Z. Frank Hantke, Drejtor i Fondacionit Fridrich Ebert Stiftung në Tiranë, jep eksperiencën gjermane për Këshillat e Punëtorëve në Ndërmarrje >
< Mblidhet Asambleja e Përgjithshme e Federatës së Sindikatave të Punonjësve të Ndërtimit, Drurit, Letrës dhe Infrastrukturës Publike të Shqipërisë
07.10.2013 16:30 Age: 4 yrs

KSSH, 7 Tetor 2013. Bulqizë, promovimi i ditës botërore për punën e denjë


Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë - KSSH tashmë e ka bërë traditë të sajën promovimin e ditës së punës së denjë më 7 Tetor të çdo viti duke organizuar aktivitete të ndryshme. Këtë vit strukturat vendimmarrëse të KSSH-së vendosën që këtë ditë ta promovojnë së bashku me minatorët e minierës së kromit në Bulqizë pasi gjate këtyre viteve minatorët e Bulqizës kanë qënë promotorë të levizjes sindikale duke organizuar një sërë aksionesh dhe veprimtarish kryesisht për kushte më të mira pune, siguri dhe shëndet në punë dhe punë të denjë për të gjithë.

KSSH së bashku me Qendrën e Trajnimit dhe Studimeve Sindikale të Shqipërisë, fondacionin “FES” dhe Federatën e Industriëe krahas promovimit të punës së denjë u fokusuan në sigurinë dhe shëndetin në punë në sektorin e minierave pasi kjo temë ka qenë mjaft e diskutuar gjate këtij viti.

Në takimin e organizuar mori pjesë presidenti i KSSH-së si dhe përfaqësues të Inspektoriatit Shtetëror të Punës dhe të punëdhënësve.

Presidenti i KSSH-së Z. Kol Nikollaj ndër të tjera theksoi se puna e denjë pavarësisht se u promovua në vitin 1999 nga ILO ajo tashmë është bërë prioritare jo vetëm në axhendën e sindikatave por dhe në axhendën e bashkëpunimit të sindikatave, punëmarrësve dhe qeverisë së bashku. Puna e denjë ofron prespektiva më të mira për zhvillimin personal dhe inkurajon integrimin social duke ju garantuar punëtorëve liri për të shprehur shqetësimet e tyre, i ndihmon ato që të organizohen dhe të marrin pjesë në vendimet që ndikojnë në jetën e tyre dhe garanton mundësi dhe shanse të barabarta për të gjithë.

Ai theksoi që ne po i kërkojmë qeverisë së re për ta promovuar punën e denjë dhe dialogun social jo vetëm në nivelet qëndrore kombëtare por dhe në nivele dege, profesioni dhe në nivel lokal, ndërmarrje apo komuniteti. Krahas saj ai kërkoi nga qeveria e re që në një kohë oportune dhe të shpejtë të miratojë ndryshimet në Kodin e Punës, të plotësojë me akte ligjore dhe nën ligjore ligjin për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë duke bërë të mundur zbatimin e tij si dhe në mënyrë urgjente të rikompozohet Këshilli Kombëtar i Punës duke përcaktuar në ligj përfaqësueshmërinë reale të punëmarrësve dhe punëdhënësve. Në promovimin e 7 tetorit si dita e punës së denjë në emër të punëtorëve shqipëtar presidenti i KSSH-së i kërkoi Qeverisë së re Rama që ajo të shtojë përpjekjet që të sigurojë një punë të denjë dhe jetë dinjitoze e integrim social për të gjithë shqipëtarët duke garantuar paga të barabarta për punë të barabartë dhe duke mënjanuar dhe eleminuar dallimet në moshë, në gjini dhe në status shoqëror.

Zv. Presidente dhe Drejtoreshë e QTSSSH Znj. Anisa Subashi foli për prioritetet e KSSH-së në drejtim të edukimit dhe formimit sindikal si rrugen më efiçente për të garantuar punë të denjë dhe jetë dinjitoze për punëmarrësit shqipëtar. Punësimi si një faktor themelor që përcakton punën e denjë dhe jetën dinjitoze ka qënë dhe do të mbetet për KSSH-në një objektiv kryesor për arritjen e qëllimeve tona sindikale. Fatkeqësisht në Shqipëri treguesit kryesor të tregut të punës vazhdojnë të mbeten të deformuar dhe të dyshimtë sepse akoma Shqipëria nuk ka bërë një analizë të tregut të punës të bazuar në vëzhgimin e forcave të punës. Znj Subashi theksoi se faktor tjetër që ka dëmtuar punën e denjë është dhe puna në tregun informal, kjo shoqërohet me mungesa dhe cënim të të drejtave dhe lirive të punëtorëve, mungesa e konsultimit dhe organizimi kolektiv, leje vjetore dhe shëndetësore të papaguara, siguracione dhe taksa të papaguara, rrisk dhe përkeqësim për sigurinë e shëndetin në punë etj.

Në emër të Inspektoriatit Shtetëror të punës Z, Nikoll Doçi foli për politikat qeverisëse që po ndërmerr Qeveria e re Rama për të garantuar një punë të denjë, për të bërë të mundur një treg pune fleksibel si dhe për të garantuar jo vetëm hapjen e 300 mijë vendeve të punës gjatë këtij mandati, por më kryesorja për ta formalizuar këtë treg dhe për të bërë të mundur zhvillimin e një dialogu social sa më produktiv me partnerët. Puna e denjë ka qënë dhe do të mbetet një shqetësim i vazhduar i qeverisjes e cila po ndërmerr një sërë reformash jo vetëm strukturore dhe organizative por këto po i shoqëron dhe me reforma në sistemin e drejtësisë për të bërë të mundur eleminimin e keq-qeverisjes dhe të korrupsionit si faktor që e kanë dëmtuar dhe cënuar punën e denjë.

Anëtari i presidencës së FSPISH-së dhe lektor Z. Nik Prenga mbajti një ligjëratë për sigurinë dhe shëndetin në punë në profesionet e vështira industriale. Ai jo vetëm shpjegoi në aspektin ligjor dhe praktik legjislacionin e sigurisë dhe shëndetit në punë por dhe theksoi se siguria dhe shëndeti në punë janë çelësi i suksesit për të arrirë punë të denjë. Ai theksoi se siguria dhe shëndeti në punë kanë qënë dhe mbeten për strukturat e KSSH-së një shqetësim i vazhduar. Motoja e KSSH-së “Punë Siguri dhe Drejtësi Shoqërore” ka krijuar mundësinë që ne jo vetem të sigurojmë nga ana fizike dhe jetësore punëtorët në vendet e punës por dhe të sigurojmë për ta siguri për vendin e punës, pasi në këto vitet e fundit jemi ndeshur me praktika të shumta të shkarkimeve nga puna të pa-arsyetuara dhe të pamotivuara ligjërisht.

Në takim folën shumë anëtarë dhe drejtues të sindikatës së minierave të cilët evidentuan se Miniera e Bulqizës dhe në tërësi sektori industrial në Shqipëri mbetet problematik në drejtim të krijimit të standarteve për punë të denje. Mungesa e investimeve, rendja pas fitimit, lobingjet financiare me prapavia politike kanë bërë të mundur që kushtet e punës dhe të sigurisë në punë shpesh të jenë problematike. Në vazdhdimësi ka pasur mungesë interesi nga punëdhënësi dhe Qeveria në drejtim të krijimit të një ambjenti të pranueshëm në marrëdhëniet e punës. Rrënimi i ambjentit dhe dhënia e konçensioneve pa kritere, puna pa projekte kanë përkeqësuar situaten e minatorëve dhe të punonjësve të tjerë në këtë sektor.

Në kuadër të 7 Tetorit ditës së Punës së Denjë Minatorët e Bulqizës i drejtuan një kërkesë Qeverisë Shqiptare duke i bërë prezent edhe një herë kërkesat e tyre të ligjshme për të garantuar punë të denjë dhe jetë dinjitoze për minatorët.

Në fund të takimit u organizua dhe një drekë pune ku pjesmarrësit dhe minatorët shkëmbyen mendime dhe përvoja për punën e tyre të përditshme dhe jetën social ekonomike të punëtorëve në tëresi.
24.06.2016

25 vjet KSSH


Newsitem 1 till 2 out of 11 newsitems.
First page < Previous 1-2 3-4 5-6 7-8 9-10 11-11 Next > Last page

Search

Kerko per:
Advanced search

Newsletter

Enter your email address: