. pasi lidhjet tona për hir të se vërtetës me këto institucione kanë qënë formale dhe jo institucionale e partneritetit të barabartë sic e përcakton ligji. Duke marrë shkas nga sa më sipër për momentin po ndalojmë vetëm tek Ministria përgjegjëse për punësimin (Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë) e cila në përputhje me legjislacionin tonë dhe atë ndërkombëtar është dhe përgjegjëse për veprimtarinë me sindikatat. Kjo Ministri ka poseduar rreth 1/3 e buxhetit të shtetit dhe ka qënë Ministria kryesore për realizimin dhe implementimin e të gjithë programit qeverisës pasi nëpërmjet kësaj Ministrie qeveria lidhet me më shumë se 1 milion familje (pensione, asistenca sociale, shpërblime të tjera, përkujdesje, të përsekutuar, rinia, gruaja, etj.) Kopetencat e kësaj Ministrie shtriheshin në të gjitha cështjet e punës dhe të punësimit, të kujdesit e të përfshirjes sociale të sigurimeve shoqërore e shendetësore, të ish të përndjekurve politik, të grupeve vulnerable, të personave me aftësi të kufizuar, të barazisë gjinore, të rinisë, të arsimit dhe formimit profesional, etj. Të difuzosh dhe të transferiosh të gjitha këto kopetenca dhe funksione tek Ministria e Financave dhe Ekonomisë është njësoj sikur “ujkut ti varësh melcitë në qafë”. Ky veprim dhe vendim jo vetëm që duket si i pamundur praktikisht, por është në konflikt të hapur interesi (do sjellja në vëmendje veprimin e Qeverisë Berisha kur kaloi ISSH në varësi të Ministrisë së Financave se cfar kritikash dhe sygjerimesh mori nga institucionet ndërkombëtare). Qeveria duket sikur po hedh hi syve të publikut duke future këtë Ministri nën sqetullat e finncave dhe ekonomisë pasi i njëjti institucion do bëjë planifikimet financimet dhe po i njëjti institucion do kontrollojë shpenzimet buxhetore. Kësaj në mënyrë folklorike i thonë “lal-kros, lal-kros, vetë shkruaj e vetë vulos”. Është e pavend dhe hilecare dhe fshehja e termit “përfshirje sociale” duke u mjaftuar vetëm me kujdesin social i cili i kalon Ministrisë së Shëndetësisë. Transferimi duket mekanik dhe i thatë pa arsye sigurisht dhe abuzues i pensioneve, asistencave sociale e pagesave te tjera kalimtare e kompensuese që të menaxhohen dhe kryhen nga Ministria e Shëndetësisë e cila gjatë këtij mandati ka patur një përvojë jo shumë pozitive me partneritetin publik – privat dhe koncensionimin e shumë sherbimeve publike, vaj medet nese dhe keto pagesa e shërbime do të kenë të njëjtin përfunidim atë të 3P. U deshën 4 vite punë e përpjekje që të tre aktorët së bashku Qeveria, Sindikatat dhe Punëdhënësit të bashkëpunojnë dhe të mbështetën nga strukturat ndërkombëtare si UNDP, ILO, BE, BB, FMN, etj. që përfshirja sociale, kujdesi shoqëror dhe ceshtjet e punësimit të vendoseshin në standarde europiane. U ndryshua “Kodi i Punës”, u miratua “Strategjia kombëtare për punëssim dhe aftësi 2014 – 2020”. U krye pas 20 vitesh reformimi dhe ristrukturimi i sistemit të pensioneve. U miratuan dokumenta politik për politikat e sigurisë dhe të shëndetit në punë, u miratua Strategjia kombëtre e mbrojtjes sociale, u hartuna dhe u miratuan Plan veprime kombëtre për LGBT, për integrimin e romëve, egjiptianëve e pakicave të tjera kombëtare, u miratua Plan veprimi per rininë, gruan, punën e fëmijëve, etj. u miratua ligji dhe u krye gjithë reformimi i sistemit të AFP-së duke e kthyer atë në një sistem dual të përputhshëm me standardet e BE e vecanerisht me atë të vendeve gjermanisht folese si me të suksesshmet ne Europë. Sindikatat janë krenare që kanë bashkëpunuar dhe kanë mbeshtetur Ministrinë e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë për të kryer gjatë 4 viteve gjithë këtë transformim rrënjësor i cili ka qënë shoqëruar dhe i orinetuar në kahen sociale, në përmbushje të kritereve filozofike dhe ideologjike të majta. Ne e kemi vlerësuar kontributin e qeverisjes së majtë gjatë 4 viteve, e cila ka patur ne thelb të saj përfshirjen dhe mbrojtjen sociale. Sot si një rrufe në qiell të pastër me një të rënë të lapsit, pa asnjë diskutim publik, bile dhe të padiskutuar e premtuar gjatë fushatës elektorale vendosemi përpara politikës së faktit të kryer duke marrë një vendim politik nga Qeveria për shkrirjen e kësaj ministrie dhe kalimin e saj nën sqetullat e financave, ekonomisë, shëndetësisë, etj. Ky vendim merret pa parashikuar vështirësitë, kohën dhe mënyrat ligjorë të transferimit të funksioneve, të drejtave dhe te detyrimeve, të kopetencave ligjore e materiale, të hallkave buxhetore, të miratuara apo në proces buxhetimi, etj. Ne mendojmë se ndërmarrja e veprimeve të tilla të pastudjuara do të kriojojë problem ndoshta dhe të parikuperueshme në punën dhe në bashkëpunimin tonë me Qeverinë si partner konstruktiv. Kjo dëmton shumë marrëdhëniet e punës dhe të punësimit në tërësi për të cilat sot ka nevojë më shumë se kurrë vendi ynë. Kjo do të dëmtojë dialogun social dhe do të krijojë një anamulli në zbatimet ligjore aktuale dhe një deformim të legjislacionit të punës apo të Konventave e standardeve të ILO-s e direktivave të BE për marrëdhëniet me sindikatat, kontraktimin kolektiv e ushtrimin e dialogut social të pavarur. Dhënja e prioritetit politik të qeverisjes tek financat, kapitali dhe ekonomia në kurriz të punësimit, të punëtorëve, të punës në tërësi, të përpujdesjes e të përfshirjes sociale kurrë nuk mund të jetë prioritet as synim i një qeverisje të majtë. Pikërisht këtu ne menojmë se ndoshta “fle lepuri i PD”. PD nuk kundërshton këto reforma ose për arsye se nuk i kupton dhe është e papërgatitur, ose mendon se Qeveria po sjell ujë në programin e saj qeverisës. Gjithsesi ne mendojmë se është e para. Ne mendojmë se të dy palët janë të gabuara pasi “18 maj” ndodhi në rrethana të caktuara dhe nuk mund të ndodhi vazhdimisht pavarësisht se kush fitoi e kush humbi. Gjithsesi KSSH si një formacion sindikal më i organizuar e më efektivi në Shqipëri garanton se do të bëjë të gjitha përpjekjet institucionale dhe ligjore që me rrugë dhe mjete demokratike të jetë jo vetëm një avokat besnik i punëtorisë shqiptare por mbi të gjitha një supervisor i rreptë i programit qeverisës duke ndeshkuar cdo devijim, apo abuzim që kryhet në dëm të punëtorëve dhe të shtresave të tjera sociale. Ne duke përdorur të gjitha mjetet sindikaliste që ligji na garanton sigurisht që do të japim dhe alternative zgjidhje pa ndikime politike, por me përgatitje profesionale dhe gjithmonë në përmbushje të misionit tonë si mbrojtës të interesave social ekonomie të punëtorëve. Kol NIKOLLAJ President i Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë
16.02.2012

Promovimi i projektit të Zyrave Ligjore të KSSH-së

Foto nga promovimi i projektit të Zyrave Ligjore të KSSH-së[more]


05.06.2011

20 Vjetori i KSSH-së

Fotografi nga aktiviteti i 20 Vjetorit të KSSH-së[more]


Newsitem 11 till 12 out of 12 newsitems.
First page < Previous 1-2 3-4 5-6 7-8 9-10 11-12 Next > Last page

Search

Kerko per:
Advanced search

Newsletter

Enter your email address: