Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë kundërshton “shkrirjen” e Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë >
< 1 Maji 2017- Manifestim proteste organizuar nga Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë
20.06.2017 09:39 Age: 96 days

KSSH – Hap procesin e anëtarësimit në ETUC


Një delegacion i ETUC ndërmori një mision në datat 15-16 Qershor 2017 në Shqipëri për të verifikuar dhe vlerësuar zhvillimet dhe standardet demokratike sindikatave shqiptare me qëllim anëtarësimin e tyre në familjen Europiane të sindikatave. Delegacioni përbehej nga: - Jozef Niemich, ETUC, BE - Peter Seideneck, DGB, DE - Fausto Durante, CIGL, IT - Marina Irimie, EPSU, Secretary, S-E Europe - Mikael Nilsson, LO, SE - Tekaya Maher, CFDT, FR Delegacioni Europian zhvilloi takime përveç sindikatave edhe me Zyrën e ILO në Tiranë, Fondacionin Friedrich Ebert, Qendren “Olaf Palme”, etj. Me datën 16 Qershor 2017 në Selinë Qendrore të KSSH delegacioni zyrtar I ETUC në fillim u prit nga Presidenti I KSSH Z. Kol Nikollaj i cili njohu delegacionin me arritjet, synimet dhe objektivat e KSSH në drejtim të demokratizimit dhe modernizimit të levizjes sindikale konfederative si një sindikate ombrellë e cila përfshin të gjitha profesionet, mbulon gjithë territorin dhe tashmë është e gatshme për të qënë anëtare dinjitoze e ETUC. Pastaj Delegacioni Europian zhvilloi nje takim te zgjeruar ne ambientet e Qendre QTSSSH me gjithë lidershipin e KSSH (Presidencën Ekzekutive). Koleget Europian u njohën direkt me përfaqësuesit e federatave dhe te organizatave te territorit, morën informacione të hollësishme nga veprimtaria e tyre per arritjet dhe sfidat e KSSH, vlerësuan punën dhe kontributin e tyre dhe u shprehen se tashme se ëndrra e KSSH për të qënë anëtare e ETUC po bëhet realitet sepse: KSSH si e vetmja sindikatë që mbron realisht interesat social ekonomike te punonjësve shqiptarë e cila grupon rreth saj pjesën më të madhe të punonjësve të anëtarësuar në sindikata, anëtare e ITUC/PERC që në vitin 2001 tashmë e hapi rrugën për në familjen Europiane të sindikatave. KSSH me ndryshimet e saj gjatë 7 viteve të fundit në Statut, Programe, Rregullore, Strukturë organizative, decentralizim kompetencash, demokratizim të jetë së brendshme, përfshirje e të rinjve e grave në të gjitha strukturat drejtuese, shtrirjen e saj në sektorin privat, konsolidimin organizativ në përputhje me hartën e re territoriale, mbulimin e të gjithë territorit të vendit me organizim sindikal e kontraktim kolektiv, përfshirje e të gjithë profesioneve në sindikatë dhe mbulimin me kontraktim kolektiv, kalimin e sindikatës në lëvizje e në aksione konkrete, forcimin dhe konsolidimin e pavarësisë politike te sindikatës, mbrojtjen ligjore falas të qindra mijëra punonjësve, përmirësimin e përformancës ekonomike dhe krijimin e një transparence të plotë në menaxhimin e aseteve ekonomike, hartimin e strategjive jo vetëm te organizimit sindikal por dhe te kualifikimit e trajnimit sindikal ishin sukseset që delegacioni i nivelit të lartë të ETUC renditi për KSSH. Kolegët e ETUC duke i parë pozitive zhvillimet në KSSH, duke vlerësuar sfidat dhe përpjekjet e KSSH e cila tashmë ka arritur të jetë e vetme avokate besnike dhe profesionale e punonjësve shqiptar shprehen gatishmërinë e tyre për të hapur procesin e anëtarësimit të KSSH në familjen Europiane të sindikatave ETUC. Delegacioni Europian i sindikatave shprehu besimin se tashme KSSH ndryshe nga sindikatat e tjera në Shqipëri ka dalë nga mungesa e dikurshme e legjitimitetit, nga mungesa e mjaftueshme e fondeve, nga mungesa e demokracisë së brendshme dhe nga mungesa e teknologjisë së informacionit në komunikim. Koleget Europian konstatuan se KSSH është një sindikatë e fortë, legjitime me autoritetin e duhur në publik, e pavarur dhe përfaqësuese. Ajo tashme ka arritur që të rrisi besimin tek punonjësit shqiptar duke krijuar ndergjegjesimin e tyre per tu anëtarësuar në sindikatë. KSSH ka rritur kapacitete e saj veçanërisht ne sindikatat e bazës, territorit dhe ndermarrjeve, ka përmirësuar menaxhimin organizativ, ka përmirësuar përformancën ekonomike duke e ndarë aktivitetin ekonomik nga aktiviteti sindikal. KSSH është organizatë e hapur për partitë politike dhe shoqërinë civile ne Shqipëri, ajo bashkepunon ngushte me shoqërine civile dhe akademike ne interes te punetoreve dhe ka permiresim te dukshem te teknologjisë së informacionit. Ajo zhvillon një dialog social real, produktiv dhe gjithëpërfshirës duke e udhëhequr ate ne Shqipëri me mazhorance perfaqesimi ne KKP dhe ne te gjithë strukturat e tjera vendimmarrese trepaleshe. Këtë dialog social KSSH e realizon ne funksion te zhvillimeve organizative te saj te brendshme si dhe ne drejtim të përmirësimit e kontraktimit kolektiv. Mbeten sfida për tu kapërcyer nga KSSH përmirësimi dhe arritja e nje konsensusi minimal bashkëpunimi me sindikatën simotër BSPSH, si dhe ajo duhet te vazhdoje luftën e saj per miratimin me ligj te veçante te kritereve te sakta objektive dhe numerike per përcaktimin e punëmarrësve dhe te punëdhënësve si dhe të vazhdojë angazhimin e sindikatës për të adresuar sfidat e punësimit me synim përmbushjen e objektivave te ILO dhe përmbushjen e aspiratave te punonjësve për mundësi te barabarta, për një pune të denjë në kushte lirie, barazie, sigurie dhe dinjiteti njerëzor. (Per foto: shih Foto Galeri: Foto delegacioni ETUC)

Search

Kerko per:
Advanced search

Newsletter

Enter your email address: