Mblidhet Asambleja e Përgjithshme e Federatës së Sindikatave të Punonjësve të Ndërtimit, Drurit, Letrës dhe Infrastrukturës Publike të Shqipërisë >
< KSSH proteston më 1 Maj 2013
07.05.2013 16:30 Age: 4 yrs

KSSH i kërkon koalicionit të majtë “Aleanca për Shqipërinë Europiane” të kryesuar nga Partia Socialiste për të nënshkruar një memorandum bashkëpunimi para dhe pas zgjedhor


DREJTUAR:   Partisë Socialiste të Shqipërisë (Kryesisë)

NGA:   Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë – KSSH (Asambleja)

LËNDA:   Letër e hapur, për bashkëpunim dhe nënshkrim të “Memorandum bashkëpunimi paraelektoral”

 

Të dashur shokë të Partisë Socialiste,

I dashur dhe i nderuar Kryetar i Partisë Socialiste, shoku Edi Rama,

 

KSSH-ja është një organizatë profesionale punonjësish, pjesë cilësore e shoqërisë civile. Ne jemi grup interesi që mbrojmë dhe përfaqësojmë interesa ekonomike dhe shoqërore, të organizuara.

Ne mendojmë se në marrëdhëniet e bashkëpunimit me Partinë Socilasite, kemi një vend të veçantë, pasi ne organizojmë dhe përfaqësojmë ata njerëz që programi politik i Partisë Socialiste i mbron dhe i udhëheq më së miri në plotësim të plotë të vullnetit dhe dëshirës së tyre. Ata njerëz për shkak të pamundësive të tyre për tu përfaqësuar e mbrojtur në mënyrë individuale, për shkak të pamundësive së tyre sociale, ekonomike apo fizike e kanë të vështirë që të bëjnë prezent mendimet dhe interesat e tyre në proceset politike, ekonomike e shoqërore të vendit tonë.

KSH-ja me të gjitha qeveritë Shqiptare gjatë 20 viteve ka vepruar si një zë i pavarur në vet’organizimin, përfaqësimin dhe mbrojtjen kolektive në drejtim të mbrojtjes social ekonomike të anëtarësisë. Ne nëpërmjet përfaqësimit kolektiv kemi vepruar dhe veprojmë si kanale të veprimit publik duke i përfaqësuar në çdo rast denjësisht interesat shoqërore dhe social ekonomike të organizimit tonë.

Tashmë që Partia Socialiste ka shpallur dhe listat përfundimtare për Kandidat për në Parlamentin e ardhshëm. Ne e ndjejmë si obligim moral dhe institucional që të mos imponohemi Partisë Socialiste në përzgjedhjet e saj apo në projekt-programin e saj, por si një Sindikatë e pavarur, me një anëtarësi të majtë dhe të lidhur organikisht me Partinë Socialiste dhe si aleat natyral i kërkojmë asaj që të nënshkruajmë një “Memorandum mirëkuptimi dhe bashkëpunimi”, para dhe pas elektoral.

Në këtë memorandum të ndahen dhe të merren përgjegjësi aleatësh dhe partnerësh social për mirërealizimin e politikave të përfshirjes, integrimit dhe mbrojtjes sociale, politikave të punësimit, dialogut social, politikat e pagave dhe të pensioneve, reformat rregullatore të agjensive ligjzbatuese, sidomos në lidhje me informalitetin, sigurinë dhe shëndetin në punë, reformën në sistemin e pensioneve, reformën në sistemin e taksimit, rimodelimin e modelit ekonomik, ndryshim e legjislacionit të punës dhe unifikimin e tij me standartet e BE-së.

Ne i kërkojmë institucionalisht dhe publikisht Partisë Socialiste që të nënshkruajë me KSSH-në këtë memorandum mirëkuptimi dhe bashkëpunimi para-elektoral, i cili jo vetëm që do të përmbushi interesat e anëtarësisë sonë sindikale si një anëtarësi dominante e majtë dhe e lidhur organikisht me Partinë Socialiste, por dhe do t’i hapi rrugën e do të sigurojë besimin që me ardhjen në pushtet të Partisë Socialiste, ky memorandum të shërbejë si bazë për një  “Marrëveshje Kombëtare Tripalëshe; Qeveri–Sindikatat–Punëdhënësit” në përputhjë të plotë dhe në përmbushje të kritereve të ILO-s dhe rekomandimeve të BE-së.

Për sa më sipër KSSH-ja kërkon kryesisht nga PS-ja:

  • PS si forca më përfaqësuar dhe më e votuar gjatë 20 viteve të marrë përsipër me përgjegjësi misionin e saj të rëndësishëm dhe historik për të kryer ndryshimin e madh nëpërmjet një Rilindje Kombëtare duke hapur një rrugë të re, duke krijuar një model të ri ekonomik dhe për të ofruar një projekt social kombëtar, nëpërmjet një konsensusi të madh shoqëror.
  • PS pas 23 Qershorit të vlerësojë bashkëpunimin dhe të ndajë përgjegjësitë për të zhvilluar një strategji të përbashkët me të gjithë partnerët social duke bërë të mundur garantimin e një paqeje sociale dhe mirëkuptimi social të qëndrueshëm me synim përmirësimin e jetesës së punonjësve dhe eleminimin e konflikteve dhe ndeshjeve sociale.
  • PS si një parti me një filozofi dhe një program të majtë në thelb dhe më afër interesave të sindikalistëve, duhet të nxisë dhe të zhvillojë një dialog dy palësh dhe tripalësh në të gjithë sektorët e ekonomisë me synim arritjen e një konsensusi social të shoqërisë, nëpërmjet nënshkrimit të marrëveshjes mes palëve (Qeveri–Sindikata–Punëdhënës)
  • Në bashkëpunim me Sindikatat, Partia Socialiste duhet te synojë dhe të ofrojë mundësi punësimi për të gjithë individët e aftë për punë, duke bërë të mundur që modeli ekonomik i ardhshëm të harmonizojë rritjen ekonomike dhe hapjen e vendeve të reja të punës.
  • Kryeministri Edi Rama duhet të takohet institucionalisht dhe perdiodikisht minimalisht dy herë në vit me Lidershipin sindikal, për të diskutuar dhe bashkëvendosur për situatën ekomomike dhe sociale të vendit.
  • PS duhet të realizojë një funksionim efektiv të Këshillit Komëtar të Punës duke e rikompozuar atë në lidhje me realitetin dhe dinamikën shqiptare të përfaqësimit real sindikal dhe duke e kthyer atë në një Këshill Ekonomik dhe Social në përputhje me standartet e BE-së dhe duke e bërë atë pjësë reale dhe integrale të Këshillit Ekonomik dhe Social Euopian në Bruksel.
  • PS duhet të punojë në mënyrë urgjente që në 6 muajt e parë të mandatit të saj, të përafrohet Legjislacioni i Punës me standartet euopiane, duke miratuar ndryshimet e nisura në Kodin e Punës, Gjykatën Administrative, etj.
  • PS duhet që në konsultim me Sindikatat në vitin e parë të mandatit të miratojë të gjithë aktet ligjore dhe nënligjore në zbatim të ligjit për “Sigurinë dhe Shëndetit në Punë” në përputhje dhe unifikim me direktivat e BE-së duke i dhënë përparësi të veçantë mjeksisë së punës, kryerjes së vizitave periodike falas për punëtorët dhe veçanërisht sëmundjeve profesionale që sot janë jashtë kontrollit dhe të paevidentuara.
  • PS merr përsipër që të riorganizojë dhe të riorientojë një formim dhe arsim profesional në përputhje të plotë me kërkesat e tregut të punës, duke bërë të mundur që 40-45% e nxënësve të shkollave të mesme t’i drejtohen arsimit profesional.
  • PS duhet ta vlerësojë punën dhe t’i japi asaj dinjitetin e duhur duke bërë të mundur zbatimin e poltikave ekonomike që krijojnë vende pune direkt, të mirëpaguara dhe të denja për çdo punonjës. Për këtë jo vetëm që duhet të funksionojë si zë në buxhet “Fondi Kombëtar i Punësimit” por dhe do të përmirësohen statistikat e matjes së papunësisë duke integruar statistikat e përcaktuara nga ILO me ato të EUROSTAT të BE-së e duke i përafruar ato sa më afër realitetit.
  • PS duhet të përcaktojë minimumin jetik në bashkëpunim më Sindikatat dhe aktorë të tjerë të interesuar, ta publikojë atë zyrtarisht dhe mbi bazën e këtij minimiumi duhet të përllogarisë dhe të garantojë pagën minimale, si dhe të kryejë rritjen e studiuar periodike të pagave dhe pensioneve, si dhe indeksimin e tyre në lidhje me inflacionin.
  • PS në çdo vit, në përputhje me ritmet e zhvillimit ekonomik dhe në konsultim të plotë me sindikatat duhet të bëjë rritjen vjetore të pagave e pensioneve, sidomos në sektorin publik, me prioritet arsimin, shëndetësinë dhe policinë.
  • PS duhet të angazhohet që nëpërmjet një konsensusi shoqëror dhe politik urgjent të kryejë reformimin e sistemit të sigurimeve shoqërore duke mos rritur më tej moshën e daljes në pension, por duke përmirësuar sistemin nëpërmjet rritjes së numrit të kontribuesve dhe uljes së informalitetit.
  • PS duhet që të miratojë ligjin për “Statusin e Moshës së tretë” brenda vitit të parë të qeverisjes.
  • PS merr përsipër që në kuadër të reformimit të pensioneve të krijojë mundësinë për një trajtim të veçantë me një pagesë kalimtare apo pension të parakohsëhm për të gjithë punonjësit e sektorëve industrial të profesioneve të vështira si: në miniera, metalurgji, naftë, peshkim etj.
  • PS duhet të diskutojë me sindikatat për çështjen ambientale, pasi rrënimi ambiental sot po khehet në një rrënim shpirtëror për komunitetin në tërësi e punëtorët në veçanti.
  • PS duhet të angazhohet për hartimin dhe zbatimin urgjent të një “Pakete Antikrizë” duke bashkëpunuar me sindikatat që minimizohen efektet e drejtpërdrejta apo të tërthorta të krikëz globale, të frenojë dhe të ulë borxhin publik të jashtëm dhe të brendshëm, si dhe të vendosë marrëdhënie dhe të nënshkruajë marrëveshje e programe pune të përbashkëta me FMN-në dhe BB posaçërisht për krizën ekonomike.
  • PS duhet të angazhohet që të ketë konsultime me sindikatat dhe me aktorë të tjerë potencial të shoqërisë për projekt-buxhetin e çdo viti.
  • Partia Socialiste duhet të marrë përsipër kryerjen e reformës të decentralizimit dhe riorganizimit të pushtetit vendor në përputhje me standartet e BE-së dhe Kartën Europiane të Pushtetit Vendor, kjo do të bëjë të mundur funksionimin normal të dialogut social dhe të dialogut civil në rrafshin territorial.
  • PS duhet që të intensifikojë dhe instuticionalizojë bashkëpunimin me Sindikatat dhe Organizatat e Punëdhënësve që nëpërmjet shkëmbimit të informacionit dhe konsultimit të nxisi bisedimet dhe të krijojë hapësira pune për nënshkrimin e marrëveshjeve kolektive të punës, që nga ndërmarrjet bazë deri në dikastere, drejtori apo ministri. Për këtë pranë çdo ministrie duhet të ngrihet një pikë kontakti, e cila do shërbejë për mbajten e lidhjeve me Sindikatat dhe Punëdhënësit.
  • PS duhet të vendosi një drejtësi sociale për të gjithë nëpërmjet politikave fiskale fleksible, duke bërë të mundur që politikat fiskale të jenë në shërbim të drejtësisë sociale dhe qëndrueshmërisë ekonomike të vendit. Për këtë parimi duhet të jetë që rishpërndarja të funksionojë nëpërmjet progresivitetit, duke hequr taksën e sheshtë si taksa që rrënojë të varfërit dhe punëtorët.
  • PS duhet të rishikojë procedurat tenderuese dhe koncensionare duke ju dhënë atyre dimensione transparente dhe ligjore, duke mbështetur ata invenstitorë që kryejnë invenstime serioze dhe në përputhje me detyrimet kontraktuale që garantojnë vende pune të sigurta për punëtorët dhe që mundësojnë zgjerimin dhe mbylljen e cikleve përpunese brenda vendit.
  • PS një herë e përgjithmonë do ti japi fund militantizmit politik në sistemin arsimor dhe atë shëndetësor dhe në Adminstratën publike, Drejtorinë e Shërbimit të Burgjeve etj, duke vendosur funksionim të plotë të ligjit dhe garantuar një pavarësi reale për të gjithë punëmarrësit e këtyre sektorëve. Për këtë duhet që qytetarëve t’u kthehet besimi duke luftuar korrupsionin, burokracinë, diskriminimin, e duke garantuar shërbime jetike për të gjithë popullsinë sipas nevojës falas.

 

Me shpresën që kjo kërkesë do të merret në konsideratë nga Partia Socialiste

Me solidaritet

ASAMBLEJA E PËRGJITHSHME E KSSH-së

President

Kol NIKOLLAJ


Newsitem 1 till 2 out of 12 newsitems.
First page < Previous 1-2 3-4 5-6 7-8 9-10 11-12 Next > Last page

Search

Kerko per:
Advanced search

Newsletter

Enter your email address: